Connect with Us

“Kaos” në hyrje të Shëngjinit/ Regjistrohen radhë kilometrike

Kronika

“Kaos” në hyrje të Shëngjinit/ Regjistrohen radhë kilometrike

Publikuar

-

“Kaos” në hyrje të Shëngjinit/ Regjistrohen radhë kilometrike

Mbrëmjen e sotme në hyrje të shëndgkjinit janë regjistruar radhë të gjata automjetesh.

Mësohet shkak i radhëve kilometrike janë bërë pushuesit që po shkojnë te “Rana e Hedhun”, ku pritet të mbahet UNUM Festival.

Duket se blutë nuk kanë qenë të përgatitur për këtë situatë. Policia ndodhet në terren dhe po mundohet të lehtësojë trafikun dhe të zhbllokojë rrugën për në Shëngjin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Doktori i kokainës” dhe flokëkuqja/ Kurthi që u ngritën grekët shqiptarëve në Mykonos

Publikuar

-

Nga

“Doktori i kokainës” dhe flokëkuqja/ Kurthi që u ngritën grekët shqiptarëve në Mykonos

Ishulli i famshëm grek i Mykonos dhe shqiptarët rikthehen edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave greke për kokainë. Mediat në Athinë raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit dhe goditjes së një rrjeti, ndërsa drejtuesi është një i dënuar që komandonte grupin nga burgu i Korydallos.

Sipas mediave greke gjithçka nisi në portin Rafina në Athinë ku u lokalizua një vajzë flokëkuqe 19-vjeçe me sjellje të dyshimtë e cila i hipi tragetit për në Mykonos, ndërsa nga kontrolli iu gjet 207 gr kokainë.

Vajzën e ndoqën agjentët deri në hotelin ku kishte planifikuar të qëndronte. Pasi arriti ajo komunikoi me drejtuesin e grupit nga burgu që pseudonimin e kishte “doktori i kokainës”, i cili për t’u siguruar që ishte vetëm i kërkoi që telefonata të ishte me video.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Milo zbërthen “skenarin” e Ramës: Brenda PS-së është krijuar një forcë opozitare
LEXO EDHE:  Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Më pas i kërkoi që të zbriste poshtë hotelit për të dorëzuar “zonjën e bardhë”, vajza u bind dhe doli. Jashtë ishte një “Fiat” i bardhë me dy shqiptarë brenda që po e prisnin. Njëri prej tyre zbriti dhe iu afrua vajzës dhe sapo kokaina ndryshoi duar, agjentët e mbërthyen.

Shqiptari tjetër që drejtonte makinën shtypi gazin, por në tentativë për t’u arratisur u bllokua.

Në njërin nga celularët e tyre u gjetën udhëzimet e udhëheqësit të madh me pseudonimin “doktori”. E ndërsa të arrestuarit kanë kyçur gojën, hetimet vazhdojnë për të zbuluar kush është “doktori i kokainës” që komandonte nga burgu famëkeq i Korydallos.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Xhafzotaj, në Durrës ku një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar teksa kalonte rrugën.

62-vjeçari me inicialet  D.Gj., ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga 21-vjeçari.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

LEXO EDHE:  Shkaqet e depresionit të festave të fundvitit

LEXO EDHE:  Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Klodiana Lala zbardh dëshminë e Klevis Allës/ Talo Çela vrau vëllezërit Haxhia, pas sherrit për lekët e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala zbardh dëshminë e Klevis Allës/ Talo Çela vrau vëllezërit Haxhia, pas sherrit për lekët e Rinasit

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.

Mbështetur në këtë dëshmi të të penduarit Klevis Alla, gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK finalizoi hetimet dhe ngriti akuza zyrtare, për të shumëkërkuarit Talo Çela e Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit, të cilët janë mnarrë të pandehur për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill të 2020 si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në mars të të njëjtit vit.

Gazetarja Lala shprehet se mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe armëmbajtje pa leje.

E gjithë akuza bazohet kryesisht në rrëfimin e të penduarit, i cili shpjegon se ishte Nuredin Dumani, ai që i dërgoi foton e Besmir Haxhisë dhe i tha se do ta vriste. Ai thotë se automjetin që përdorën në vrasje e bleu dhe Nuredini në zonën e Astirit, ndërsa i kishin premtuar 10 mijë euro që të kishte rolin e shoferit në vrasje, por kur ai refuzoi e morën nën kërcënim. Para hetuesve ai tregon edhe takimin me ekzekutorët te tuneli në Shënavlash, pak minuta para se të qëllonin për vdekje dy vëllezërit.

“Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci  e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se sbën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin”.

LEXO EDHE:  KQZ “rrëzon” Korçën dhe Fierin/ Pakt PS-PD për pilotimin e votimit elektronik

LEXO EDHE:  Moti bën kthesën e papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Pas krimit ai thotë se u përpoq të fshihte provat.

“Armët i hodha në kanalin përballë xhamisë me dy minaret. Makinën e lashë te varrezat në Arapaj. Të nesërmen kam shkuar me biçikletë te makina dhe kam mbledhur gëzhojat dhe i futa në një qese, të cilën e hodha në një rezervuar”.

Lala shton se i penduari rrëfen edhe momentin kur oficeri i zonës i kërkoi të paraqitej në polici dhe arsyet përse vendosi tç fliste…

“Më telefonoi polici, Arbeni më kërkoi të shkoja në polici. U tremba, por vendosa të shkoj. Tregova ngjarjen. Dërgova policinë te vendi ku hodha armët. Polumbarët i gjetën. I tregova dhe vendin ku hodha qesen me gëzhojat dhe vendin ku lashë makinën e çelesin e saj”.

Klevis Alla tregon edhe motivin e vrasjes së dy vëllezërve si dhe miqve të tyre….

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”.

Fillimisht Alla është përpjekur të mos e implikojë Nuredin Dumanin në krimet e rënda duke rënduar pozitën e Altin Ndocit, për të cilin fillimisht tha se kishte qëlluar ai dhe Talo Çela mbi dy vëllezërit, por më pas shpjegoi se ai kishte qenë në makinë, porse nuk kishte përdorur armë.

LEXO TE PLOTE