LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj/ Apeli liron babë e bir

4 Qershor 2021, 15:54, Aktualitet CNA
Të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj/ Apeli liron babë e bir

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu Et’hem dhe Dino Muhaj.

Babë e birë janë akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj nga fshati Rabije në shtator të vitit 2018.

Et?hen dhe Dino Muhaj prej dy vitesh e gjysëm ndodheshin në paraburgim, ndërkohë nga vendimi i sotëm ata janë lënë në arrest shtëpie.

Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar  ç’ka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qëndronin më në paraburgim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga