Connect with Us

Partia Komuniste e Kinës kundër botës, ne duhet ta luftojmë para se të jetë tepër vonë

Blog

Partia Komuniste e Kinës kundër botës, ne duhet ta luftojmë para se të jetë tepër vonë

Publikuar

-

Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”

Si një agjent special i Kundërzbulimit të FBI-së dhe prokuror federal, çdo krim që kam zbardhur është realizuar më shumë përmes një metode:Ndjekjes së parave. Dëshironi një panoramë transparente të fushatës së “ndikimit të butë” të gjithë qeverisë së Partisë Komuniste Kineze (PKK) për të vënën nën kontroll gjithë globin? Ndiqni paratë.

Një pjesë e madhe e financimeve të PKK vjen nga pronësia intelektuale dhe sekretet tregtare që ata na vjedhin përditë. Siç është shprehur drejtori i FBI Wray:“Është populli i Shteteve të Bashkuara viktima e asaj që përbën në fakt një vjedhje nga Kina në një shkallë kaq masive, sa që përfaqëson një nga transferimet më të mëdha të pasurisë në historinë njerëzore”.

Është vlerësuar se vjedhja nga ana e PKK-së e pronës intelektuale amerikane, aktualisht i kushton SHBA-së midis 225 miliardë dhe 600 miliardë dollarë në vit. Dhe kjo është vetëm për vjedhjet që arrijmë të zbulojmë.

Një pjesë tjetër e madhe e financimit të Partisë Komuniste Kineze vjen nga bizneset dhe individë amerikanë që ua japin me dëshirë. Mjerisht, kompani të panumërta amerikane dhe të tjera ndërkombëtare kanë përfituar nga investimet e huaja direkte të PKK, ndërsa sipërmarrjet e përbashkëta kanë çuar në shitjen e pronës së tyre intelektuale dhe teknologjisë,duke bërë që dhe fitimet e ardhshme të shkojnë në tregun kinez.

PKK ika përdorur këto burime për të vjedhur sekretet tona ushtarake, në një përpjekje të qëllimshme për të kopjuar disa nga sistemet ushtarake me jetike të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë “diplomacia e kurthit të borxheve” e PKK po fiton gjithashtu ndikim në infrastrukturën jetike të vendeve të tjera përmes nismës së tyre grabitqare “Brezit dhe

Rruga” duke ndërtuar qindra miliarda dollarë hekurudha, autostrada dhe porte, dhe më pas duke përvetësuar asetet publike kur vendi huamarrës nuk ka më mundësi që të paguajë borxhet e marra për ndërtimin e infrastrukturës.

Synimet e PKK janë të qarta:të minojë Amerikën si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Kina po synon që ta destabilizojë monedhën amerikane përmes zhvillimit të rrjeteve të sistemit të ri të pagesave, në përpjekje për t’i dhënë fund besimit që ka bota tek dollari amerikan.

Për më tepër, PKK ka identifikuar “Pesë Sferat” e ndikimit Amerikan:Akademia, Sportet Profesionale, Hollivudi, Media dhe platformat e Big Tech. PKK e di se nëse ka mundësi t’i kontrollojnë këto Pesë Sfera, ajo mund të ndryshojë dhe të ndikojnë në mendimin e opinionit publik amerikan.

Partia Komuniste Kineze ka një ndikim keqdashës mbi institucionet tona akademike përmes Instituteve të Konfucit,dhe duke u infiltruar në mënyrë aktive në programet tona universitare STEM, për të mësuar mbi zhvillimet më të fundit në botën akademike amerikane.

PKK ka një ndikim dashakeq mbi sportet tona profesioniste, siç dëshmohet nga kapitullimi i NBA-së ndaj Kinës në lidhje me abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut. Ajo ka një ndikim të ngjashëm në industrinë tonë të argëtimit përmes censurës ndaj Hollivudit mbi filma të ndryshëm, duke ndryshuar në mënyrë aktive çdo përmbajtje që nuk i pëlqen PKK.

LEXO EDHE:  A janë vezët të dobishme për shëndetin tonë, apo shkaktare të sëmundjeve të zemrës?

PKK ka një ndikim keqdashës mbi mediat tona përmes pagesave direkte dhe indirekte ndaj gazetave amerikane për të botuar artikuj pro-Pekinit. Komunistët kinezë kanë një ndikim dashakeq në platformat tona të komunikimit nëpërmjet fushatave dezinformuese që synojnë të përhapin propagandën e Partisë Komuniste, si dhe të nxisin përçarjen e brendshme.

Dhe që të mos harrojmë një fakt tjetër:PKK i përdori këto burime për të bio-inxhinierizuar një virus shumë ngjitës dhe tepër vdekjeprurës, që pas një rrjedhje aksidentale të pasuar nga një fshehje kriminale, çoi në vdekjen e mbi 3.5 milion njerëzve, dhe i ka kushtuar ekonomisë sonë globale mbi 30 trilionë dollarë, si dhe ka shkaktuar dëme psikologjike dhe emocionale të përhershme tek fëmijët tanë.

Synimi përfundimtar i PKK-së? Së pari të bëhet një superfuqi ekonomike e botës, pastaj një superfuqi ushtarake e botës, dhe më pas që monedha e saj të bëhet standardi botëror. Në këtë mënyrë, Kina mund të përhapë në të gjithë globin sistemin e saj shtypës komunist, autoritar dhe totalitar, pasi bota do të ketë zero mekanizma mbrojtës.

Ne jo vetëm që po e lejojmë qëta bëjë këtë, por madje po i paguajmë. Zgjidhja? Të shkëputemi prej tyre dhe ta izolojmë PKK-në në të gjitha frontet. Të vendosim sanksione mbi cilindo që kontribuon financiarisht, direkt ose indirekt, në ekonominë e tij.

T’i bëjmë përgjegjës për rolin e ÇP në pandeminë e koronavirusit. Ndërkohë, duhet

t’ia heqim statusin e tyre si “Kombi më i Favorizuar në Botë”. T’i përjashtojmë nga Organizata Botërore e Tregtisë. Të kontrollojmë dhe kufizojmë rreptësisht vizat e tyre. Ta pengojmë Bankën Botërore që t`u japë hua me interes të ulët.

Ne duhet të përdorim dhe shfrytëzojmë çdo marrëdhënie ndërkombëtare që kemi për të përhapur të vërtetën mbi misionit e lig të PKK, dhe ta themi atë me zë të lartë dhe të qartë,

në të gjithë globin. Nëse i bëjmë të gjitha këto, nuk mund të humbasim.

Por nëse nuk i bëjmë të gjitha këto, nuk mund të fitojmë. Trajektorja aktuale ia ka plotësuar Kinës që gjitha qëllimet e saj brenda një dekade. A do të arrijmë t’i frenojmë? Kjo do të varet tërësisht nga vendosmëria e Amerikës. Kina po vë bast se ne do të dështojmë në këtë provë.

Taktika e tyre?

Përmes ndikimit në “Pesë Sferat” tona, duke na përçarë dhe vendosur kundër njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme përmes së cilës mund të na mposhtë PKK. Le të mos i lejojmë ata të blejnë heshtjen tonë, të na shpërqendrojmë apo dhe të na kthejnë kundër njëri-tjetrit. Demokracia mund të vdesë vetëm në errësirë. Ne mund ta fitojmë këtë luftë.

Shënim:Republikani Brian Fitzpatrick, përfaqëson shtetin e Pensilvanisë në Kongresin Amerikan. Ai është anëtar i Komisionit të Zgjedhur të Kongresit për Shërbimet Inteligjente./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Takimi Bajden-Putin nuk do t’i zbusë marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Jennifer Mathers “The Conversation”

Askush nuk pret ndonjë përparim të madh nga takimi i parë i presidentit amerikan Xho Bajden që nga marrja e detyrës me presidentin rus Vladimir Putin. Zyrtarët e lartë të të dyja palëve, kanë qenë të kujdesshëm për t’i mbajtur të ulëta pritshmërinë nga samiti i Gjenevës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, administrata Bajden synon që ta përdorë samitin për të përcaktuar synimet dhe aftësitë e saj të politikës së jashtme, me synimin specifik përmirësimin e stabilitetit strategjik dhe forcimin e kontrollit të armëve bërthamore.

Edhe rusët kanë vendosur stabilitetin strategjik në axhendën e tyre, së bashku me pandeminë e Covid-19 dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale. Kjo sjellje e kujdesshme nga Uashingtoni dhe Moska, nuk përbën habi. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë qenë shumë të tendosura që nga viti 2014, kur SHBA-ja udhëhoqi një fushatë ndërkombëtare për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimenë nga Moska, dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

Moska e kundërshton vendosjen e sanksioneve, dhe është shumë dyshuese për mbështetjen që i jep Perëndimi figurave opozitare si Aleksei Navalni, që aktualisht po vuan një dënim me burg në Rusi. Deklarata e fundit i Bajden se Rusia po e trajton Navalnin “në mënyrë të padrejtë”, do të konsiderohet nga Putini si një provë e mëtejshme se Amerika po përpiqet të diktojë se si Rusia t’i trajtojë problemet e sajtë brendshme.

Uashingtoni e konsideron Rusinë si një ngatërrestare, që refuzon të veprojë sipas rregullave të diplomacisë, dhe që i përdor shërbimet e saj sekrete për të sabotuar SHBA-në dhe aleatët e saj, duke ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ose duke helmuar ish-agjentët rusë që sot jetojnë në Perëndim.

Por nëse nuk ka gjasa të ketë rezultate të dukshme, atëherë pse takohen dy liderët? Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në domethënien simbolike të samitit për të dy palët. Për Bajden, takimi është një mundësi për të dërguar njëkohësisht sinjale tek disa audienca. Takimi me Putinin vjen pas pjesëmarrjes së tij në takime të nivelit të lartë përgjatë samitit të G7-ës (që e dëboi Rusinë pas aneksimit që ajo i bëri Krimesë) dhe të NATO-s,që riafirmojnë angazhimin e Amerikës ndaj multilateralizmit dhe aleatëve të saj transatlantikë.

Kjo është shumë e ndryshme nga qasja “Amerika e Para” dhe politika e jashtme kaotike e  administratës Trump. Bërja e një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë është e rëndësishme për administratën Bajden, por jo aq e rëndësishme sa të bërit biznes me partnerët e Amerikës.

Mbajtja e një samiti me Putinin kaq herët në fillim të presidencën e tij, nxit bërjen e krahasimeve midis qasjes së Bajden ndaj Rusisë dhe asaj të paraardhësit të tij. Donald Trump preferoi të takohej privatisht me Putinin, pa gazetarët amerikanë që mund të mbanin ndonjë shënim mbi diskutimet, dhe që për këtë arsye gjeneruan shumë spekulime rreth asaj mbi të cilën mund të kishte rënë dakord me kreun e Kremlinit.

LEXO EDHE:  Pse është e vështirë të shohim gjithmonë sjellje të qytetëruara në politikë
LEXO EDHE:  Misteri që rrethon ende Qefinin e Torinos, pëlhurën me të cilin dyshohet se u varros Krishti

Në dallim nga Barak Obama, Trump shfaqi ndërkohë një qëndrim gati lavdërues ndaj Putinit. Edhe pse Bajden është një president i ri, karriera e tij e gjatë në Senatin Amerikan, dhe 8 vitet e tij si zëvendëspresidenti Obamës, nënkuptojnë se ai është veteran i shumë takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Ai nuk ka gjasa që të thyejë protokollin apo të largohet nga skenari. Bajden do të ofrojë një rivendosje të re të raporteve me Rusinë, por në fund do të dështojë. As Putini nuk do të presë apo ofrojë ndonjë ndryshim dramatik në marrëdhëniet SHBA-Rusi.Gjithsesi edhe për të ky samit është i vlefshëm.

E para dhe më e rëndësishmja, samiti është dëshmi e qartë se Rusia vazhdon të jetë e rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Putini i kushton një vlerë të madhe gjesteve të respektit ndaj Rusisë nga ana e udhëheqësve të vendeve të tjera, dhe sidomos nga SHBA-ja.

Një nga arsyet kryesore të popullaritetit të vazhdueshëm të Putinit midis shumë rusëve, është perceptimi se ai është autori i ringjalljes së prestigjit të Rusisë në arenën ndërkombëtare pas humbjes poshtëruese të pushtetit dhe statusit të Moskës gjatë viteve 1990.

Një takim kokë më kokë me presidentin amerikan, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës nga ky i fundit, është një miratim i nënkuptuar i qasjes së Putinit, se problemet vërtetë të rëndësishme me të cilat përballet sot bota, nuk mund të zgjidhen nëse në tryezë mungon Rusia.

Kur të dy udhëheqësit biseduan në telefon menjëherë pas inaugurimit të Bajden në detyrë, Putini vuri në dukje se SHBA-ja dhe Rusia kanë përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global. Dhe kontrolli i armëve bërthamore, është çështje e mirë për t’ia filluar.

Të dy udhëheqësit mund të bazohen tek marrëveshja e tyre e arritur në janar për të zgjatur traktatin New Start, që e kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore që mund të vendosë në gjendje lufte secili vend. Lufta kundër Covid-19 është një fushë tjetër e mundshme për bashkëpunim.

Edhe pse si SHBA-ja ashtu edhe Rusia e kanë pasur shumë të vështira ta kontrollojnë pandeminë, padurimi i Rusisë për të eksportuar vaksinën e saj Sputnik, mund të përputhet me qasjen e administratës Bajden mbi rëndësinë e pasjes së një qasje globale për të luftuar virusin.

Duke marrë parasysh listën e gjatë të çështjeve për të cilat nuk bien dakord Bajden dhe Putin, është ndoshta një qasje e mençur që të mbajmë pritshmëri të ulëta për samitin. Gjithsesi, ka zona ku të dy udhëheqësit kanë shumë të përbashkëta për të justifikuar një optimizëm shumë të kujdesshëm në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Rusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po dështon Haga në Ballkan, dhe pse pati sukses Nurembergu me Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”

Më 8 qershor, një muaj përpara datës së përvjetorit të saj në korrik, Masakra e Srebrenicës është rikthyer në qendër të vëmendjes. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, ndërkohë që ish-gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç,mori dënimin e shkallës së dytë me burgim të përjetshëm,i akuzuar si autor i asaj që ishte faqja më e errët dhe më tragjike në historinë evropiane të pas Luftës së Dytë Botërore.

Ishte kjo që e tronditi thellë botën në atëkohë, dhe e bindi SHBA-në e administratës së Bill Klinton të ndërhynte drejtpërdrejt për t’i dhënë fund konfliktit në Bosnje Hercegovinë. Për ata që i kanë provuar ato ngjarje si dëshmitarë okularë, rezultati i procesit gjyqësor ishte i dukshëm,e megjithatë ai pritej me padurim me shpresën se do të shkëpuste marrëdhëniet me një të kaluar tragjike, tek e cila asnjë njeri normal nuk do të donte të rikthehej qoftë edhe pjesërisht.

Por ai vendim jo vetëm që nuk e ka mbyllur kapitullin e përgjegjësisë individuale për atë që ka ndodhur në luftë, por madje duket se i ka përkeqësuar ndarjet etniko-politike në zonë. Mjafton të kujtojmë udhëheqësin serb të Bosnjes, njëherazi anëtar të presidencës kolegjiale në Sarajevë, Milorad Dodik (që në kohën e ngjarjeve në Srebrenicë ishte kundërshtar politik i Radovan Karaxhiç), i cili deklaroi se vendimi ishte i padrejtë, si dhe një dënimin kolektiv dhe paragjykues kundër popullit serb.

Në raste të tjera, deklarata të tilla do të kishin sjellë protesta të mëdha në sheshet e qyteteve. Por ato janë thjeshtë një tregues i trishtë i një vendi që është i bllokuar prej dekadash në paqartësinë e pasluftës. Një ndër arsyet e këtij operacioni gjyqësor jo të plotë (ta quash njëështim do të ishte e padrejtë duke qenë se disa rezultate janë parë) është roli i Gjykatës Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, struktura e diskutueshme dhe organizimi kontradiktor i punës që ka ndodhur në këto vjet

Ajo ka arritur shumë pak nga objektivat që bashkësia ndërkombëtare i vuri vetes. E themeluar në vitin 1993, në mesin e konfliktit boshnjak, kjo gjykatë supozohej të vepronte në radhë të parë si një parandaluese e përsëritjes së krimeve të luftës që kishin ndodhur tashmë në Bijelina, Brcko, Zvornik, Doboj etj.

Ndërkohë, Masakra e Srebrenicës ndodhi dy vjet më vonë, në vitin 1995, madje e shpallur

në mënyrë provokative dhe në dritën e diellit, ashtu si episodet e tjera që do të pasonin në fillim në Bosnjë dhe më pas në Kosovë, duke qenë akte kriminale kundër civilëve të paarmatosur, të kryera shpesh nga grupimet paraushtarake.

Sapo përfunduan konfliktet ballkanike, periudha e pasluftës përfaqësoi fiziologjikisht një kontekst që e shtoi volumin e punës së kësaj gjykate, teksa nënvizoi në të njëjtën kohë edhe dobësitë e saj kryesore. Që të gjitha këto të fundit kishin të bënin me aspektet gjyqësore, politike dhe institucionale, shpesh të lidhura bashkë në një formë osmotike.

LEXO EDHE:  Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme
LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë, kur gripi të kombinohet me Covid-19 në vjeshtë dhe dimër?

Kjo është më e dukshme kur krahasohet me Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut, precedenti historik dhe referencë për të gjitha procedurat penale kundër krimeve të luftës.

Krahasuar me Nurembergun, që u ngrit pas disfatës së qartë të nazizmit, sfida kryesore e Hagës, është të veprojë në një kontekst boshnjak, ku fundi i armiqësive i shënuar nga Marrëveshjet e paqes së Dejtonit (nënshkruar vetëm 5 muaj pas Srebrenicës),nuk arritën të përcaktojë qartë një kornizë politiko-institucionale se kush ishin fituesit dhe kush humbësit.

Jo aq në nivelin ushtarak se sa në vlerat kushtetuese të shtetit të ri, që në fakt sanksionoi ndarjen mbi një bazë etniko-fetare, i përndjekur nga të njëjtat nacionalizma që kishin shkaktuar konfliktin.

Por delegimi i përcaktimit të një të vërtete historike të pasluftës, e ndarë jo në një nivel politik-institucional (një hap brutal, por i domosdoshëm në çdo periudhë të pasluftës) por në një rrugë gjyqësore ndërkombëtare, e cila gjykon më shumë sesa aktet kriminale idetë që i frymëzuan, ka çuar në politizimin e drejtësisë.

Për më tepër, leximi politik i ngjarjeve gjyqësore dhe efektet e tyre negative, janë edhe më shkatërruese nëse drejtësia shprehet me vite vonesë. Ndërsa Nurembergu pati sukses edhe sepse mbaroi punë brenda 1 viti, dënimi i Mlladiç vjen 26 vjet pas Masakrës së Srebrenicës.

Pra ai ka humbur shumë nga kuptimi i tij origjinal, duke krijuar boshllëqe të interpretueshme, të cilat mund të plotësohen nga aktorët politikë të momentit. Dhe kjo gjë çon në një vlerësim përfundimtar të një natyre institucionale. Nuk është rastësi që Haga dhe Nurembergu shoqërohen zakonisht në formë gjinore me dy emra të ndryshëm:i pari te “Gjykata”, i dyti “Gjyqi”.

Gjykata e Hagës është institucionalizuar në dekadat e fundit si një Organizatë Ndërkombëtare e pavarur, si për kostot e konsiderueshme të menaxhimit të saj, ashtu edhe për personelin e përhershëm administrativ që punon atje.

Ky proces i burokratizimit ka sjellë me vete dukurinë klasike të transpozimit të qëllimeve, me organizatën që është e interesuar të ndjekë, përveç objektivave për të cilat është themeluar, edhe masat për mirëqenien e saj.

Nga ky këndvështrim, gjyqet e Gjykatës së Hagës u krijuan dhe u menaxhuan si projekte reale të asistencës teknike, të cilat e justifikuan mbijetesën e tyre dhe zhvillimin organizativ. Me dëmin anësor që në këtë mënyrë kontribuon në ngarkimin e tepruar të procedurës gjyqësore, duke shumëzuar hapat e ndërmjetëm të nevojshëm për të arritur një dënim përfundimtar në procedurat e ndryshme.

Nga ana tjetër,Gjyqi i Nurembergut nuk shkoi përtej gjykimit të hierarkëve nazistë (dhe nuk u kthye në një gjykatë të përhershme). Ndoshta pikërisht këtu qëndron suksesi në rilindjen e shoqërisë gjermane të pasluftës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Edhe një vonesë tjetër në procesin e integrimit do të destabilizonte të gjithë Ballkanin

Publikuar

-

Nga

“The Straits Times”

Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjerimit, Bashkimi Evropian rrezikon që ta humbasë Ballkanin tek Rusia dhe Kina, duke u lënë shumë hapësirë këtyre të fundit,dhe duke rritur tensionet në rajonin më të paqëndrueshëm të kontinentit.

Përpjekjet për të mbrojtur stabilitetin në Ballkan po sabotohen nga bisedimet e bllokuara të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut. Gjatë 16 viteve të kaluara, ish-Republika Jugosllave bëri të gjithë sa iu kërkuan për ta provuar veten të denjë për fillimin e negociatave, por sërish është lënë në pritje.

Së bashku me Maqedoninë e Veriut, 5 kombe të tjera të Ballkanit janë kandidate për t’u anëtarësuar në union:Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Por me BE-në që bie nga kriza në krizë, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar që nga koha kur u anëtarësua Kroacia në vitin 2013.

Kjo ka krijuar një mundësi të artë për forcat rivale, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Turqinë dhe Arabinë Saudite, që të forcojnë ndikimin e tyre. Gadishulli i trazuar, që ka qenë prej kohësh një fushëbeteje gjeopolitike, është sërish i mbushur me tensione.

Janë ringjallur pretendimet territoriale, ndarjet etnike po thellohen, dhe disa politikanë po diskutojnë hapur nevojën për ndryshimin e kufijve. Ashtu si në pjesën tjetër të Evropës Lindore, plani i BE-së ka synuar forcimin e stabilitetit në rajon, duke ruajtur perspektivën e anëtarësimit për vendet që ndërtojnë institucione demokratike, luftojnë korrupsionin dhe hapin ekonominë.

“BE-ja ka humbur shumë nga besueshmëria e saj në Maqedoninë e Veriut”- thotë Valentin Inzko, diplomat austriak që sapo përfundoi mandatin e tij 12-vjeçar si Përfaqësues i Lartë për Bosnje Hercegovinën, një post kyç për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së paqes së vitit 1995.

“Më e keqja është lejimi i një vakuumi, pasi të tjerët do të nxitojnë që ta mbushin atë”-thekson ai. Edhe një vonesë tjetër në procesin e integrimit do të destabilizonte të gjithë Ballkanin, rajon ku ngritja e udhëheqësve nacionalistë ka shkaktuar tensionet në nivelin më të lartë që nga fundi i luftërave të përgjakshme që përfunduan më pak se një brez më parë.

Me Slloveninë që merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik, diplomatët evropianë mund të kenë një shans për të shënuar një farë progresi. “Çështja maqedonase është një provë serioze për besueshmërinë e BE-së, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”- thotë Dushko Arsovski, zëdhënës i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut.

Problemet janë në rritje. Me mbështetjen e heshtur të Rusisë, ka një lëvizje në rritje nga serbët e Bosnjës për t’u shkëputur nga federata e Bosnje e Hercegovinës. Mali i Zi u përball me një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016, e cila synonte të parandalonte anëtarësimin e saj në NATO.

Në Maqedoninë e Veriut marrëveshja për të ndryshuar emrin e vendit, u prit me shumë kundërshtime, për të cilat Shtetet e Bashkuara bënë fajtore Rusinë.“Ka shumë gjëra mbi të cilat duhet shqetësuar”-shprehet Peter Galbreit, ambasadori i parë i SHBA-së në Kroacinë e sapo-pavarur, që luajti një rol kryesor në dhënien fund të luftërave në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.

LEXO EDHE:  Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

LEXO EDHE:  Misteri që rrethon ende Qefinin e Torinos, pëlhurën me të cilin dyshohet se u varros Krishti

Në vitet 1990, kur rajoni u zhyt me shpejtësi në luftë, SHBA-ja ndërhyri. Por tani “ky është një problem evropian dhe kërkon një udhëheqje evropiane” shprehet Gelbreit. Aleati më i madh i Rusisë në rajon, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, po e promovon veten si bashkues të të gjithë serbëve, duke i bërë jehonë retorikës së ish-shefit të tij Sllobodan Millosheviç.

Ndërsa Vuçiç është zotuar që të respektojë kufijtë aktuale, një nga njerëzit e tij deklaroi muajin e kaluar se vizioni i të gjithë serbëve për të jetuar në një shtet “tani është i pandalshëm”.

Në negociatat e saj me Beogradin, synimi kryesor i BE-së ka qenë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Por ky hap cilësohet si i tepruar nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, që muajin e kaluar e cilësoi si hipokrizi këmbënguljen mbi shenjtërinë e kufijve nga ata që e njohën Kosovën si shtet.“Ata kanë hapur Kutinë e Pandorës, e cila është shumë e vështirë që të mbyllet”- tha ajo.

Qasja e BE-së ka qenë shumë dritëshkurtër, mendon dr.Eidën Hehir, profesor në Universitetin Uestminster në Angli.“Ekziston përshtypja se Serbia mund ta destabilizojë Ballkanin. Por nëse i injoroni vendet e tjera dhe fokusoheni tek Serbia, bëni një gabim të madh, pasi të gjitha vendet e tij mund të gjenerojnë destabilitet”- thotë Hehir.

Si shenjë e tensioneve që po vlojnë, rajoni u trondit nga zërat rreth një dokumenti jozyrtar të BE-së mbi rishikimin e kufijve përgjatë vijave etnike, kryesisht në Bosnje. Dokumenti përmendte gjithashtu një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

Brukseli nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje. Përparimi i Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit po mbahet peng nga fqinja e saj Bullgaria që është anëtare e BE-së, për një mosmarrëveshje mbi emrin dhe origjinën e gjuhës dhe historinë e përbashkët të dy kombeve.

Kundërshtimi i Sofies është emblemë e një procesi të ndërlikuar të vendimmarrjes në BE, dhe i një morie rregullash mbi zgjerimin, të cilat u japin anëtarëve aktualë të drejtën e vetos mbi procedurat. Disa vende, sidomos ato perëndimore, ngurrojnë që të ecin përpara për të pranuar vende të reja, pas probleme me raundet e fundit të zgjerimit, nga shqetësimet e korrupsionit, tek skandalet e pastrimit të parave dhe sfidat ndaj shtetit ligjor.

Vendet aspirante kanë bërë pak përparim në zbutjen e këtyre shqetësimeve. Edhe pse Maqedonia e Veriut ishte e vetmja republikë që i shpëtoi luftimeve të përgjakshme gjatë rënies së Jugosllavisë, ajo kishte pjesën e saj të tensioneve etnike.

Përplasjet midis shqiptarëve, të cilët përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë prej 2 milionë banorësh dhe maqedonasve, arritën kulmin me një kryengritje 9-mujore në vitin 2001. Që atëherë është arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit,dhe në vitin 2019 u zgjidh një mosmarrëveshje e vjetër me Greqinë mbi emrin e saj, gjë që i garantoi anëtarësimin në NATO.

“Mbetja jashtë familjes evropiane, do të çonte në izolim dhe rritje të intolerancës etnike”-thotë gazetarja Majda Atanasovska nga Shkupi. Por elementët që nxisin destabilitet janë

edhe vonesat e BE-së që po kërcënojnë të dëmtojnë qeverinë aktuale, e cila e ka bazuar besueshmërinë e saj në përparimin e vendit drejt anëtarësimit në union./CNA.al

LEXO TE PLOTE