Connect with Us

Mesi pranë marrëveshjes 10-vjeçare me Barcelonën, në kontratë edhe Bekam

La Liga

Mesi pranë marrëveshjes 10-vjeçare me Barcelonën, në kontratë edhe Bekam

Publikuar

-

Lionel Mesi, ndryshe nga vera e kaluar, duket se këtë herë ka ndryshuar mendim dhe është pranë marrëveshjes për të qëndruar te Barcelona.

Sipas mediave katalanase, sulmuesi do të firmosë kontratën e re 10-vjeçare, e cila do të përfshijë edhe Devid Bekam. Kjo sepse në kontratë parashikohet që pas dy sezoneve, Mesi të kalojë në MLS, te ekipi i Bekam, Inter Majemi.

Në Amerikë, Mesi do të qëndrojë për dy sezone dhe më pas do të rikthehet sërish në Barcelonë për të qenë pranë klubit ku u rrit, në rolin e një ambasadori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zyrtare/ Vjen një tulipan në sulm, Barcelona prezanton afrimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Tani është zyrtare, Memphis Depay është lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi holandez ishte një kërkesë e trajnerit Roland Koeman, i cili e donte me çdo kusht në skuadër bashkatdhetarin e tij.

27-vjeçari vjen me parametra zero nga Lyon, klub në të cilin u aktivizua në 4 vitet e fundit. Depay ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me katalanasit.

 

Lojtari ofensiv ka kryer vizitat mjekësore te kombëtarja e Holandës, që po garon në Euro 2020. Të pranishëm kanë qenë pjesëtarë të stafit mjekësorë të Barcelonës.

Një përforcim me vlera për klubin e njohur iberik, që pas Sergio Agueros siguron një tjetër lojtar sulmues plot cilësi, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos nuk i mban dot lotët: Një ditë do rikthehem përsëri te Real Madridi

Publikuar

-

Nga

Serxhio Ramos ka folur ditën e sotme në konferencën e lamtumirës, pasi vendosi të largohet nga Reali i Madridit. Mbrojtësi e mbyll me madrilenët pas 16 viteve, teksa gjatë konferencës e kishte të pamundur t’i mbante lotët.

Gjatë kohës kur po fliste, lojtari u bllokua, duke shpërthyer në lot. “Do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt që kjo do të ndodhë. Falënderoj Real Madridin, gjithmonë do jeni në zemrën time.”, tha Ramos gjatë fjalëve të tij.

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ E njofton klubi, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos largohet nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll ka dalë me deklaratë për të ardhmen e kapitenit, shumë i përfolur kohët e fundit.

Ramos, sipas njoftimit të Real Madrid, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez. Ai do të flasë para mediave prej orës 12:30.

Ramos pa asnjë diskutim është një legjendë e Real Madrid dhe vetë klubi e pranon. Mbrojtësi u bashkua me madrilenët në vitin 2005 dhe për 16 vite fitoi gjithçka.

LEXO TE PLOTE