LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas sherri te Gjermania, dy lojtarët e Bayernit përplasen me njëri-tjetrin

4 Qershor 2021, 07:03, Sport CNA
Plas sherri te Gjermania, dy lojtarët e Bayernit përplasen me

Teknikisht ai është një nga lojtarët më të mirë që ka Gjermania. Por, e ka kuptuar Leroi Sane pas lënies jashtë në Botërorin e 2018-ës, se për çfarë bëhet fjalë? Në miqësoren ndaj Danimarkës anësori i ?Pancerave? nuk ia doli në shumë raste ta driblonte kundërshtarin, mungoi gjuha e trupit dhe sprintet ishin të vakëta, saqë nuk patën asnjë impakt te kundërshtari. Kjo bëri që në drejtim të tij, të vinte një ulërimë e mesfushorit dhe shokut të tij të skuadrës Joshua Kimish. Ishte minuta e 51? kur Danimarka fiton një top në gjysmëfushën e saj.

Gnabri, Myler dhe Kimish bëjnë menjëherë presing për ta rifituar topin, vetëm Sane jo. Më pas dëgjohen dy herë fjalët e Joshuas: ?Leroi sulmo, sulmo Leroi!? Sane nuk reagoi dhe qëndroi me një pamje të inatosur. Disa sekonda më vonë, Leroi ndërhyn në mënyrë të gabuar drejt kundërshtarit duke u bërë lojtari i parë, që mori një karton të verdhë në ndeshjen e së mërkurës. Sjellja e Sanesë e ka nevrikosur shumë Kimishin që dhe disa ditë më parë në stërvitjen e kombëtares është parë të flasë i inatosur me shokun e tij të skuadrës. Duket se Sane është një trup i huaj në skuadrën e Lëvit duke mos bërë atë që kërkohet nga ai.

Një mungesë totale dëshirë që mund të ketë pasoja për të. Për ta qetësuar situatën foli zëvendëstrajneri Markus Sorg, i cili tha se Sane kishte bërë hapa përpara. ?Leroi është një lojtar ndryshe nga çka qenë më parë. Ai është përmirësuar në disa aspekte gjatë lojës dhe pse duhet të bëjë më shumë, sigurisht që të gjithë lojtarët duhet të sakrifikojnë disa herë edhe jashtë pozicionit të tyre?. Me ardhjen e Kai Haverc dhe Timo Verner, Sane mund të humbasë një vend titullari dhe ndoshta edhe më shumë. Ai duhet të tregojë gjatë këtyre ditëve se për të luajtur në Europian i duhet të djersitë shumë. Lëv mund të marrë një vendim ekstrem, ashtu siç bëri disa ditë para se të niste kampionati Botëror në 2018-ën. Ditët e ardhshme janë një test i vërtetë për të.

Lajmet e fundit nga