Connect with Us

Laurence des Cars, një grua në krye të muzeut të Luvrit

Kultura

Laurence des Cars, një grua në krye të muzeut të Luvrit

Publikuar

-

Laurence des Cars

Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një ndër muzetë më të famshëm në botë do të drejtohet nga një grua: 54-vjeçarja Laurence des Cars.

Laurence des Cars, e cila është momentalisht presidente e muzeve Musée d’Orsay dhe Musée de l’Orangerie, u emërua në këtë pozicion nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Luvrin që nga hapja e tij në vitin 1793. Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore franceze jo vetëm në Francë.

Louvre 2030

Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë – ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull “Louvre 2030”.

Paris Glaspyramide Innenhof des Louvre

Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheqë veçanërisht vizitorë të rinj në muze. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet “plotësisht bashkëkohor”.

Tërheqës për vizitorë të rinj

LEXO EDHE:  Muzeu nëntokesor i qeramikës në Avanos

Laurence des Cars, me profesion historiane arti, e specializuar për artin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, tha pas emërimit: “Ne duhet të hapemi kundrejt botës së sotme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të flasim për të kaluarën tonë.”

Thyeje traditash

Laurence des Cars zëvendëson Jean-Luc Martinez, i cili drejtoi muzeun e Luvrit për tetë vite me radhë. Edhe Jean-Luc Martinez, i cili u emërua si drejtor në vitin 2013, shënoi një pikë kthese në historinë e këtij muzeu.

Frankreich Paris Louvre MuseumJean-Luc Martinez

Jean-Luc Martinez me profesion arkeolog, ishte i pari person me origjinë nga klasa punëtore që u bë drejtor i këtij muzeu, i cili deri në atë kohë qe drejtuar vetëm nga historianë arti me origjinë nga shtesat e larta./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj

Publikuar

-

Nga

Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj

Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Ylli i muzikës gjatë qëndrimit të saj ka vizituar edhe muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

Lipa ishte e shoqëruar nga prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa, së bashku me motrën Rina Lipa dhe partnerin e saj Anwar Hadid.

Përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, Dua i ka treguar edhe një herë të gjithë botës se është mjaft e lumtur dhe krenare për vendin e saj./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ernest Hemingway dhe brezi i humbur shqiptar!

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Bledar Kurti

21 Korriku është datëlindja e shkrimtarit të madh amerikan Ernest Hemingway! Lexuesit e veprave të tij pluskojnë bashkë me të përtej kohërave dhe hapësirës në frymën e artit, aventurës, kulturës, fjalës, sfidës, jetës, luftës, vdekjes dhe humbjes.

Nuk është e rastësishme që lexuesit dhe admiruesit e tij në Shqipëri janë të shumtë. Kjo nuk ka të bëjë as me Lamtumirë Armë, Plaku dhe Deti, as me Kopshti i Edenit, apo vepra të tjera, ka të bëjë edhe me shpirtin e Hemigway-t, me rrugëtimin e tij për të gjetur lumturinë dhe prehjen. Ka të bëjë me aventurat e tij të jetës; përpjekjet për të parë dritën përtej ferrit të dy luftërave botërore; me ngjyrat e mrekullueshme të peizazheve të ndryshme ku ai jetoi; me shijet e ëmbla, hidhëta e tharta të alkoolit që pinte në aventurat e tij në mbarë botën; me ajrin e lirisë afrikane, parisiene, spanjolle apo kubane me të cilin ai mbushte mushkëritë dhe zemrën e trishtuar nga makthet botërore të shekullit të njëzetë, i cili, për ironi, edhe pse ishte shekulli më modern dhe më i emancipuar i mbarë historisë së njerëzimit, prodhoi luftërat më të mëdha të të gjitha kohëve dhe mori tre herë më shumë jetë sa të gjitha luftërat e mëparshme të njerëzimit.

Përse e pëlqejnë Hemigway-n intelektualët dhe rinia shqiptare? A jemi edhe ne brez i humbur sikurse ai? Absolutisht po! Ata që kanë lindur në komunizëm e dinë fare mirë që ai regjim na injektoi vaksinën kundër shpresës! Sot, është bërë e modës të pimë ndonjë koktej gjatë darkave por ne që lindëm gjatë atij terri na u injektua në gjak një koktej helmesh, për të patur frikë, për të mos guxuar, për ta kthyer gjithmonë kokën pas sepse gjithmonë është dikush që të ndjek, dikush që të përgjon, është vdekja që të pret dhe jo jeta që nuk ekziston. Frika ishte qumështi i gjirit, dhe makthi ishte abetarja jonë.

Të rinjtë shqiptarë që lindën pas ferrit komunist, nuk arritën të shpëtojnë, sepse post-komunizmi shqiptar nuk solli liri por vetëm purgator. Në vend të ninullave të rinjtë dëgjuan fjalimet e komunistëve me maska progresistësh, të cilët vazhdojnë edhe sot në çdo hapësirë të jetës shqiptare. Duke depërtuar deri në kthinat më të thella të shpirtit.

Kësisoj, të rinjtë e dinë se jetojnë në një vend të humbur, që janë një brez i humbur, ndaj edhe përdorin veprat e Hemigway-t të fluturojnë përtej kontinenteve, të ulen përmes librit në një bar në Venecia, Paris, Barcelonë, apo të pinë një Papa Doble në Havana, të brohorasin Ole në një ndeshje demash në Piazza del Toro, të zgjohen më pamjen madhështore të Kilimanxharos, apo të gjuajnë për peshk në ujërat e kristalta të Karaibeve.

LEXO EDHE:  Të shtëna në Paris/ Evakuohet muzeu, policia qëllon sulmuesin

LEXO EDHE:  Mos e humbisni!/Një mësim i velfshëm për të gjithë dështakët

Të rinjtë shqiptarë janë biologjikisht të rinj por pleq në mendje, shpresa e shpirt. Ashtu si Santiago, edhe ata luftojnë me peshkaqenët për të siguruar bukën e gojës dhe për të ruajtur krenarinë. Peshkaqenët shqiptarë, ata që e kanë shkatërruar vendin prej tre dekadash, e do vazhdojnë ta shkatërrojnë deri sa brezi ynë, dhe të rinjtë tanë do vdesin, janë edhe më të egër se sa ata të veprës Plaku dhe Deti, sepse këta tanët janë kanibalë ndjenjash dhe varrmihës ëndrrash.

“Jeta e çdo njeriu mbaron njëlloj për të gjithë”, ka thënë Hemingway, “Janë vetëm detajet e jetës së tij, se si jetoi dhe se si vdiq, ato që e dallojnë njërin nga tjetri”. Shqiptarët e dinë që kanë lindur në një oturak, dhe vazhdojnë të notojnë në këtë oturak, ndaj edhe shumë intelektualë dhe të rinj refuzojnë të lindin dhe vdesin në këtë qoshe të pashpresë të globit. Ata e pranojnë të jenë nënshtetas shqiptarë, por zgjedhin të jenë qytetarë të botës. Ata refuzojnë retorikën dhe mentalitetin arkaik të atyre që mbajnë çelësat e këtij oturaku ballkanik, por zgjedhin të udhëtojnë në kohë, hapësirë dhe imagjinatë, përmes jetës tejet aventureske dhe veprave të jashtëzakonshme të Hemingway-t.

