Connect with Us

E bujshme/ Jasir Asani bën hap të rëndësishëm në karrierë, transferohet te skuadra e…

Sport

E bujshme/ Jasir Asani bën hap të rëndësishëm në karrierë, transferohet te skuadra e…

Publikuar

-

Jasir Asani nuk do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Burime të SuperSportin kanë mësuar se 26-vjeçari i lindur në Shkup do të transferohet në Hungari te Kisvarda, ekip që këtë sezon e mbylli në vendin e pestë në elitën e futbollit hungarez. Mësohet se palët kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe një sezon tjetër.

Javën e ardhshme pritet që Asani të hedhë firmën në kontratë dhe t’i bashkohet zyrtarisht ekipit të ri.

Kujtojmë që gjatë sezonit të fundit me fanellën e kuqe Asani realizoi 8 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës bashkë me Çinarin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shpërthen Artan Hoxha: Vetëm futboll nuk shoh këtu, RTSH shet këlysh e merr qen

Publikuar

-

Nga

Gazetari i mirënjohur në Shqipëri për investigimet, Artan Hoxha, është njëkohësisht edhe ndjekës i madh i futbollit. Teksa në çdo televizion shqiptar po transmetohet nga një program i dedikuar për Europianin, Hoxha ka lënë komentin e tij për “Top Arenan” që transmetohet në “Top Channel”.

“Manushi thotë se është emision futboll. E çfarë të thotë vëllai? Mos ka dalë ndonjë sport i ri dhe nuk dimë gjë, se vetëm futboll nuk shoh këtu”, shkruan Hoxha. Ndërkohë më herët është lënë komenti edhe për “merkaton” e RTSH me rikthimin e Dritan Shakohoxhës: “RTSH punon me variantin e kundërt. Nuk ble këlysh dhe shet qen, por shet këlysh e blen qen”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Spanja duhet të presë ende për fitoren, barazon edhe ndaj Polonisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Polonisë, kanë ndarë pikët pasi ndeshja mes tyre u mbyll me rezultat 1-1. Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ kur realizoi Alvaro Morata. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ me Robert Lewandowskin. Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoje Gerad Moreno.

Me këtë barazim, Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë. Sa u përket çështjeve të kualifikimit, gjithçka do vendoset në ndeshjet e fundit.





LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia barazon në miqësore me kampionët e Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 1-1, takimi miqësor mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, i zhvilluar në Podgoricë. Një test ky i vlefshëm në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencave.

Ndeshja startoi në orën 20:00, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në minutën e 5-të, Buduçnost, skuadra kampione e Malit të Zi, përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Vllaznisë, Bulatoviç, i afruar së fundmi në merkato, i cili i dhuroi një top malazezëve, që nuk falën, duke zhbllokuar miqësoren me anë të Mijoviç.

Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kampionët e Buduçnostit. Në minutën e 67-të, ishte talenti Mehdi Çoba, i cili pas asistit të Arsid Krujës, dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, ndeshja miqësore në minutat në vijim nuk prodhoi gola, duke u mbyllur kështu me rezultatin 1-1.

LEXO TE PLOTE