Connect with Us

“Të dua sa vetëm Zoti e di”/ Me foto mahnitëse, Klea uron të birin për ditëlindje

Showbizz

“Të dua sa vetëm Zoti e di”/ Me foto mahnitëse, Klea uron të birin për ditëlindje

Publikuar

-

/
“Të dua sa vetëm Zoti e di”/ Me foto mahnitëse, Klea uron të birin për ditëlindje

Sot, Krid i Klea Hutës dhe Elgit Doda fetson ditëlindjen e parë. Nëpërmjet disa fotove të mrekullueshme Klea ka shkruar urimin më të veçantë dhe të bukur për të voglin e saj.

Krid i mamit, jeta ime e shtrenjtë, qënie e qënies time.

Frymë e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe.

Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shpërtheja nga lumturia, momenti kur uneëu takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.

Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.

Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.

Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.

Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.

Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.

LEXO EDHE:  Klaudias i vjen në majë të hundës! Ja ç’u bën fansave

Mua dhe babin @elgitdoda na ke perjete me syte nga ty.

Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.

Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!”, shkruan Klea./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“Publiku është në kufijtë e toksikes”/ Sonila Meço: Jeta vijon jashtë Big Brother…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sonila Meço për dy spektakle rradhazi  ishte e ftuar si opinioniste në ‘Big Brother VIP’, për shkak të mungesës së Balinës.

Duke parë të gjithë ‘rrjedhën’ e komenteve Sonila ka vendosur të bëjë një reagim publik duke theksuar faktin se kjo eksperiencë e shkurtër nuk ishte aspak një zgjedhje e lehtë.

Postimi i plotë:

“Dy netët si e ftuar në Big Brother Vip nuk qenë zgjedhje e lehtë. Sepse, së pari profili im si gazetare aktualiteti dhe më rrallë si drejtuese programesh shoë nuk ish familjar për publikun në një format të tillë.

Së dyti, sepse angazhimi im me Task Force më ka vënë në timonin e një makine të shpejtë, aerodinamike, në kthesa të forta dhe pak shpërqendrim krijon problem me udhëtimin.

Së treti, sepse të hysh në mes të programit, kur ka fituar ritmin dhe frymën e vet duhet shumë kujdes e takt për të mos ndikuar thelbin tashmë të konsoliduar.



Dhe së fundi, sepse përfshirja emotive e publikut në këtë shoë është në kufijtë e toksikes duke rrezikuar sinorë të rëndësishëm të etikës dhe përftimit të realitetit.

Por pranova për tre arsye:

  1. Sot më shumë se kurrë media ndikon koshiencën kolektive dhe rreziku prej papërgjegjshmërisë së ne njerëzve që bëjmë media dhe motiveve etike të publikut është i madh. Një shtrembërim hierarkie vlerash sot e këput shtyllën kurrizore të një kombi nesër.
  2. Unë kam nevojë si njeri publik të përftohem edhe përtej “xhaketës” politike, debatit të rëndë të aktualitetit. Publiku e do njerëzor sot personazhin televiziv, sepse rrjetet sociale e kanë holluar shumë paretin ndarës mes teleshikuesve dhe njerëzve publikë e mediatikë.
  3. Sepse e keqja dhe e padenja janë kaq “të nevojshme” për të ushqyer debatet ditore dhe i japin limfë salloneve televizive që mbajnë gjallë edhe personazhe sa politike, të aktualitetit, të artit e shoëbizit që me thashethemnajën kanë krijuar pasurinë e tyre.

Dhe patjetër një kortezi për disa miq të vjetër e më rishtarë në televizionin ku përjetova sukseset e para profesionale.

Por vetëm këto dy dalje qenë edhe pakti, sepse unë vijoj angazhimin ditor me punën time, që e dua fort.

Për të apasionuarit pas banorëve e programit u them se ka shumë rëndësi të kuptohet se pavarësisht se BB është një dalje në vitrinë e disa personazheve të njohur, sërish janë njerëz në një lojë. Të privuar fort nga privacia, nga informacioni dhe realja nuk mund të jetë kjo assesi jeta normale. Ndaj çdo ditë kanë betejë me instiktet që shtohen prej privimit. Por kanë edhe përgjegjësi, për të mirën e tyre ërndryshe perceptohen si kavie, si banorët e një kopshti zoologjik duke argëtuar ata jashtë, por duke shkatërruar veten. Kjo ka shumë më rëndësi se një lojë, sepse jeta vijon jashtë BB”, shkruan Sonila në postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTO- Bora Zemani kapet “mat” me Atdheun/ A po hakmerret kundër Donaldit?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej kohësh në media është aluduar për një lidhje të mundshme mes Borës dhe ish-konkurentit të “Përputhen” Atdheut.

Ka qenë ky i fundit, i cili  në disa dalje televizike është shprehur se ka pëlqim për Borën dhe kjo ndezi dyshimet se mes tyre ka diçka, madje ka pasur thashetheme se ky fakt ka qenë edhe shkaku i ndarjes së Borës me aktorin e humorit.

Gjithsesi Bora së fundi ka qenë emri më i komentuar edhe për shkak të “tradhëtisë” nga ana e Donaldit.

Afrimiteti, deklaratat dhe puthjet e shkëmbyera me njëri-tjerit kanë bërë që trekëndëshi Bora-Donaldi dhe Beatrix të jetë tema më e diskutuar e momentit.

LEXO EDHE:  Më në fund, e tha! Flori Mumajesi zbulon se kujt i dedikohet kënga “Plas”

LEXO EDHE:  Mbush plot 50 vjeç!/ Jennifer Lopez feston ditëlindjen



Një foto e postuar nga Kryefjala.com, ka bërë xhiron e rrjetit sepse duket Atdheu jashtë makinës pasi është ndaluar nga policia dhe po përflitet se brenda makinës ka qenë pikërisht Bora.

Kujtojmë se edhe gjatë spektaklit të djeshëm Donaldi ka thënë se mes tij dhe Borës kanë ndodhur shumë gjëra dhe në këtë mënyrë ka lënë të nëkuptuar se është lënduar nga diçka.

Gjithsesi, pas gjithë kësaj zhurme të madhe në rrjet Bora ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur, pa dhënë asnjë deklaratë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Xhemi Shehu i rikthehet ekranit/ Ja ku do e shohim moderatoren së shpejti

Publikuar

-

Nga

Pas largimit nga Portokalli, Xhemi Shehu zbulon se kush do t'i mungojë më shumë

Xhemi Shehu prej kohësh ka qenë e distancuar nga ekrani, konkretisht që kur ajo hoqi dorë nga drejtimi i programit humoristik “Portokalli”.

Por ka një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e Xhemit.

Së shpejti moderatorja do të rikthehet në ekran në rolin e prezantueses.



Mësohet se ajo do të jetë pjesë e edicionit të “Festivalit të Këngës” krahas emrave të tjerë të njohur si Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

LEXO EDHE:  Pas romancës me Redjan Rrajën/ Kejvina Kthella shfaqet në krahët e këngëtarit të famshëm

LEXO EDHE:  Pas romancës me Redjan Rrajën/ Kejvina Kthella shfaqet në krahët e këngëtarit të famshëm

Të gjithë do të jënë në prezantimin e netëve live të Festivalit.

Një emër tjetër që aludohet se do të jetë pjesë e prezantimit, është edhe kantautori Ardit Gjebrea, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për të./CNA.al

LEXO TE PLOTE