LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në spitalin e Fierit/ Pezullohen dy mjekët që u merrnin para pacientëve

4 Qershor 2021, 07:02, Aktualitet CNA
Skandali në spitalin e Fierit/ Pezullohen dy mjekët që u merrnin

Dy mjekë të spitalit të Fierit që merrnin ryshfet janë pezulluar sot nga detyra, njofton Ministria e Shëndetësisë. Ata u kapën me zë dhë figurë duke marrë para nga qytetarët.

Skandali u denoncua nga emisioni ?Stop?, pas ankesave nga qytetarë të shumtë në Fier.

Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore.

Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.

Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.

“Pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin Stop në TV Klan, ku dy prej mjekëve në Spitalin e Fierit shfaqen duke u marrë ryshfet qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kërkuar menjëherë Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra ndërsa organeve kompetente hetimin e plotë të ngjarjes.

Mjekun psikiatër me inicialet A.S., dhe mjekun ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar.

Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t?i denoncojnë në çdo rast”, njofton Ministria e Shëndetësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga