LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gruaja e Mexhit Picarit rrëfehet mes lotësh/ “Ishte i dhunshëm, vajzën e çoi në një kasolle në mal”

5 Qershor 2021, 10:43, Kronika CNA
Gruaja e Mexhit Picarit rrëfehet mes lotësh/ “Ishte i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes ku ish vjerri ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshortin e saj vetëm pak para nisjes së seancës gjyqësore për divorcin.

Bashkëshortja e autorit të ngjarjes Manushaqe Picari këtë të shtunë në një deklaratë për mediat ka nxjerrë në pah një tjetër pistë në lidhje me këtë ngjarje, ku thekson se vajza e saj Dhuarata Saliaj ka qenë vazhdimisht e dhunuar.

Sipas saj bashkëshorti, Mexhit Picari nuk ka pasur armë, dhe vajza e saj vazhdimisht ka qenë pre e kërcënimeve nga bashkëshorti me të cilin ishte në prag divorci.

Sipas abcnews, ndër të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë bashkëshortja e autorit tregon se në disa raste e bija ishte dhunuar prej Saliajt, dhe ajo nuk donte që ti jepte divorcin ish-burrit pasi nuk donte që fëmijët të qëndronin me të.

?Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atje në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. I thashë që e doja si djalin tim, e ka kërcënuar dje vajzën megjithë gocën, burri im nuk ka pasur armë.

Më ka marrë dje policia dhe më pas kanë bërë kontroll në banesë, vetëm kam ditur që vajza ka pasur divorcin, dhe i kam thënë që të mos ia jepte. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët.

Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.

E çoi vajzën në një kasolle në mal, dhe vajza kishte frikë se mos e vriste, na erdhi dhe te lokali dhe donte të na shtypte me kamion?, ka thënë ajo

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në momentin kur viktima dhe autori kanë qenë në të njëjtin lokal për kafe.

Vrasja e Kudrejt Saliajt nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari duket se ka ardhur pas një historie të gjatë konfliktesh në familje, ku palët akuzonin njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore. Çifti kishte tre fëmijë dhe së fundmi, Saliaj kishte kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij Dhurata.

Ndërkohë në momentin e vrasjes prezentë ka qenë edhe vajza e autorit dhe ish gruaja e viktimës Dhurata Saliaj dhe djali i mitur i çiftit që ishte me viktimën në tavolinë.

Lajmet e fundit nga