Connect with Us

Lulzim Basha: Do ta çojmë deri në fund misionin që kemi marrë mbi supe

Politikë

Lulzim Basha: Do ta çojmë deri në fund misionin që kemi marrë mbi supe

Publikuar

-

Zgjedhjet në PD/ Basha kërkon votëbesimin: Të bashkuar të luftojmë për demokraci

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një zotim dhe një thirrje për demokrattë, teksa po afrojnë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Basha thotë se demokratët  e Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë.

Ai kërkon që ata të jenë të bashkuar, ndërsa premton se është gati për ta çuar deri në fund misionin që ka marrë mbi supe.

LEXO EDHE:  Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi zbulon “qëllimin” e Ramës

“Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thekson kreu i opozitës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rikthimi i Vettingut të politikanëve/ Basha tenton të “fshihet” pas Venecias

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot në lidhje me propozimin e kësaj force politike, për Vettingun e politikanëve.

Ndërsa në media ëhstë raportuar se “Vettingu i politikanë”, është një çështje e rikthyer nga Basha, ky i fundit ka tentuar të “fshihet” pas Komisionit të Venecias.

Basha tha se disponon një dokument të Komisionit të Venecias, i cili kërkon Vettingun e politikanëve.

Propozimi i tretë dhe më i detajuari është Vettingu i politikanëve.

Kam dëgjuar nga disa media se rikthehet vettingu i politikanëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Kam një dokument nga Komisioni i Venecias që ju lehtësisht mund ta gjeni në internet. Une kam vendimin e këtij komisioni për të zhvilluar Vettingun e politikanëve. Opinioni konstaton se është e domosdoshme të kemi një pastrim të krimit të organizuar të lidhur me shtetin. Qofshin deputetë, ministra apo zyrtarë”-tha Basha.

Më tej ai tha se këtë Vetting, nuk mund ta bëjë kurrësesi politika.



Pyetjes se kush do e bëjë vetingun e politikanëve, përgjigja jonë është se kurrësesi nuk mund ta bëjë politika. Kjo detyrë do i lihet një institucioni mbi të cilin është investuar miliona nga taksat e amerikanëvë, europianëve dhe shqiptarëvë për të sjellë atë që duan qytetarët, që politikanët e korruptuar të mos promovohën por të ndërshkohën. Kemi fakte konkrete që ne i kemi denoncuar dhe media i ka publikuar për pasuri marramendëse të politikanëve dhe familjeve të tyre që nuk dihet nga vijnë.

Ky llum korrupsioni duhet pastruar. Ky është momenti që të ndahet “shapi nga sheqeri”. Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të marë zyrtarët e lartë, deputetë, kryeministër, kryetarë bashkie etj dhe ti fusë në kontroll”-u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Komisioneri Varhelyi thyen rregullat anti-Covid/ I jep dorën deputetit në Parlament

LEXO EDHE:  Grida në sulm kundër Berishës dhe Bashës

Kujtojmë këtu se në vitin 2017, nga çadra, Basha e quante Vettingun në politikë si një projekt mafioz.

Ndërsa sot kërkon që të bëhet Vettingu në politikë, dhe këtë ta bëjnë institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, të cilën Basha e sulmon dhe thotë se “është e kapur nga Rama”./CNA.al

Video-Basha pjesë e projektit mafioz?/ Lidhja me “komandantin” e ushtrisë së drogës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk u bë dot lider dhe pse pati mbështetjen e Berishës/ Ish-Presidenti tregon si u copëtua PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka bërë një analizë të situatës në Partinë Demokratike.

Sipas më në fund, Partia Demokratike ja ka arritur të gjejë fillin e shprishjes së asaj katrahure, rrëmuje e kolapsi ku e zhytën në tetë vitet e fundit, këtë parti me histori të madhe politike dhe potenciale përfaqësimi pothuajse të gjysmës së popullsisë së vendit.

Me anë të një reagimi të gjatë në rrjete sociale, Nishani shkruan se Lulzim Basha i ardhur pa merita në krye të Partisë Demokratike dhe për pasojë nga 2013 deri në 2021 elektorati tradicional i Partisë Demokratike, u përfshi në një kaos perceptimi dhe emocionesh tek përplaseshin mes tyre.

“Në këtë kaos, përveç Edi Ramës që dilte gjithnjë i fituar, i kënaqur mbetej dhe Lulzim Basha i cili vijonte të gëzonte pushtetin e infektuar rëndë të kryetarit të opozitës.

Humbësit e mëdhenj ishin anëtarët dhe votuesit e Partisë Demokratike që ishin bërë peng i dhunës, përdhosjes dhe keqtrajtimit social e shoqëror prej pushtetit.

Pas çdo përballje elektorale në tetë vite, pushteti vijonte dominimin e kapjes dhe korruptimit të gjithshkaje, selia opozitës thellonte mpirjen dhe degradimin e konkurencës ndaj pushtetit”, shkruan Nishani.

Ky i fundit është ndalur më tej tek vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi i pamoralshëm dhe tërësisht ilegjitim i Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës ishte veçse kulmimi i një sjelljeje vijuese e nënshtrimit ndaj interesave të drejtpërdrejta politike të Edi Ramës dhe epilogu i një skenari pengmarrje ndaj kryetarit në ikje të Partisë Demokratike”, shkruan më tej Nishani.

Reagimi i plotë:

 Më së fundi Partia Demokratike ja ka arritur të gjejë fillin e shprishjes së asaj katrahure, rrëmuje e kolapsi ku e zhytën në tetë vitet e fundit, këtë parti me histori të madhe politike dhe potenciale përfaqësimi pothuajse të gjysmës së popullsisë së vendit.

Partia Demokratike si themeluese e pluralizmit shqiptar post diktatorial, qeverisëse e vendit ndër etapa me impakte historike për vendin, doli në opozitë në vitin 2013 për pasojë të logjikës normale politike të një shoqërie të lirë.

Konsumi politik prej qeverisjes, në proçese elektorale të drejta dhe barabarta, e penalizon maxhorancën dhe kërkon rotacionin e pushtetit.

Kjo ndodhi me Partinë Demokratike edhe pse me qeverisjen e saj ajo kishte lënë gjurmë të rënda kontributesh në ekonominë e shqiptarëve, lirinë e lëvizjes së tyre, garancinë përfundimtare të sigurisë kombëtare dhe ndërlidhjen e përhershme mes trojeve amtare.

Pikërisht pas këtij momenti duhet të niste proçesi i rigjenerimit politik dhe puna për një fizionomi të re për Partinë Demokratike, për të ndërtuar projektin e ri të një alternative qeverisëse të së ardhmes.

Ky proçes nuk dukej i lehtë edhe për faktin se kundërshtari politik i Partisë Demokratike, tashmë në pushtet kishte si raport politik me opozitën asgjësimin e saj.

Modeli politik i maxhorancës që kishte përballë Partia Demokratike si opozitë, ishte i mbështetur tek filozofia e “kapjes”, “korruptimit”, “degradimit”, “paralizimit” të çdo faktori, aktori, fushe sociale dhe entiteti shoqëror.

Padyshim që përtej pushteteve, institucioneve, aktorëve shoqërorë, ajo që ishte objektivi kryesor i kësaj kapje prej pushtetit ishte kundërshtari politik, ajo që e rrezikonte politikisht ta zëvendësonte si alternativë, opozita.

Pra, vetë Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Nga dita në ditë, nga muaji në muaj e nga viti në vit, pushteti nisi të kapte, korruptonte dhe asgjesonte çdo fushë, faktor, mekanizëm e dimension të shoqërisë e po rritej me formatin e një oktapodi gjigand. Përballë këtij oktapodi, opozita u shpërfaq pa kurrfarë antidoti të fuqishëm, pa asnjë projekt konkret të shtrirë në etapa të nevojshme.

