Connect with Us

Kryente vjedhje në shumë vende të BE/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Aktualitet

Kryente vjedhje në shumë vende të BE/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Publikuar

-

Kryente vjedhje në shumë vende të BE/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30 vjeçar në Kurbin pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në vende të ndryshme të BE-së.

Operacioni “Aksesorët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së sendeve me vlerë është finalizuar dhe 30 vjeçarit i janë sekuestruar shumë aksesorë me vlerë si ora të markave të ndryshme, 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak.

Njoftimi i Policisë

“Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me mbeshtetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi disamujor.

Sekuestrohen 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në disa vende të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit B. N., 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit).

LEXO EDHE:  U kapën me arsenal armesh dhe lëndë narkotike/ Arrestohen dy të rinj në Kukës

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Policia mbi 1500 gjoba në 24 orë/Ja të dhënat zyrtare

LEXO EDHE:  Policia asgjeson mbi 10 mijë rrënjë kanabis, në kërkim posejduesit

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Bënë "namin" në Korçë/ Arrestohen dy të rinjtë

LEXO EDHE:  Bënë “namin” në Korçë/ Arrestohen dy të rinjtë

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Bënë "namin" në Korçë/ Arrestohen dy të rinjtë

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE