Connect with Us

Barazimi në miqësoren ndaj Uellsit, trajneri Reja befason me deklaratën

Kombëtare

Barazimi në miqësoren ndaj Uellsit, trajneri Reja befason me deklaratën

Publikuar

-

Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare, foli për mediat pas ndeshjes. Gjatë analizës së tij, Reja deklaroi:

Duhet të marrim nëkonsideratë edhe faktin që ekipi kundërshtar është i fortë. Nuk ishte e lehtë në pjesën e dytë, ata aktivizuan edhe një sulmues tjetër të fortë.

Në pjesën mbrojtëse luajtëm mirë, por bëmë pak në sulm. Uellsi është një skuadër shumë e fortë. Duhet të ndryshojmë sjellje në kundërsulm, duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë.

Kemi bërë mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë vuajtëm. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen, duhet të jemi të aftë të hidhemi në kundërsulm dhe t’i ndëshkojmë. Rezultati mbetet pozitiv, por edhe paraqitja mbetet pozitive.

Balaj luajti mirë. Manaj dihet që është i mirë me topin, është një nga sulmuesit më të mirë që kemi. Më pëlqyen të katër sulmuesit. Selmani ishte debutues, por luajti mirë dhe tregoi personalitet. Edhe në topat e lartë ishte shumë mirë, besoj se gjetëm një lojtar të ri që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Mund të kemi bërë ndonjë gabim në daljet përpara, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Uellsi është ekip i fortë, të bën presing, por treguam vlera në aspektin karakterial dhe në duele. Nëse fitojmë më shumë siguri kur rinisim aksionet, do të ishte një hap i madh i hedhur përpara“, theksoi Edy Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Andi Lila: Për mua dhe kombëtaren e brezit tim do shkruajë historia

Publikuar

-

Nga

Krahasimi ndër vite mes dy ekipesh është gjithmonë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi ndikojnë talenti, forma e momentit e sidomos rezultatet. Por Andi Lila është i bindur se përfaqësuesja aktuale, ka më shumë talent në gjirin e saj sesa ajo që arriti objektivin historik të kualifikimit në Euro 2016.

Në “Euromania”, Lila veçoi cilësitë e lojtarëve aktualë dhe bindjen që ka se Shqipëria do të kthehet përsëri në skena kaq të rëndësishme. Por njëkohësisht, ai vlerësoi se si të parët e kualifikuar, ai dhe të gjithë ata që çuan Shqipërinë në Euro 2016, do të kujtoheshin gjatë.

“Skuadra e tanishme me skuadrën që ishim ne, mendoj se kjo skuadër që është sot ka shumë talent. Jam plotësisht i bindur që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përfaqësohet në vitet e ardhshme në evenimente kaq të mëdha. Jam me fat unë dhe brezi im se jemi të parët që shkuam në një eveniment kaq të madh dhe mendoj se të gjithë shqiptarët e historia do të shkruajë për ne sepse hera e parë mbahet mend gjatë”, tha Lila.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Pesë vite nga goli i Sadikut në Europian, UEFA bën postimin e veçantë

Publikuar

-

Nga

Si sot përpara 5 viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalet e një kompeticioni madhor siç ishte Kampionati Europian i vitit 2016 në Francë.

UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.

Goli i Sadikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë pasi ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një kompeticion kaq të madh si Kampionati Europian.

Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Erkand Qerimaj do përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios

Publikuar

-

Nga

Erkand Qerimaj ka dhënë lajmin e madh për sa i përket Olimpiadës së Tokios. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, shtangisti, konfirmoi se është kualifikuar, për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë Olimpiadë, pas 3 viteve gara kualifikuese, sakrificë dhe mund.

POSTIMI I QERIMAJT NË “FACEBOOK”:

Zyrtarisht i kualifikuar per Olimpiaden Tokyo 2020 per te perfaqesuar vendin tim,Shqiperine ! Pas 3 viteve Gara Kualifikuese , sakrifice dhe mund duke arritur te marr piket kualifikuese per kete kompeticion shume te rendesishem persa i perket karrieres time ! Faleminderit gjithe qe me kan mbeshtetur dhe besuar.

LEXO TE PLOTE