Connect with Us

Drogë, pistoletë e thika/ Prangosen pesë të “fortët” në Tiranë, e pësojnë dhe tre shoferë

Kronika

Drogë, pistoletë e thika/ Prangosen pesë të “fortët” në Tiranë, e pësojnë dhe tre shoferë

Publikuar

-

Dhunë, drogë dhe alkool/ Polica aksion kundër të ‘fortëve’, 10 të arrestuar

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi janë kapur me drogë dhe armë.

Sipas uniformave blu, 22-vjeçari F.M, u kap në banesë me sasi kanabisi kurse tre të rinj së bashku me një 58-vjeçar në një ambient u gjetën me kanabis, kokainë, pistoletë manovër e thikë metalike.

Po ashtu 3 shoferë kanë rënë në pranga, kurse një 29-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi në firmën që administron i është dëmtuar një punëtor.
Më 4 qershor njofton Policia, ka ndodhur një vetërasje në rrugën “Mustafa Lleshi”, ku një 80-vjeçar në kushte depresioni i dha fund jetës.

Po ashtu 3 ditë më parë një 57-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia e banesës dhe prej plagëve ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :
F. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis;

R. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike.

LEXO EDHE:  Një person i dyshimtë ngjitet me shpejtësi në Kullën Eiffel, evakuohen turistët

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 29 vjeç pasi në firmën në administrim të tij është dëmtuar punëtori i firmës shtetasi H. S., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;
A. K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
•Me datë 04.06.2021, në rrugën “Mustafa Lleshi” dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë në banesën e tij shtetasi R. M., 80 vjeç.
•Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital.

Më datë 04.06.2021, në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë, është gjetur mjeti i braktisur “Benz Mercedez”, në pronësi të shtetasit B. M., 47 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohet një banesë me drogë/ Arrestohen dy punonjës të OSSHE

Publikuar

-

Nga

Përndiqte çiftin e bashkëshortëve në Durrës/ Arrestohet 38 vjeçari

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, është zbuluar nga efektivët e antidrogës.

Në zonën e Shijakut, një banesë ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Në kërkim nga Policia janë shpallur tre autorë të dyshuar, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike.

Sipas Policisë, në kërkim janë shpallur shtetasin V. G., 32 vjeç, A. D. (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi I. G., 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.D.(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Ardi Veliu inspektim në zonën e ish-Bllokut/ Policia në terren për të mos lejuar festime për Halloween

LEXO EDHE:  Tentoi të kalonte kufirin me test Covid të falsifikuar/ Kapet në flagrancë qytetari

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërsa në arrest për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kanë përfunduar shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, sipas Policisë në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Një aksidnet ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, në Tiranë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J.

Blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përkrahu bashkëmoshatarin me precedentë penalë/ Arrestohet në Durrës 22-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

policia durres

Policia e Durrësit ka arrestuar një vajzë 22-vjeçare gjatë ditës së sotme.

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.B., e cila ka përkrahur një bashkëmoshatar të sajin me precendetë penalë.

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Sipas BW, vajza është e dashura e të riut.

LEXO EDHE:  Tentoi të kalonte kufirin me test Covid të falsifikuar/ Kapet në flagrancë qytetari

LEXO EDHE:  Tentoi të kalonte kufirin me test Covid të falsifikuar/ Kapet në flagrancë qytetari

Ndërkohë, kujtojmë se 22-vjeçari përplasi dy ditë më parë një çift bashkëshortësh në qytetin bregdetar dhe u largua nga vendngjarja, por policia bëri të mundur vënien e tij në pranga sot kur ai ishte duke bërë plazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE