Connect with Us

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias tregon detaje mbi çështjen e detit Shqipëri-Greqi

Aktualitet

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias tregon detaje mbi çështjen e detit Shqipëri-Greqi

Publikuar

-

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias tregon detaje mbi çështjen e detit Shqipëri-Greqi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas, ka shpalosur detaje të reja për mediat greke për çështjen detare me Shqipërinë.

Ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord tetorin e vitit të shkuar, që mosmarrëveshjet mbi detin t’i zgjidhin duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga tetori i kaluar”, tha ai.

Në lidhje me çështjet teknike të këtij procesi, kryediplomati grek thotë se të dyja shtetet po konsultohen mes tyre për të hartuar një tekst konkret.

“Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse. Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”, tha Dendias.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një intervistë që zhvilloi me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania konfirmoi se Shqipëria po përgatit dosjen e saj për t’u përballur me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, por nuk zgjodhi të specifikonte një afat konkret, se kur mund të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e mosmarrëveshjeve mbi detin.

“Në këtë pikë, ajo që palët kanë rënë dakord  është që grupet respektive në Shqipëri dhe Greqi, secili të punojë për dosjet e tyre dhe eventualisht të koordinojnë kur çështja të shkojë në Gjykatë. Pala shqiptare po punon për dosjen e saj, ekspertët më të mirë shqiptarë të hartografisë, ata ligjorë mbi të gjithë për precedentët ligjorë që duhen konsideruar, ata në Ministrinë e Jashtme, të Mbrojtjes, po mbledhin të gjithë informacionin për të ngritur atë kazusin tonë, që eventualisht do ta çojmë në Gjykatën e Hagës. Nuk ka një afat, jemi të dyja palët në fazën përgatitore për të mbudhur informacionin e domosdoshëm dhe do të koordinojmë çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Greqia shënon një tjetër bilanc të zi me Covid/ 48 viktima dhe mbi 800 të infektuar në 24 orë

Sa i takon ratifikimit të pakteve me Maqedoninë Veriore, pas marrëveshjes së Prespës, ministri Dendias ka deklaruar se ministria e Jashtme ka dorëzuar dosjen e plotë në parlamentin grek në shtator 2020.

“Këto marrëveshje u paraqitën në Parlament Shtatorin e kaluar. Ministria e Punëve të Jashtme ka përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme. I takon Parlamentit të përcaktojë një datë për futjen e ligjit të ratifikimit. Më lejoni t’ju kujtoj se për shkak të pandemisë, kishte dhe ende ka masa konkrete në procesin parlamentar”, tha ministri Dendias për gazetën “Parapolitika”, intervistë të cilën e ka shpërndarë në faqen zyrtare edhe Ministria e Jashmte e Greqisë./euronewes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Greqia shtyn masat kufizuese anti-Covid/ Vaksinimi në mënyrë vullnetare dhe falas

LEXO EDHE:  Gazetari i Top Channel zgjidhet kryetar i PS në Greqi/Mirënjohje socialistëve!

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Greqia shënon një tjetër bilanc të zi me Covid/ 48 viktima dhe mbi 800 të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Gazetari i Top Channel zgjidhet kryetar i PS në Greqi/Mirënjohje socialistëve!

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Samit informal për Greqinë/Merkel: Nuk presim marrëveshje

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE