Connect with Us

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

Blog

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

Publikuar

-

Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkojnë e i hapin migrantët nga vendet jashtë BE. Historitë e tyre të lenë të kuptosh, po krijohet një mit i ri, shkruan Stanislaw Straburger.

Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fokusi im drejtohet tek migrantet e migrantët nga India. Prezenca e tyre aty nuk mund të anashkalohet. Nganjëherë kam përshtypjen, se në Albufeira mund të ushqehesh më shpesh me ushqim indian, se sa portugez. Për çdo lloj kulete gjen diçka. Nga restorantet e klasit të parë deri tek lokale të thjeshtë apo supermarkete të vegjël. Nuk flas vetëm me gastronome e gastronomë apo pronare e pronarë të dyqaneve elektronike, të vetëpunësuara e të vetëpunësuar në bujqësi, investitore e investitorë, që blejnë hotele apo toka. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e indianeve apo indianëve në Albufeira. Në Gurudvara, tempullin e vetëm të komunitetit Sikhs pranë Lisbonës, më thuhet se mund të jenë rreth 5000 vetë. Kjo do të thotë një në pesë vetë në Albufeira. Edhe busti i Mahatma Gandhit, që u inagurua me ceremoni në vjeshtë dëshmon për marrëdhënien e veçantë të qytetit me të ardhurit nga India.

Shkëlqimi i ri

Një nga investitorët quhet Firoz. Para pak kohësh ai ka blerë aksione të një qendre komerciale gati të rrënuar në një godinë të lartë, dhe po bëhet gati të hapë zyra për punë në komunitet, të japë me qira dyqane të vogla dhe disa restorante. Një gjysmë dite unë e shoqëroj në punën e takimet e tij me punonjës apo partnerë të biznesit. “Kjo ndërtesë e lartë ka qenë dikur plot jetë”, thotë Firoz. “Ka pasur restorante, butikë, një kinema dhe një disko të preferuar. Si turistët edhe vendasit kanë ardhur këtu. Sot turizmi përqëndrohet sidomos në qytetin e vjetër. Dua t’ua kthej banorëve këtë ndërtesë me një shkëlqim të ri.”

Firzot ka planë të mëdha. Në truallin e tij, pak minuta me automjet në brendësi të vendit ai dëshiron të kultivojë perime në sera. Fokusi është tek perimet apo erëzat e kuzhinës indiane. Planet janë gati, farat e importuara po ashtu. Firoz mban marrëdhënie të mira më fqinjët, blen vezët aty, me një tjetër bie në ujdi për përdorimin e përbashkët të një burimi ujor. E sigurisht që ai flet rrjedhshëm portugalisht.

Kur unë e pyes për të shkuarën e tij, më rrëfen një histori spektakolare të odisesë së tij në Europë. “Kam ardhur me një 100 dollarësh nga Gjeorgjia në Varshavë. Në Poloni ka shumë indianë. Por nuk isha i bindur. Pastaj bleva një biletë për në Berlin. Ajo që nuk e dija; Në Gjermani ti shpejt futesh në një qorrsokak. Ose jeton nga lëmoshat e shtetit, ose duhet të shërbesh curry me krem pana, që njerëzit të hanë në restorantin tënd. Ndryshe nga Gjermania, Portugalia ua bën të lehtë sipërmarrësve. Jam prej gjashtë vjetësh këtu.”

Historitë pas historive

Sidomos jugu i Portugalisë është goditur rëndë ekonomikisht që nga koha e pandemisë. Turistët në masë të madhe qëndruan larg, shumë sipërmarrje falimentuan. Por aty ku mbyllin dyert të tjerët, shkojnë e i hapin migrantët nga vendet jashtë BE. Dua të di nga Firozi, si është e mundur kjo. “Nuk ka rëndësi, se çfarë mendojmë ne për Covid-19. Virusi është në kokat tona. Dhe do të qëndrojë me vite aty. Ky është realiteti, me të cilin kam të bëj unë si sipërmarrës. Nuk përpiqem të ve në dyshim apo ta ndryshoj këtë. Unë orientohem nga klientët e nevojat e tyre.”

LEXO EDHE:  Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Një partner i biznesit me Firoz dhe pronar restoranti flet më qartë. ” Nëse unë do ta drejtoja sipërmarrjen time, e do habitesha si bënë politikanët tanë një vit pas krizës, kur shifrat rriteshin sërish, do të kisha dalë jashtë loje. Nuk mund të kuptoj, pse duhet të kemi pamje të dyshekëve në dyshemenë e një qendre sporti në Portimao. Sikur nuk është e mundur që në një vit të ngriheshin disa spitale. Ato nuk do ishin pa funksion. Ne nuk kemi nevojë për kufizime të reja, por për një sistem të ri shëndetësor. Në Gjermani kjo është pak a shumë kështu, apo?”

Tek sipërmarrësit nga India, Senegali, Brazili, Angola apo vende të tjera, me cilat bisedoja, vihej re skepticizmi i madh kundrejt menaxhimit të krizës në vendet europiane. Këtë nuk e ndrysojnë as raportimet nganjëherë shokuese në mediat e vendeve të tyre. Shumë nga ata që udhëtojnë shumë, dhe e kuptojnë situatën në vende të ndryshme raportojnë për zhgënjim, zemërim, dhe heqje dorë kudo në Europë. Jeta gjithnjë e më shumë po ndërron skenë, thonë ata, si nga ana shoqërore edhe ekonomike.

Stanislaw Strasburger
Stanislaw Strasburger

Miti i vjetër i ri

Nëse këto histori që më tregojnë ata janë të vërteta, nuk mund ta them se nuk i verifikoj dot deri në detaje. Kjo nuk ka lidhje vetëm me burimet financiare që më janë vënë në dispozicion si autor në profesion të lirë. Historitë vetë janë domethënëse. Ato të lenë të kuptosh krijimin e një miti të ri. Dikush zbulon një botë të re, raporton për rënien e saj, dhe e shikon këtë si shans personal. Tek ky mit bën pjesë edhe rikrijimi i biografisë tënde. Vërtet ky mit më kujton diçka. Rrëfimin e zotërinjve kolonizatorë. Vetëm se këtë herë objektivi është Europa. Qartë, ky mit nuk shërben këtë herë të zbukurojë imperializmin. Pas atyre, me të cilët bisedoj nuk ka shtete militariste dhe ambicie territorialiste. Më shumë ky mit vlen për të krijuar një imazh për veten, që në fund i vlen edhe komunitetit lokal dhe në të njëjtën kohë edhe sipërmarrjes. Unë personalisht mund të jetoj pa problem me këtë. Në një kohë që jam edhe fans i madh  kuzhinës indiane. Por jo patjetër me krem pastiçerie.

Stanislaw Straburger është shkrimtar dhe menaxher kulture. Pikërëndesat e punës së tij janë kujtesa dhe mobiliteti, ai kërkon për EUtopi-në dhe beson tek koncepti i “mindfulness”, vëmendjes së plotë për veten. Romani i tij i fundit, “Tregtari i historive” është botur në disa gjuhë. Autori i lindur në Varshavë jeton mes Berlinit, Varshavës dhe disa qyteteve mesdhetare. Hulumtimet për këtë artikull u mundësuan falë një mbështetjeje me bursë nga Senati i Berlinit./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

59 laboratorë në botë merren me patogjenët më vdekjeprurës/ Vetëm çereku i tyre ka masa të larta sigurie

Publikuar

-

Nga

Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”

A doli gabimisht koronavirusi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor? Pavarësisht nga përgjigja, rreziku i pandemive të ardhshme që vijnë nga kërkimet me patogjenë të rrezikshëm është shumë real. Pika kryesore e debati mbi rrjedhjet laboratorike është Instituti i Virologjisë në Vuhan të Kinës.

Ai është vetëm një nga 59 laboratorët e sigurisë maksimale që janë në ndërtim e sipër ose të planifikuar të ndërtohen në të gjithë botën. Të njohur ndryshe si laboratorë të nivelit të biosigurisë 4 (BSL4), ata janë projektuar dhe ndërtuar në një mënyrë të tillë që studiuesit të punojnë në mënyrë të sigurt me patogjenët më të rrezikshëm në planet, pra ato që mund të shkaktojnë sëmundje serioze, dhe për të cilët nuk ekziston asnjë trajtim apo vaksinë. Studiuesve u kërkohet që të veshin kostume hermetike, të cilat janë të pajisura me bombola oksigjeni. Të shpërndara në 23 vende të botës, përqendrimi më i madh i laboratorëve BSL4 është në Evropë, me 25 laboratorë të tillë. Amerika e Veriut dhe Azia kanë një numër afërsisht të barabartë, përkatësisht 14 dhe 13.

Australia ka 4 dhe Afrika 3 laboratorë të tillë. Ashtu si Instituti i Virologjisë në Vuhan, treçereku i laboratorëve BSL4 në botë ndodhen në qendrat urbane. Me një sipërfaqe 3.000 m2, Instituti i Virologjisë në Vuhan është laboratori më i madh BSL4 në botë, edhe pse së shpejti do të kalohet nga Laboratori Biologjik dhe Agro-Mbrojtjes Kombëtare në Universitetin Shtetëror të Kansasit në SHBA.

Kur të jetë i plotë, ai do të ketë 4.000 m2 hapësirë. Shumica e laboratorëve janë dukshëm më të vegjël, me gjysmën e 44 laboratorëve që kanë një sipërfaqe më pak se 200 m2, pra më pak se gjysma e madhësisë së një fushe basketbolli ose treçereku i një fushe tenisi.

Rreth 60 për qind e laboratorëve BSL4, janë institucione të shëndetit publik të drejtuara nga qeveria. Ndërkohë 20 për qind drejtohen nga universitetet, dhe 20 për qind nga agjencitë e bio-mbrojtjes. Këto laboratorë përdoren ose për të diagnostikuar infeksione me patogjenë shumë vdekjeprurës dhe të transmetueshëm, ose për të hulumtuar këta patogjenë, me synim përmirësimin e kuptimit tonë shkencor se si funksionojnë ata, për të zhvilluar ilaçe të reja, vaksina dhe teste diagnostikuese.

Por jo të gjithë këta laboratorë do të kenë parametrat më të lartë të sigurisë. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, që monitoron nëse vendet kanë ligje, rregullore, agjenci mbikëqyrëse, politika dhe trajnime mbi biosigurinë, është shumë shqetësues.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Pse shkalla e vdekshmërisë në Gjermani, është shumë më e ulët?

LEXO EDHE:  Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

Ai tregon se vetëm rreth një e katërta e vendeve me laboratorë BSL4,patën rezultate të

larta për nivelin e biosigurisë. Kjo gjë sugjeron se ka ende shumë hapësirë që vendet të zhvillojnë sisteme sigurie gjithëpërfshirëse të menaxhimit të bio-rrezikut.

Anëtarësimi në Grupin Ndërkombëtar të Ekspertëve të Rregullatorëve të Biosigurisë, ku autoritetet kombëtare rregullatore ndajnë praktikat më të mira në këtë fushë, është një tregues tjetër i praktikave kombëtare në këtë fushë. Vetëm 40 për qind e vendeve me laboratorë BSL4 janë anëtarë të këtij forumi:Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Singapori, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Dhe asnjë laborator nuk është regjistruar ende në sistemin vullnetar të menaxhimit të biorrezikut (ISO 35001), i prezantuar në vitin 2019 për të vendosur proceset e menaxhimit dhe për të zvogëluar rreziqet e biosigurisë. 3 nga 23 vendet me laboratorë BSL4 (Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja) kanë politika kombëtare për mbikëqyrjen e kërkimit me përdorim të dyfishtë.

Të paktën tre vende të tjera (Gjermania, Zvicra dhe Britania e Madhe) kanë një formë të mbikëqyrjes me përdorim të dyfishtë, ku për shembull, organet e financimit u kërkojnë përfituesve të granteve të tyre të rishikojnë kërkimet e tyre që kanë implikime me përdorim të dyfishtë.

Kërkesë në rritje për laboratorët BSL4

Kjo situatë lë pa mbikëqyrjen e duhur një pjesë të madhe të kërkimit shkencor mbi koronavirusët. Dhe kjo është shumë shqetësuese në kushtet kur studimi mbi “fitimin e funksionit” tek koronavirusët, ka të ngjarë që të shtohet ndërsa shkencëtarët kërkojnë

të kuptojnë më mirë këto viruse dhe të identifikojnë se cilat viruse paraqesin një rrezik më të lartë të kërcimit nga kafshët tek njerëzit ose të bëhen të transmetueshme midis njerëzve.

Më shumë vende pritet të kërkojnë ndërtimin e laboratorëve, si pjesë e një theksi të ri që do të vihet mbi gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive në të ardhmen.

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka shërbyer si një kujtesë e zymtë e rreziqeve të paraqitura nga sëmundjet infektive, dhe mbi rëndësinë e një ndërmarrje të fuqishme kërkimore bio-mjekësore për shpëtimin e jetës, ne duhet të kemi parasysh se një hulumtim i tillë mund të bartë me vete jo pak rreziqe. Megjithatë shkenca e mirë dhe politika e zgjuar, mund t’i mbajnë nën kontroll këto rreziqe dhe t’i lejojë njerëzimit të korrë përfitimet e këtij studimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga miti tek historia: A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Publikuar

-

Nga

Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.

Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant, dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.

Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.

Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.

Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.

Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.

Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencorenga sumerët.

Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.

Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.

LEXO EDHE:  Si ta ribëjmë BE-në

LEXO EDHE:  Jo vetëm ekonomia/ Ja arsyet e emigracionit masiv të shqiptarëve

Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.

Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.

Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.

Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.

Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.

Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.

Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.

Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga miti tek historia/ A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Publikuar

-

Nga

Nga miti tek historia:A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?

Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famshme të Biblës, e cila është treguar mijëra herë nga prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Natyra e tij e thjeshtëzuar, kombinon të gjithë elementët thelbësorë të një historie të shkëlqyer.

Ajo përshkruan Zotin, njerëzit, një rrokaqiell gjigant, dhe një nga temat më të dashura të njerëzimit, atë të arrogancës. Në kapitull në Librin e Zanafillës, libri i parë i Dhjatës së Vjetër, tregon sesi një popull vendosi të ndërtonte një kullë, e cila do të arrinte deri lart në qiell, ku banojnë Zoti dhe Ushtria e Engjëjve, për t’ju mburrur atyre për veprën e madhe që kishin bërë.

Sigurisht, askush nuk mund të duronte fqinjë të tillë të bezdisshëm, madje as vetë Zoti. Por ai nuk donte të shkatërronte racën njerëzore për këtë shfaqje të arrogancës ndaj tij. Ndaj vendosi t’u punojë njerëzve një rreng të vogël. Sipas Biblës ai “ngatërroi gjuhën e tyre”, ndaj ata nuk do të ishin më në gjendje të kuptonin njëri-tjetrin.

Është një fakt i njohur, që shumë histori të Biblës bazohen mbi ngjarje të vërteta. Ekziston një teori, sipas së cilës që kulla mitike e Babelit, bazohet gjithashtu mbi një godinë reale dhe shumë të madhe të botës antike afër Lindjes së Mesme, e cila në fakt është zbuluar dhe identifikuar nga arkeologët modernë.

Po ku ndodhej saktësisht Kulla e Babelit? Sipas profesorit Jan Gertz “Babel” është fjala ekuivalente në hebraishten e vjetër për termin “Babilon”. Toka e “Shinarit”, e cila përmendet në histori, është identifikuar gjithashtu me Babiloninë e lashtë.

Ajo ndodhej në pjesën juglindore të Mesopotamisë, dhe është pjesë e Iranit dhe Irakut të sotëm. Pra, nëse historia biblike do të ishte e vërtetë, vendndodhja e kullës është diku në qytetin e Babilonisë, mundësisht afër ose brenda mureve të saj. Këto janë të vetmet dy të dhëna, që ofron historia, në lidhje me vendndodhjen e kullës.

Popujt e Mesopotamisë Jugore, ishin pasardhës kulturorë të popullit sumer, që krijoi një nga civilizimet e para të njerëzimit. Kur qytetërimi sumer filloi të binte, pjesa tjetër e mesopotamianëve trashëguan shumë zakone shoqërore dhe fetare dhe njohuri shkencore nga sumerët.

Një nga këto të fundit ishte njohuria për pjekjen e tullave prej balte, në mënyrë që të ndërtoheshin shtëpi, pallate dhe tempuj, një teknikë që përdorej zakonisht midis popujve mesopotamianë. Autori i historisë biblike, e përmend faktin që hebrenjtë nuk përdornin teknika të ngjashme ndërtimi.

Në vend të tullave ata preferonin gurin, si materialin e tyre kryesor të ndërtimit. Duke përmendur këtë teknikë të bërjes së tullave, ne mund të jemi pothuajse të sigurt se njerëzit që e ndërtuan kullën ishin mesopotamianë dhe për shembull jo disa pushtues të huaj, dhe më konkretisht, babilonas pasi ajo ndodhej në Babiloni.

LEXO EDHE:  Ndihma financiare zbut goditjen e papunësisë në Europë

LEXO EDHE:  Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

Po pse u ndërtua në fakt kulla? Në tekstin origjinal, thuhet se kullëbn deshin ta ndërtonin njerëzit, dhe jo një mbret, tiran apo perandor. Fjala hebraike e vjetër për “kullë” ishte “migdal”. Ne e dimë se ashtu si shumë popuj të Lindjes së Mesme, izraelitët ndërtonin struktura gjigante, për të adhuruar Zotin e tyre.

Tempulli i Solomonit, ishte një prej tyre. Por ashtu si pjesa tjetër e njerëzve të tij, mbreti Solomon ishte kundër ndërtimit të projekteve të tilla kolosale, qëllimi i të cilave ishte adhurimi i Zotave të rremë. Babilonasit donin të ndërtonin një tempull, maja e të cilit të arrinte deri në qiell.

Tempujt sumerianë dhe babilonas quheshin “Ziggurats”, gjë që do të thotë “kulla që ngrihet në qiell”. Godina i ngjante një piramide të shkallëzuar, të përbërë nga tre deri në shtatë nivele tarracash, të cilat ngjiteshin lart në qiell. Në majën e saj ndodhej tempulli kryesor, ku kryeheshin ceremonitë dhe ritualet fetare.

Si “natyra mëkatare” e ziggurat-it si një vend i adhurimit të kombeve, ashtu edhe ngjashmëria e tij gjuhësore dhe strukturore me përshkrimin biblik të “Kullës së Babelit”, ka bërë që shumica e historianëve të besojnë se “teoria e origjinës tempullare” është në fakt e saktë, dhe mund të qëndrojë si një shpjegim i arsyeshëm i origjinës historike të ndërtesës mitike.

Kur po kryenin gërmime në Babiloni nën drejtimin e arkeologut të famshëm Robert Kolduei në vitin 1913, ekspertët zbuluan rrënojat e një tempulli gjigant me emrin ”Etemenanki”, që përkthehet fjalë për fjalë si “Shtëpia e Themelimit të Qiellit dhe Tokës”, një emër që përputhet në mënyrë të përsosur me përshkrimin biblik të Kullës së Babelit.

Ishte mbreti babilonas Nabukodonosori II, ai që urdhëroi ngritjen e Etemenankit. Në dekadat në vijim, janë gjetur një numër burimesh antike që e lidhin më tej Etemenanki me Kullën mitike të Babelit. Sipas njërit prej këtyre burimeve, dhe konkretisht, një pllake prej balte të gjetur në Uruk, tempulli kishte një lartësi 91 metra nga toka me shtatë nivele.

Këto dimensione kolosale, e bënë atë një nga ndërtesat më të larta të antikitetit, dhe një pikë referimi lehtësisht të njohur brenda qytetit! Tempulli i ishte kushtuar Marduk – perëndisë kryesore të babilonasve – diçka që padyshim do të kishte shkaktuar urrejtjen e popujve hebrenj.

Përkushtimi i tempullit ndaj Marduk, një Zot i qiellit që krijoi qiellin dhe tokën sipas mitit të krijimit babilonas, shpjegon origjinën e emrit të tij si “themeli i qiellit dhe tokës”. Ai gjithashtu shpjegon se përse hebrenjtë e urrenin kaq shumë këtë tempull specifik. Për ta, ekzistenca e ndërtesës, ishte një tallje kundër Zotit të vërtetë./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE