LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surpriza e kësaj vere!/ Devis Xherahu sjell hitin e famshëm me yllin e muzikës greke

4 Qershor 2021, 11:50, Lifestyle CNA
Surpriza e kësaj vere!/ Devis Xherahu sjell hitin e famshëm me yllin e

Surpriza e kësaj vere erdhi! Këngëtari i njohur korçar, Devis Xherahu do të sjellë baladën e famshme ?Aggele mou? në bashkëpunim me yllin e muzikës greke Panos Psaltis.

?Aggele mou?, një hit i dëgjuar me miliona herë tashmë do të jetë në greqisht dhe shqip. Kjo baladë e fortë dashurie do të vijë nga dy këngëtarët e mirënjohur Devis Xherahu dhe Panos Psaltis.

CNA.al ka mësuar se klipi i këngës do të bëhet publik sot në orën 18:00. Ndërkohë në mbrëmje nëpërmjet ekranit të TV Klan tek emisioni ?Zonë e Lirë? do të keni mundësinë të dëgjoni të gjithë këtë baladë dashurie nga korçari Devis Xherahu dhe këngëtari grek Panos Psaltis.

Ndërkaq CNA.al ka siguruar edhe fotot e shkëputura nga klipi i këngës së dy yjeve të muzikës./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga