Connect with Us

Masakër në një shtet të Afrikës Perëndimore/ Ekzekutohen 100 persona  

Bota

Masakër në një shtet të Afrikës Perëndimore/ Ekzekutohen 100 persona  

Publikuar

-

Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qytet në veri të Burkina Faso. Ky është sulmi më i përgjakshëm, që prej se ky shtet i Afrikës Perëndimore ishte kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik rreth pesë vjet më parë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së 4 qershorit dhe mëngjesit të 5 qershorit në qytetin Solhan, që gjendet në afërsi të kufirit me Nigerin.

Militantët po ashtu kanë djegur shtëpi, tha qeveria përmes një njoftimi për media.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore e quajti sulmin si akt “barbar”.

LEXO EDHE:  Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Zyrtarët lokalë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Sulmet nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik kanë vrarë mijëra persona dhe rreth 3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur përgjatë rajonit Sahel, veçanërisht në zonën kufitare mes Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Një koalicion kundër terrorizmit, i njohur si grupi i pesë vendeve – Burkina Faso, Çadi, Mali Mauritania dhe Nigeri – po përpiqen që të largojnë nga zona xhihadistët./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vrasja e deputetit Britanik/ Gazetari jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajm bota

Deputeti Britanik Tory David Amess, ka ndrruar jetë pas një sulmi me thikë, gjatë një takimi me disa qytetarë.

Vrasja e tij beri jehone të madhe jo vetëm në Britani por edhe në mediat e huaja. Në lidhje më këtë ngjarje horror kanë reaguar shumë zyrtarë të lartë, aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë.

Së fundmi gazetari i njohur britanik Tony Parsons ka bërë një thirrje për të gjitha instancat qeverisëse dhe qytetarët britanikë që të reagojnë ndaj sulmit horror të deputetit britanik, duke dhënën alarmin se ky rast mund të pasohet nga shumë të tjerë.

LEXO EDHE:  Foto-video/Pamjet e para te sulmit ne Berlin

LEXO EDHE:  Solidarizim ndaj gazetarit Elvi Fundo/"Lumë" reagimesh pas dhunës



Sulmi fatal i deputetit në operacionin e tij elektoral në Essex është një thirrje e tmerrshme zgjimi për Britaninë”, shprehet gazetari

Ndalni këto sulme ose do të humbasim më shumë jetë. Duhet të merren masa dhe parandalohen raste të tilla”, vazhdon me tëj Parsons.

Akoma më alarmant është fakti se nuk dihen ende detajet e plota të sulmit me thike. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet vendore në Kosovë/ 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, janë thirrur për të votuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Sot, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.

Këtë vit do të hapen 883 qendra votime me gjithsej 2,477 vendvotime.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Ky institucion ka pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, më së shumti komuna pati fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, në total tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shtatë, Partia Demokratike e Kosovës, pesë, Lëvizja Vetëvendosje tri, ndërsa Nisma Socialdemokratike dhe Aleanca Kosova e Re nga një komunë.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit/ Lleshaj: Akte më të rënda se grabitja në Rinas

LEXO EDHE:  FOTOT/ ISIS planifikon të sulmojë ambasadën ruse në Tiranë



Nga komunitet joshumicë, më së shumti komuna pati fituar Lista Serbe, 10 të tilla, derisa Partia Demokratike Turke, një komunë.

Dy komuna janë udhëhequr nga kandidatë të pavarur.

Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna./REL

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit/ Lleshaj: Akte më të rënda se grabitja në Rinas

LEXO EDHE:  Bilanci i vrasjeve 2016/ Tahiri del blof me shifrat, nuk përfshin viktimat nga armët e ftohta dhe sende të tjera



“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

LEXO TE PLOTE