Connect with Us

E bujshme, Bale po mendon tërheqjen nga futbolli pas Europianit

Sport

E bujshme, Bale po mendon tërheqjen nga futbolli pas Europianit

Publikuar

-

Zërat me origjinë nga Anglia, gjejnë konfirmim edhe te e përditëshmja spanjolle Marca. Gareth Bale po mendon të tërhiqet nga futbolli pas Euro 2020.

Mesfushori nga Uellsi , pavarësisht rikthimit në stolin e Realit të Ancelottit, trajner me të cilin ka përjetuar sezonet më të mira në Madrid, ndihet i pamotivuar psikologjikisht, dhe ka dyshime serioze në lidhje me të ardhmen e tij në botën e futbollit, pavarësisht se është vetëm 32 vjec.

Vetë Ancelotti, në konferencën e prezantimit, nënvizoi se për Bale është e gjitha cështje motivimi, dhe nëse përqëndrohet të futbolli, mund të bëjë një sezon të madh. Ndërkohë vetë mesfushori, i pyetur në konferencën e shtypit para ndeshjes me Shqipërinë, testi i fundit për Uellsin para Europianit, preferoi ta driblojë cështjen duke u shprehur.

“E njoh Ancelottin, dhe jam ndier mirë me të në të kaluarën, por nuk po mendoj për të ardhmen time tani, kur të mbarojë Euro 2020 do të flasim dhe do të shohim”.

Bale ka ende një vit kontratë me Realin, që në rast tyë një tërheqje të tij sigurisht nuk do ti hapë probleme mesfushorit, duke qenë se kështu do të kursente plot 22 milionë euro që është edhe paga sezonale e uellsianit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Futbollisti i Dinamos shfaqet papritur te Partizani

Publikuar

-

Nga

Partizani po luan testin e parë në këtë fazë përgatitore dhe po ndeshet me ekipin e Shkupit të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Këta të fundit, ashtu si “demat e kuq” të Ilir Dajës luajnë në Kupat e Europës.

Në formacionin e publikuar nga “demat e kuq’’ rezulton se pjesë e skuadrës për miqësoren e sotme do të jetë dhe mbrojtësi Niko Paterni. 25-vjeçari ka luajtur për Dinamon në sezonin e fundit dhe është futbollist me origjinë italiane dhe po testohet nga trajneri Ilir Daja e stafi i tij.

Ndërkohë që duhet theksuar se, skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar dy goditje në linjën e majtë, me kualitete si: Emiljano Musta dhe Herald Marku.

LEXO TE PLOTE

Sport

Surpriza në Kopenhagen, Danimarka shtang Belgjikën në pjesën e parë

Publikuar

-

Nga

Ka startuar në orën 18:00 në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, sfida Danimarkë-Belgjikë, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B të EURO 2020. Kombëtarja e Belgjikës pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Rusisë me rezultatin 3-0 do të kërkojë fitoren për të arritur kualifikimin për më tej që pasditen e sotme.

Kombëtarja e Danimarkës synon fitoren e parë në grup për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm për më tej. Në Grupin B, përveç Belgjikës dhe Danimarkës, ndodhen gjithashtu dhe Kombëtarja e Rusisë dhe ajo e Finlandës.

LIVE| DANIMARKË 1-0 BELGJIKË

Poulsen 2′

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi godet në merkato, merr lojtarin që shkëlqeu te Kastrioti

Publikuar

-

Nga

Klejdi Daci është afrimi i radhës te Kukësi. Pas zyrtarizmit të mesfushorit Ardit Hila, “Panorama Sport” shkruan se klubi verilindor ka mbyllur sot marrëveshjen edhe me sulmuesin që ishte pjesë e Kastriotit.

Daci është një lojtar i dalë nga akademia e Partizanit, por u afirmua në elitë me krutanët, teksa në kampionatin e fundit shënoi 5 gola. Sulmuesi 22-vjeçar mësohet se është me origjinë nga Kukësi dhe afrimi i tij ka qenë i mirëpritur nga tifozët.

LEXO TE PLOTE