Connect with Us

“Zoti fal mëkatet shpirtërore dhe jo ligjore”/ Taulant Balla thumbon Ilir Metën

Politikë

“Zoti fal mëkatet shpirtërore dhe jo ligjore”/ Taulant Balla thumbon Ilir Metën

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, nga Manastiri i shenjtë i “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan, ka thumbuar Presidentin Ilir Meta.

Ky i fundit ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me procedurat për shkarkimin e tij tha se “zoti i faltë, se nuk dinë çfarë bëjnë”.

Nga ana tjetër Balla ndërsa tha se kjo ditë duhet të shërbejë për të bashkuar  edhe krerët e politikës jo vetëm qytetarët, thumboi edhe Metën.

LEXO EDHE:  Vjen reagimi i parë nga PD/Meta nuk tha asgjë më shumë se …!

Kisha mbi të gjitha zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore jo ato ligjore. Nuk e di se çfarë ka thënë presidenti kështu që t’a lemë me kaq”, u shpreh Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Desada Metaj, merre shtruar”/ Ironia therëse e Evi Kokalarit ndaj drejtoreshës së Bashës

Publikuar

-

Nga

Kcna lajme politik

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari i është përveshur Desada Metaj, e cila bën Drejtoreshën e Komunikimit në Partinë Demokratike.

Shkak për reagimin e Kokalarit, është bërë një postim në rrjete sociale, nga një faqe që thuhet se administrohet nga drejtoresha e Bashës, Desada Metaj.

Sipas së njëjtës faqe Evi Kokalari ironizohej se do të merrte drejtimin e PD.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS e pranon publikisht/Do jemi sërish në koalicion, këtë radhë me …!

LEXO EDHE:  Balla tallet me Metën/ Shpresoj që mos t’i kenë kënduar këngën e “Hajredin Pashës



Ironi therëse , ka qenë edhe kundërpërgjigjja e Kokalarit.

“Desada Metaj, merre shtruar se Evi Kokalarit s’ja ha shkopin as ti e as ata që kanë ngelur në zyrat e PD-së”, shkruan Kokalari në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Parajsa në Ferr/ Historitë e pabesueshme të miliarderëve që mbetën trokë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e dytë)

Vijaj Mallja

Ai u quajt “Mbreti i Kohëve të Mira”,dhe u bë prodhuesi më i pasur i pijeve në Indi në moshën 28 ​​vjeçare, pasi mori drejtimin e njërit prej bizneseve të babait të tij. Me këtë kompani, ai grumbulloi një pasuri prej 1.5 miliardë dollarësh. Por kur borxhet e kompanisë “Kingfisher Airlines” u rritën, filluan edhe problemet e tij financiare.

Kompania e tij ajrore, e themeluar në vitin 2005, dhe falimentoi gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, që solli edhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburantit. Ai u arratis në Britani në vitin 2016, pasi u kërcënua me padi në gjykatë nga huadhënësit.

Si pasojë e borxheve në rritje, “Kingfisher Airlines” u detyrua të ndërpresë aktivitetin në vitin 2012. Për më tepër, kjo linjë ajrore u vendos nën hetim për parregullsi financiare dhe devijim fondesh.

Alen Stenford

Stenford u dënua për skemën e dytë më të madhe piramidale në historinë e SHBA-së, dhe aktualisht po vuan një dënim prej 110 vitesh burg të dhënë në vitin 2012. Më shumë se 18.000 investitorë humbën 7 miliardë dollarë në skemën e tij mashtruese, dhe ata nuk janë kompensuar ende për humbjet e tyre.

Ish-bankieri e realizoi atë mashtrim duke dezinformuar 50.000 investitorët se sa mirë menaxhoheshin investimet e tyre. Stenford u akuzua për mashtrim nga Komisioni i Letrave me Vlerë, por ai ka deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm, dhe viktimë e një hetimi të rremë.

Patrisha Klug

Klug investoi një shumë të madhe parash mbi një fermë me vreshta, shumë të cilën ajo e fitoi nga divorci me ish-bashkëshortin. Investimi u krye së bashku me burrin e saj të tretë, Uilliam Mozes. Disa muaj pasi verërat “Kluge” u shfaqën në tryezat e shoqërisë së lashtë, ato nisën të tregtohen edhe në restorantet luksoze.

Për këtë arsye, Klug vendosi që ta zgjerojë biznesin e saj. Ajo mori 65 milionë dollarë hua dhe zgjeroi kapacitetet prodhuese. Por ai ishte dhe fillimi i rrënimit të saj. Blerësit nuk u tërhoqën më nga verë arat që ajo prodhonte,ndaj dhe vlera e verërave ra ndjeshëm.



Ferma u nxor në shitje në vitin 2009 nga Kluge, fillimisht me një çmim 100 milionë dollarë, më pas u reduktua në 48 milionë dollarë dhe në fund në vetëm 24 milionë dollarë. Më pas ajo u përpoq të shiste sende të tjera për të shlyer huanë, përfshirë të gjitha sendet e saj personale, përfshirë bizhuteri, veprat e artit, mobiliet, etj, që vlenin vetëm 15.1 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Rama-Meta/Çfarë u diskutua për 90 minuta?

LEXO EDHE:  Vjen reagimi i parë nga PD/Meta nuk tha asgjë më shumë se …!

Meqë ferma nuk pati asnjë blerës, në vitin 2010 Klugsh palli falimentin dhe Banka e Amerikës që ishte huadhënëse ia konfiskoi shtëpinë dhe e nxori atë në ankand, blerësi i saj ishte Donald Trump.

Obrej Meklendon

Meklendon ishte bashkëthemelues i kompanisë së gazit “Chesapeake Energy”, dhe kishte një pasuri neto prej 1.2 miliardë dollarësh. Në vitin 2016, ai u akuzua për komplot federal për manipulim të padrejtë të ofertave të shpimit. Dhe kur vdiq kishte një mal me borxhe.

Më 2 mars 2016, Xhon Rejmond, drejtues ekzekutiv i “Energy and Minerals Group” (EMG), u dërgoi një njoftim të gjithë investitorëve të tij se ai nuk do të punonte më me Obrej Meklendon. Në atë kohë “Chesapeake Energy” arrti të ishte e dyta në SHBA për prodhimin e gazit natyror.

Gjithsesi, ai ishte në prag të një rënie të habitshme. Prokurorët federalë e akuzuan Meklendon për manipulimin e ofertave të shpimit, vetëm një ditë para se Rejmond të dërgonte memon e tij. Kompania e sapoformuar e Meklendon, “American Energy Partners”, kishte investuar më shumë se 3 miliardë dollarë tek EMG.

Më 2 mars, Meklendon shkoi në zyrën e tij dhe dërgoi disa e-maile. Pastaj hipi makinën e tij dhe u largua nga Oklahoma për në veri. Më pak se 20 minuta më vonë, ishte duke ecur me 110 km/h, kur u përplas me parmakët e një urie. Meqenëse nuk mbante rrip sigurimi, Meklendon gjeti vdekjen e menjëhershme.

Shon Kuin

Kuin ishte njeriut më i pasur i Irlandës. Por investimet e tij të këqija, bënë që ai të humbte pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Në marsin e vitit 2008, Shon Kuin ishte njeriut i 164-të më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 6 miliardë dollarësh, dhe12-ti më i pasur në Britaninë e Madhe.

Kuin ishte një biznesmen i bërë vetë. Ai krijoi një rrjet biznesesh që xhironin miliarda paund duke shitur zhavorr, të cilin e nxirrte nga ferma e familjes së tij në Derrilin. Por në vitin 2010, e gjithë perandoria e tij u rrëzua, dhe një vit më vonë, ai shpalli falimentin, duke pretenduar se kishte më pak se 55 mijë paund pasuri. Banka IBRC që ishte huadhënësja e tij kryesore u përpoq të rimbursonte2 miliardë euro që i kishte borxh familja Kuin. Shon Kuin u dënua me burg në nëntor të vitit 2012 për shpërfilljen e vendimeve të gjykatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tanket e Serbisë në veri të Kosovës/ Ngjela bën thirrje për “luftë”: Ta mbyllim një herë e mirë me këta banditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në Veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Serbia po dërgon tanket e saj në kufirin me Kosovën.

Më tej, Ngjela bën edhe një deklaratë të fortë, ndërsa shkruan se do ishte mirë që Serbia të ndërmarrë një hap luftarak, dhe kështu sipas tij do të merrte përgjigjen e merituar, për dhunimin e shqiptarëve për 150 vite.

Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.



LEXO EDHE:  Balla tallet me Metën/ Shpresoj që mos t’i kenë kënduar këngën e “Hajredin Pashës

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Rama-Meta/Çfarë u diskutua për 90 minuta?

Dashtë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.

Por jo sot.

Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t’i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE