Connect with Us

Skandali/ I heqin KEMP-in pas 17 vitesh dhe i kërkojnë të kthejë 4 milionë Lekë

Denoncim

Skandali/ I heqin KEMP-in pas 17 vitesh dhe i kërkojnë të kthejë 4 milionë Lekë

Publikuar

-

Skandali/ I heqin KEMP-in pas 17 vitesh dhe i kërkojnë të kthejë 4 milionë Lekë

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një 17-vjeçareje që trajtohet me KEMP prej vitesh, por që muajt e fundit i është ndërprerë. Ndodhemi në Njësinë Administrative Nr.3 në zonën e Maternitetit të Ri në kryeqytet. 17-vjeçarja Fiorentina vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit.

Nëna e saj, Kozeta, tregon se vajza nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë KEMP për 17 vite me radhë. Por në muajin Tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Nënës i është thënë vetëm që duhet ta çojë të bijën në KEMP epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as KEMP.

Kozeta Cara: Kam vajzën të sëmurë që 9-muajshe, Fiorentina Cara. Atë e kam shtruar për një temperaturë, aty ajo pësoi ujë në kokë më thanë doktorët. E kam operaruar që 9-muajshe. Epikriza e vajzës hidrocefali, epilepsi meningjiti. Kjo nuk është e zonja për asnjë gjë. Për të ngrënë, i jap unë për të ngrënë, për ta ndërruar e ndërroj unë. Vajza sot është 17 për 18 vjeçe. Që 9-muajshe vajza ime ka marrë KEMP. Edhe unë kam marrë kujdestarinë e vajzës. Vajza është grupi i parë. Që në Tetor kjo nuk ka marrë KEMP-in edhe kujdestarinë. Shkoj te Njësia Nr.3 nuk më japin përgjigje, nuk e përfiton vajza. Po se ku është problemi as unë nuk e di. Këta thonë tani që do ta hedhësh në KEMP-in epror. Pse duhet ta hedh në KEMP-in epror kur vajza ime e ka marrë që 9-muajshe. Kam 6 muaj që nuk e kam marrë. Vajza ka dhe statusin e të verbërve. Ka disa gjëra që kur e kap edhe sëmundja e vetë ajo deformohet. Mua më duhen lekët për bebelinat, për gjëra personale të vajzës.

Emisioni Stop u interesua pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, të cilët thanë se komisioni i nivelit të parë ka vendosur që të shkëputet KEMP-i, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë.

Pavarësisht gabimit njerëzor të punonjëses, ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e radhës do të merret vendimi për Fiorentinën. Ne jemi rikthyer në Njësinë Administrative Numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton se Fiorentina ka marrë më shumë para sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë Lekë të vjetra, për shkak të gabimit të punonjëses.

Gazetarja: Tani zotëria është babai. Dhe thotë, që nuk e ka marrë këtë pagesë, që duhet të jetë gati tek 253 mijë lekë të vjetra në muaj.

Punonjësja: Fiorentina Cara në 2016-2018 është trajtuar me status paraplegjie. 2018-2020 statusi i është hequr. Për shkak të një gabimi njerëzor, që ka bërë punonjësja, është vazhduar të paguhet me status. Në momentin, që në tetor të 2020-ës duhet të dërgohej për rikomisionim për paraplegji, konstatohet, që është paaftësi. Ka marrë gati 160 mijë lekë më tepër në muaj. Më tepër sec i takojnë. Kjo gjë konstatohet dhe i mbahen.

Gazetarja: Duhet t’i mbahen për shkak të gabimit të punonjëses? Kush punonjëse e ka bërë gabimin?

Punonjësja: Punonjësja për momentin nuk është. Është me raport, është e sëmurë. Duhet ta marri PAK-un, por meqënesë zotëria ka marrë 4 milionë më tepër në 2 vite, pagesa i duhet mbajtur.

Gazetarja: Është faji i zotërisë, që është bërë gabimi dhe duhet t’i mbahen lekët?

Punonjësja: Është gabim njerëzor, që punonjësja e ka bërë.

Gazetarja: Gabim njerëzor, që po i kushton zotërisë aty.

Punonjësja: Po zotëria i ka marrë lekët.

Gazetarja: Dhe prandaj nuk po i kalojnë këto të PAK-ut?