“Njeriu nuk është bërë për t’u mposhtur” shkruan ai te Plaku dhe Deti, “Njeriu mund të shkatërrohet por jo të mposhtet”. Edhe brezi i humbur shqiptar, të lindur gjatë ferrit komunist, të skllavëruar nga purgatori i tranzicionit tridhjetë vjeçar, e di që mund të shkatërrohet nga bastardët e historisë, por nuk mund të mposhtet kurrë nga ata, sepse ndonëse e gjithë Shqipëria mbetet e pushtuar nga varfëria, konsumohet nga babëzia, ku në vend të reve të shpresës pikon dhimbje ndërshekullore, në një rresht apo fletë të Hemingway-t mund ta mundësh barbarinë shqiptare, të shpëtosh nga mjegulla e kotësisë, dhe si me magji të transportohesh diku me atë, atje ku ajri është art dhe jo një erë kërme që të kujton se jeton në një tokë të shkretuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Voskopojë, rrezikohet Kisha e Shën Thanasit/ Drejtoria e Monumenteve të Kulturës jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e shiut ditën e djeshme. Kisha është ndërtuar në 1724, dhe është një nga kishat më të vjetra dhe më me vlerë të fshatit turistik, me një ansambël të pasur pikturash murale. Dëmtimet janë shënuar në çatinë e Kishës, në pjesën veriore, gati 30% e shembur, ndërsa 90% e çatisë është e amortizuar.

Pas dëmtimit pritet një ndërhyrje e përkohshme nga drejtoria e Monumenteve të Kulturës edhe pse kjo nuk është një zgjidhje për të shpëtuar Kishën.

Madje stina e rreshjeve rrezikon të thellojë dëmet. Edhe pse problematika është konstatuar më herët dhe degradimi i çatisë është bërë i njohur, ka qenë e pamundur të sigurohen financime, ndërsa punimet e kryera çdo vit për mirëmbajtje, kanë qenë të pamjaftueshme për të shmangur shembjen.

Drejtori i monumenteve në Korçë, Gjergji Koki thotë se Kisha e Shën Thanasit është një nga objektet në Voskopojë  e cila  ka më shumë nevojë për ndërhyrje emergjente.

Vitin e kaluar më saktë në periudhën e verës ne kemi evidentuar këtë situatë e cila ka agravuar. Për shkak të reshjeve të dimrit që sapo kaluam dhe kemi përditësuar edhe projektin e restuataurimit i cili është miratuar në Këshillin Kombëtar të restaurimit vitin e kaluar, duke evidentuar të gjitha problematikat, që ne i kemi paraprirë për të mos ndodhur kjo situata e sotme.

Për shkak të prioriteteve që ka pasur Ministria e Kulturës dhe Qeveria shqiptare për shkak të tërmeteve të shumta që ranë dhe ka pasur objekte të tjera më “SOS”,  se Kisha e Shën Thanasit ,është parë e arsYeshme që të financohen objekte të tjera që kanë qenë më prooritare”, është shprehur Koki.

LEXO EDHE:  Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Kryesisht në këtë objekt janë bërë ndërhyrje restauruese mirbajtjeje per rreth 6 vite, në hajat dhe në çati dhe rreth 90 % e çatisë është e degraduar si dhe janë kalbur gjithë elementët e drurit në brendësi të saj, ka açedim të rasave.

LEXO EDHE:  Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit çeli sot dyert i rilindur (Foto)

Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme me vlera të vogla financiare  është shtyrë më tej, kjo situatë, por për shkak të rreshjeve është shembur pjesa veriore e Kishës, e cila është në gjendje SOS.

Kisha e Shën Thanasit është një nga objektet më të rendesishme që ne kemi në Voskopojë në administrim, pasi piktuara murale në brendësi të saj e pikturuar në 1741 është në gjendje më të mirë nga të gjotja objektet e tjera.

Pasi në vitin 2010 është restauruar çatia me njq fond nga Kisha ortodokse dhe ka pasir me 0ak lagështi se cdo në Voskopojë paraqitet shumë e mirë piktura murale.

Për shkak të kushteve atmosferike, të reshjeve çatia është shembur në masën 30 % të masës mbuluese. Ne sot do të kryejme mirëbajtje provizore, një shtresë mbuluese për të shmangur depërtimin e ujit në brendësi të Kishës, por ajo do një zgjidhje të përhershme, restaurimin e gjithë çatisë. Projekti është realizuar, do e përditësojmë me situatën aktuale dhe  presim një financim nga ana e Ministrisë së Kulturës pasi situata këtu është SOS” është shprehur më tej Drejtori i Monumenteve Kulturore në Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE