Connect with Us

10 këshilla për t’u mbrojtur nga dielli

Life Style

10 këshilla për t’u mbrojtur nga dielli

Publikuar

-

10 këshilla për t’u mbrojtur nga dielli

Kur përmendet fjala verë, mendja na shkon te dielli… nxirja… Gjatë ekspozimit në diell duhen respektuar disa rregulla të caktuara Ja dhjetë këshilla që duhen ndjekur, në mënyrë që të shijoni qëndrimin nën rrezet e diellit.

1.Mbron i lëkurën tuaj.

Kjo është e rëndësishme! Mbrojeni veten gjatë ekspozimit në diell duke përdorur krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin, sipas llojit të lëkurës që keni. Kremi me faktor SPF 50 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të çelët, ndërkohë që kremi me faktor SPF 30 ose 20 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të errët. Rekomandojmë: krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin.

2.Mos harron i të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës.

Duhet të aplikoni kremin me faktor mbrojtës çdo dy orë dhe pas larjes në det ose në pishina.

3.Mbron i zonën rreth syve.

Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit. Rekomandojmë: krem mbrojtës për zonën e syve.

4.Rifreskoni lëkurën pas qëndrimit në diell.

Aplikoni Dopo Sole; ai zbut lëkurën pas ekspozimit në diell duke i dhënë asaj një pamje të mrekullueshme. Falë formulës së veçantë hidratuese, ju fal qetësi, freskon lëkurën dhe largon skuqjet e padëshiruara nga ekspozimi në diell.

5.Përdorni krem CC

Gjatë verës nuk këshillohet përdorimi i kremit pudër me tonalitet të errët, por i atij me nuancë të çelët, në mënyrë që të përthithet nga lëkura. Rekomandojmë: Gosh CC cream,fondotinte e cila i jep lëkurës një pamje të shndritshme, ka mbulim të lehtë. Lëkura juaj qendron e hidratuar dhe e mbrojtur ndaj rrezeve të diellit falë faktorit mbrojtës SPF 10. Pa parfum dhe paraben.

6.Hidratoni lëkurën tuaj.

Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën. Ai do t’I rikthejë shkëlqimin lëkurës. Gosh krem hidratues për të gjithë tipet e lëkurës. I përshtatshëm për ditët e nxehta të verës, qendron dhe hidraton lëkurën tuaj. I pasur me faktor mbrojtës ndaj diellit SPF 10.

7.Eksfolioni lëkurën.

Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës duke realizuar një herë në javë procesin e eksfolimit.

8.Mbron i flokët.

Ashtu si lëkura, edhe flokët dëmtohen nga efektet shkatërruese të diellit. Rrezet e dëmshme, si dhe efekti i kripës apo klorit, dobësojnë flokët tuaj. Rekomandojmë përdorimin e vajrave apo sprajit mbrojtës për flokët.

9.Mbron i buzët

Përdorni shkëlqyes për buzët me faktor mbrojtës kundër rrezeve UVA dhe UVB. Kështu, buzët tuaja do të jenë të buta, të hidratuara dhe do t’i mbroni nga rrezet e diellit.

10.Përdorni parfum me aroma të freskëta

Keni planifikuar të shkon në plazh për të shijuar një ditë të bukur me diell? Ju sugjerojmë përzgjedhjen e aromave të freskëta verore ose të deodorantëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Ekspertët: Mos u futni në një vaskë me ujë të nxehtë nëse shihni…

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos u futni në një vaskë me ujë të nxehtë nëse shihni...

Me ditët dhe netët akoma të freskëta në shumë vende të SHBA-së njerëzit po preferojnë të relaksohen në ambiente me banja të nxehta. Sidoqoftë, përpara se të provoni nxhetësinë e ujit, ekziston një rrezik serioz i vaskës së nxehtë që ekspertët duan që ju të shmangni.

Nëse vaska po lëshon shumë avull, mos u futni brenda.Të gjitha vaskat e nxehta ka të ngjarë të lëshojnë pak avull, veçanërisht kur ato janë dukshëm më të ngrohta se ajri jashtë. Sidoqoftë, nëse vaska e nxehtë ku do të futeni është e rrethuar nga një sasi e konsiderueshme avulli, mund të dëshironi të rishikoni hyrjen.