Punonjësja: Ato kanë filluar t’i kalohen dhe po i mbahet vetëm pagesa e kujdestarisë, sepse është grupi i parë.

Gazetarja: Se është për një gabim kaq kohë të gjatë, punonëjsja të paktën të mbajë përgjegjësi, se është paaftësia e saj, që nuk e kupton për kaq kohë.

Punonjësja: Po patjetër, që është paaftësia, pakujdesia.

Gazetarja:Po patjetër paaftësi, por vetëm ai do e paguajë në këtë rast.

Punonjësja: Atij i kushton shumë, por ai i ka përvetësuar ato lekë. Fiorentina nuk ka dalë përfituese e statusit.

Gazetarja: Prej një gabimit të mjekut këtë rradhë. Pra, për gabimet e gjithë njerëzve, arrijmë në këtë… Pse muajt e tjerë nuk i është heq vetëm kujdestaria, por i është heq e gjitha?

Punonjësja: Se ishte ideja, që të shlyhej sa më parë ajo shumë.

Gazetarja: E vendos ai, se sa mund të lërë të paguhet.

Punonjësja: Dakord!/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është një ndër institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort edhe nga faktori ndërkombëtar. SPAK, është parë si shpresa për shqiptarët që më në fund të vijë drejtësia e munguar dhe se korrupsioni në radhër e politikës dhe zyrtarëve të lartë, më në fund do të marrë ndëshkimin e merituar.

Por, SPAK tashmë është përballë provës, për të treguar nëse është vërtetë në lartësinë e pretenduar.

CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar një skandal të përmasave të paimagjinueshme, ky dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të politikës, përfshirë zyrtarë të qeverisë “Rama”.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, ku sasi të mëdha pesticidesh që përdoren në bujqësi, janë sjellë nga Kina në Shqipëri, dhe besohet se tashmë janë konsumuar nga konsumatorët shqiptarë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji. Por, si “mjeshtra” që janë, janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. ( Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Ndërsa një ditë më parë, CNA.al raportoi se ka nisur edhe një kontroll nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në dogana.

Po ashtu, CNA.al, ka mësuar se në këtë rast ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt mes zyrtarësh. Ka pasur “viktima”, ka pasur “prerje kokash”, por jo në kundërshtim, pra për të bllokuar hyrjen e pesticideve në Shqipëri, por për t’i favorizuar ato.

Ka përfshirje të zyrtarëve të lartë, drejtues të lartë të qeverisë shqiptare, doganat, por edhe sistemi i korruptuar i drejtësisë.

Gjithashtu mësohet se ka pasur edhe ndryshime ligjore që mesa duket kanë favorizuar pesticidet kineze, duke iu lehtësuar rrugën në dogana.

Por fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjellë nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian. Dhe megjithëse një akt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligji, pasi në Shqipëri nuk mund të hyjë asnjë pesticide apo plehra kimike nga vende jashtë BE-së, krimi mesa duket ka ndodhur.

Por, tashmë krimi ka ndodhur, dhe SPAK është përballë provës. SPAK tashmë duhet të tregojë nëse ka sy të shohë e veshë të dëgjojë./CNA.al

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Skandali-Pesticide kineze për shqiptarët/ CNA.al sjell të tjera dokumente

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

LEXO TE PLOTE

Denoncim

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

Publikuar

-

Nga

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-vjeçari, i cili është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për arrestimin e Ronaldo Xhorajt nga Fieri, i cili në 4 Qershor është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur për të vjedhur një biçikletë.

Tashmë i riu ndodhet në paraburgim, por babai i tij për emisionin “Stop” thotë se akuza kundër djalit është e padrejtë dhe kërkon lirimin nga burgu.

Më kanë kapur djalin, ma kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në datën 4 Qershor. Unë kam ardhur nga puna dhe fëmijët i kisha në shtëpi. Më thanë që do dilnin një xhiro dhe sa kishin ardhur tek shatërvani e kishin kapur djalin. I kishin thënë kush je, hajde se kemi një sqarim me ty. Pasi kishin çuar djalin në polici, erdhën në shtëpi dhe bënë kontroll.

Nuk kishin mandat nga prokuroria për kontroll por unë i lash. Nuk gjetën gjë. Pastaj më pyetën mua se me çfarë ikja në punë dhe u thash që iki në këmbë dhe nuk kam biçikletë. Djali është 18 vjeç dhe akuzohet se ka shtyrë dy të mitur që të vidhnin biçikleta. Djalin e kisha në Greqi dhe kishte ardhur për të bërë pasaportën dhe kartën e identitetin. Kam shkuar në polici dhe nuk më kanë thënë asgjë. Djali im është i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar me një tjetër“, shprehet Ramiz Xhoraj.

Ndërkohë i mituri që sipas policisë ka dëshmuar kundër Ronaldo Xhorajt, mohon që të ketë thënë një gjë të tillë. “Stop” ka siguruar dëshminë e tij, në të cilën ai thotë se është ngatërruar person dhe Ronaldo është i pafajshëm.

Është ngatërruar person. Unë nuk kam thënë për atë. Ai nuk ka punë fare në këtë mes. Është ngatërruar si person. Është ngatërruar si person Ronaldo Xhoraj. Ronaldo Xhoraj nuk ka faj fare në këtë mes. As nuk ia ka haberin fare. Thjesht, i është ngatërruar emri, mbiemri dhe fytyra“, shprehet i mituri.

Vetë babai i 13-vjeçarit thotë për “Stop” me Ronlado Xhorajt është bërë një ngatërresë. Po ashtu ai thotë se policët kanë refuzuar që të marrin një dëshmi të dytë nga djali i tij i mitur.

Atë ditë, që ka qenë djali im, nuk kam patur dijeni. E kam marr djalin, i kam bërë disa provokime, që të më thotë, se çfarë ka ndodhur. Djali më ka thënë, se ka qenë një person, që e ka dhunuar, e ka goditur, i thoshte: Merre që këtu e çoje  në filan vend dhe i jepte 500 Lekë. Djali është ngatërruar në polici dhe ka thënë gjë tjetër.

Ky djali, që ka futur policia brenda, djali thotë, që nuk është  ky. Madje, e çova atë ditë në polici. Kanë qenë shefat e policisë, u thotë shefave të krimeve, që nuk është ky. Njeri nga ata i thotë: ‘Ore figurë,ndryshe na the në mëngjes dhe ndryshe po na thua në darkë’. Unë i thashë djalit: ‘Mos e merr më qafë tjetrin! Je i sigurt, që është ky?’ Më tha djali që, jo, nuk është ky dhe unë e marr dhe e çoj vetë në polici. Në pasdite nuk e morën në konsideratë dhe i thanë që ke dhënë deklarimin paradite“, është kjo dëshmia e babai të të miturit.

Emisioni “Stop” ka siguruar dhe procesverbalin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, por ky dokument ka shumë pasaktësi, duke filluar që nga emri, mbiemri, mosha dhe të dhënat e tjera. Çështja e 18-vjeçarit është në duart e prokurorisë së Fierit. Gjykata e Fierit ka lënë të riun në burg dhe tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e Ronaldo Xhoraj./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetarët e Fiks Fare u prezantuan në qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që  gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë Demokratike, e lejuan të votonte, edhe pse ishin të bindur që po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së, kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore, por votoi fare lehtë vetëm me ID.

Qendra e votimit të PD-së, Vorë

Fiksi: Si kaluat?

Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?

Fiksi: Jo, nuk kam kam kartë anëtarësie.

Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?

Fiksi:  Jo, kam ardhur nga jashtë.

Komisioneri 1: Banorë ku je?

Fiksi: Në Marikaj.

Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?

Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument.

Komisioneri 1: Jo më s’ka nevojë për dokument, probemi qëndon….

Fiksi:  Ku?

Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarsimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.

Fiksi:  Hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.

Komisioneri 1: Po mo po.

Fiksi:  A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?

Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.

Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.

Vëzhguesja: Vjet, për çfarë ke votuar?

Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.

Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait.

Fiksi: …….

Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim domethënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….

Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.

Komisioneri 1: Firmos pak këtu.

Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.

Fiksi:  Kam shkuar me e kërkuar dhe më kanë thënë është mbyll.

Komisioneri 2: Te kush?

Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.

Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thonë që proçesi u manipulua. A kupto?

Fiksi:  Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po…. Faleminderit kalofshi mirë./ tch

LEXO TE PLOTE