Aq sa e vërtetë është që ekzistenca, forca dhe pesha e një partie të madhe qëndron tek anëtarësia dhe elektorati i saj, po aq e vërtetë është që në rastin e një drejtuesi me kufizime të theksuara në kulturën demokratike, ajo parti udhëhiqet, vendos e vepron dhe është tregues totalisht i imazhit dhe përmbajtjes së atij drejtuesi.

Ky qëlloi të ishte dhe rasti i Partisë Demokratike në epokën e opozitarizmit të tretë të saj.

Basha i ardhur pa merita në krye të Partisë Demokratike, rezultoi të ishte vunerabël i madh ndaj platformës së këtij oktapodi të madh pushteti që u rrit me shpejtesi në skenën politike dhe shoqërore të Shqipërisë pas 2013.

Ky vunerabilitet i skajshëm sa për arsye të paftësisë së tij epike e sa për shkak të defekteve serioze të integritetit, u përkthye në humbjen ditë pas dite të forcës politike të Partisë Demokratike, të besueshmërisë së saj tek elektorati, të seriozitetit për të qenë alternativë ndryshe e qeverisjes.

LEXO EDHE:  Nis protesta e opozitës/ Mungojnë Basha dhe Kryemadhi

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: PD larg qëllimit për të cilin u krijua, nuk e njoh më që nga 2013"



Strukturat e partisë u zëvendësuan me struktura paralele pa legjitimitet por okulte dhe anëtari u trajtua si shërbëtor për pushtetin personal të kryetarit e jo si shpirti dhe motorri i fuqisë së aksionit politik.

Nga 2013 deri në 2021 elektorati tradicional i Partisë Demokratike, u përfshi në një kaos perceptimi dhe emocionesh tek përplaseshin mes tyre; besimi me zhgënjimin, shpresa me dështimin, humbja me egon për t’ja dalë.

Në këtë kaos, përveç Edi Ramës që dilte gjithnjë i fituar, i kënaqur mbetej dhe Lulzim Basha i cili vijonte të gëzonte pushtetin e infektuar rëndë të kryetarit të opozitës.

Humbësit e mëdhenj ishin anëtarët dhe votuesit e Partisë Demokratike që ishin bërë peng i dhunës, përdhosjes dhe keqtrajtimit social e shoqëror prej pushtetit.

Pas çdo përballje elektorale në tetë vite, pushteti vijonte dominimin e kapjes dhe korruptimit të gjithshkaje, selia opozitës thellonte mpirjen dhe degradimin e konkurencës ndaj pushtetit.

Tek analizon sot faktet mbetesh i shokuar nga kurajo e lidershipit të Partisë Demokratike për të dorëzuar tek pushteti çdo kontroll politik mbi shtetin dhe sistemin që pushteti nuk kishte mundësi ta merrte vetë.

Kur Edi Rama nuk kishte mundësinë formale të bënte ndryshimet kushtetuese në interes të partisë së tij, këtë mundësi ja dhuronte Lulzim Basha.

Kur pushteti llogariste se nuk e mundëte dot koalicionin opozitar, me çdo lloj manipulimi i deformimi që të përdorte, atëhere “Kali i Trojës” shfaqej Lulzim Basha duke ja dhuruar pushtetit copëzimin opozitar.

Pas 25 prillit ra përfundimisht maska që Lulzim Basha kishte arritur ta mbante pa ja grisur dot askush, duke bërë të mundur që jo vetëm opinioni i ftohtë ndaj politikës por dhe militantët më të zjarrtë, të kuptonin tradhëtinë e madhe politike që ju ishte bërë tek pushteti prej vulëmbajtësit të partisë.

Vendimi i pamoralshëm dhe tërësisht ilegjitim i Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës ishte veçse kulmimi i një sjelljeje vijuese e nënshtrimit ndaj interesave të drejtpërdrejta politike të Edi Ramës dhe epilogu i një skenari pengmarrje ndaj kryetarit në ikje të Partisë Demokratike.

Tashmë filli është kapur dhe “rrodhja” ka filluar të zhbëhet.

Dikush që është çuditur paksa nga distancimi kaq i madh e i menjëhershëm i anëtarësisë dhe elektoratit të Partisë Demokratike nga L. Basha dhe bashkëngjitja e tyre foltoreve të S. Berishës, duhet thjesht të kuptojë mentalitetin, parimet dhe thelbin e moralit të kësaj anëtarësie dhe atij elektorati.

Ndryshe nga mbështetja dhe struktura mbi të cilën është ngritur pushteti i E. Ramës (model të cilin tentoi pa sukses ta imitoi dhe L. Basha), elektorati dhe struktura politike e Partisë Demokratike, është pjesa e shoqërisë së ndershme, antikonformiste, e lirisë dhe jo e rrjeshtit.

Si grupim njerëzish është pretendues i standardeve reale të jetës, dinjitetit dhe të qenit vetvetja.

Ky është dhe shpjegimi midis asaj që pse elektorati i së majtës qëndron aq solid pavarësisht se interesat dhe parimet që ata kanë shkelen e tradhëtohen pafund nga lidershipi i tyre, ata qëndrojnë “stoik” në mbështetjen e tyre symbyllur, ndërsa elektorati i së djathtës është aq reagues e “buzëhollë” në raportin me të mandatuarit prej tyre.

Kjo ishte dhe arsyeja themelore e fenomenit që u pa në Partinë Demokratike me nisjen dhe gjatë foltores.

  1. Basha pati krijuar një hendek të madh me anëtarësinë dhe elektoratin e PD.

Ajo marrëdhënie apo afinitet që ekzistonte (aq sa ishte) vinte kryesisht për “focë zakoni”, pasi si anëtarësia ashtu dhe elektorati thjesht e konsideronte L. Bashën si kryetarin zyrtar të entitetit të tyre politik.

Por po aq evident ishte fakti se L. Basha as u perceptua e as u trajtua kurrë si një lider apo model inspirues, madje edhe pse pati atë investim e mbështetje pakushte të S. Berishës.

Më në fund të gjithë u bindën me themel, që L. Basha vetëm i kishte gënjyer, pandërprerë e pafundësisht në besimin e tyre.

Ndaj filli i kapur ka garancinë e zgjidhjes deri në fund të kurthit të ngritur.

Garancia është morali, parimet, dinjiteti, integriteti i modelit që përfaqëson anëtarësia e Partisë Demokratike.

Ata do vijojnë të mbeten përherë arsyeja e ekzistencës së asaj Shtëpie të Lirisë, ekzistencë veç mbi parimet mbi të cilat ajo lindi dhe ka shërbyer gjithmonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam krenar për patronazhistët”/ Basha i përgjigjet Ramës: I pret belaja ligjore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend draftin për ndryshimet kushtetuese, ku PD del me disa propozime.

Ajo kërkon të zhbëjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga mazhoranca pa dakordësinë e PD-së dhe LSI-së.

Po ashtu, amendimi tjetër që kërkon të bëj PD-ja në Kushtetutë është rikthimi i komunave dhe Reforma Territoriale.

Ndërkohë, pas depozitimit në Kuvend të këtij drafti, Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka prezantuar edhe pikat që përmban propozimi i PD.

Por gjithashtu Basha i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama, i cili tha sot se “jam krenar për patronazhistët”.

Basha tha se ata do të përballen me ligjin.

Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni, kriza, produkt i keqqeverisjes. Ashtu siç ju kam informuar, këto tre çështje kryesore në amendamentet tona kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, edhe patronazhistët të cilët i pretë belaja, bashkë me kreun e tyre; për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza, që është kthimi i Shqipërisë në shina.



LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

LEXO EDHE:  Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi zbulon “qëllimin” e Ramës

 

 

Lënia e pushtetit nuk është dramë. Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë,

Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urban dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendori t’i shërbejë qytetarëve. Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor”, tha Basha./CNA.al

“Jam shumë krenar për patronazhistët”/ Rama në delir: Do kishim marrë 77 mandate

LEXO TE PLOTE