“Uji me avull është origjina e sëmundjeve bakteriale si diarreja dhe legjionarët”, “thotë Brandon O’Malley , pronar i Kompanisë Sauna . “Shumica e këtyre sëmundjeve shkaktohen nga thithja e avullit të ndotur të ujit të nxehtë”, shpjegon O’Malley.

Ekspozimi i baktereve Legionella mund të çojë në rreziqe serioze shëndetësore.Sëmundja e legjionarëve është një lloj pneumonie serioze që mund të çojë në konfuzion, kollë, diarre, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, të përziera dhe marrje fryme, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Simptomat e Legjionarëve zakonisht shfaqen nga 2 deri në 10 ditë pas ekspozimit ndaj Legionella.

Ethet Pontiac priren të jenë një infeksion më i lehtë i mushkërive, simptomat e të cilit ndodhin zakonisht brenda tre ditësh nga ekspozimi ndaj Legionella; simptomat, të cilat zakonisht përfshijnë dhimbje muskulore dhe ethe, zakonisht zgjasin nën një javë. Nëse keni zhvilluar ndonjë nga simptomat e lartpërmendura dhe kohët e fundit keni qenë në ose pranë një vaske të nxehtë, kontaktoni një profesionist mjekësor.

Disa grupe ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë se të tjerët.Ndërsa sëmundja e Legjionarëve dhe Ethet Pontiac mund të çojnë në komplikime serioze shëndetësore, CDC thotë se njerëzit e shëndetshëm zakonisht nuk sëmuren kur ekspozohen ndaj Legionella.

Sidoqoftë, duhanpirësit aktualë ose të mëparshëm, individë me probleme kronike të shëndetit të mushkërive, njerëz me kancer, individë me imunitet të kompromentuar, njerëz 50 e më të vjetër dhe ata me sëmundje kronike duke përfshirë dështimin e veshkave, dështimin e mëlçisë ose diabetin, janë në rrezik më të madh të komplikimeve nga ekspozimi i Legionella .

Edhe ecja afër një vaske të ndotur që lëshon avull mund t’ju vë në rrezik.Edhe nëse në të vërtetë nuk zhyteni në vaskën e nxehtë, përsëri mund të jeni në rrezik për tu prekur nga sëmundja e Legionaireve ose Ethet Pontiac.

Sipas një raporti të vitit 2020 të publikuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Karolinës së Veriut, 135 njerëz zhvilluan sëmundjen e Legionnaire dhe një person zbriti me Ethet Pontiac pasi morën pjesë në Panairin e Shtetit Malor NC në 2019. Në total, 96 persona ishin u shtrua në spital për shkak të shpërthimit dhe katër vdiqën. Pas një hetimi, të gjitha sëmundjet u gjurmuan në vaska të nxehta të ekspozuara që lëshonin ujë të aerosolizuar , i cili më pas u mor me frymë nga të pranishmit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Pritja e ish konkurrentëve të Përputhen në Shkodër/ Shpërthejnë ndjekësit: Nuk bëhet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, ish konkurrentët e Pëpruthen kanë ndaluar në Shkodër ku janë pritur nga një numër i madh njerëzish të cilët vraponin pas tyre për t’i takuar apo për të shkrepur një foto me ta.

Video ka patur shumë reagime në rrjetet sociale ku ndjekës të revoltuar kanë reaguar duke e quajtur këtë veprim jo normal.

Ata shkruajnë se prandaj nuk bëhet Shqipëria pasi njerëzit në këtë vend ngrihen për gjëra të kota dhe jo për shqetësimet që realisht kanë./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Të ndarë prej ditësh/ Bora Zemani tregon raportin e Sarës me Atdheun

Publikuar

-

Nga

Ish konkurrentët e Pëpruthen, moderatorja Bora Zemani, autorja e programit, Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi kanë nisur prej javësh me turin e tyre në gjithë Shqipërinë.

Këtë radhë destinancioni ishte Shkodra ku hsumë prej ish konkurrentëve janë pritur me shumë entuziasëm nga fansat.

Por përpos kësaj moderatorja bora Zemani ka publikuar një moment ku shoihen Sara me Atdheun, duke e shoqëruar postimin me dy zemra.

Kjo tregon se Sara dhe Atdheu kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin edhe pse pak ditë më parë ata konfirmuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE