LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat me BE/ Holanda strikte: Të hetohet krimi zgjedhor

4 Qershor 2021, 18:57, Aktualitet CNA
Negociatat me BE/ Holanda strikte: Të hetohet krimi zgjedhor

Ambasada e Holandës në Tiranë në një reagim për opinionin e qeverisë holandeze për hapjen e negociatave me Shqipërinë, thekson se qëndrimi zyrtar do të bëhet i ditur pas diskutimeve në Parlament.

?Qeveria (qeveria holandeze) bie dakord për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë pasi kuadri negociator të jetë miratuar. Holanda është e kënaqur që ka një kuadër negociator të qartë dhe të plotë për sa i përket negociatave të pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë. Konferenca e parë NdërQeveritare do të shënojë zyrtarisht fillimin e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e shtetit së të drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike do të mbeten çështje kyçe?, thotë ambasada.

Në opinioni paraprak të qeverisë holandeze thuhet se ?Shqipëria ka bërë progres në fusha prioritare siç janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu është bërë progres me ?track record?-in, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarë të niveleve të larta mbetet një çështje shumë e rëndësishme në vëmendjen tonë.?

?Qeveria do të diskutojë pozicionin e Holandës me parlamentin në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar holandez në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel?, thuhet në reagim.

Në opinionin paraprak të qeverisë holandeze, zërat kritikë thonë se ka pasur raste të manipulimit të zgjedhjeve, publikimin e të dhënave personale dhe parregullsitë e përmendura në raportin paraprak të ODIHR që flet për parregullsi, përfshirë edhe blerjen e votave .

?Reformat e sundimit të ligjit janë shumë larg përmbushjes dhe do jenë qendrore për procesin e gjatë që vjen pas hapjes së negociatave me Shqipërinë?, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

Lajmet e fundit nga