LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehaj nxjerr mesazhin e demokratëve/ “Kërkojnë forcë për tu ringritur, jo gënjeshtra”

4 Qershor 2021, 16:17, Politikë CNA
Shehaj nxjerr mesazhin e demokratëve/ “Kërkojnë forcë

Kandidati për kreun e PD Agron Shehaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në Peqin. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai është shprehur se ata kërkojnë forcë për tu ringritur duke akuzuar kreun aktual të PD Lulzim Basha se ka vetëm gënjeshtra.

Sipas tij, Basha po tregon nënvlerësim të anëtarësisë dhe sakrificave të tyre.

?Ne jemi partia e së vërtetës. Jemi partia që duhet ta shohim të vërtetën në sy, sepse kështu do të reflektojmë dhe do të mësojmë si të vimë në pushtet.?

Janë fjalë nga demokratë të vërtetë, që përballë humbjes kërkojnë forcën për t?u ringritur dhe jo gënjeshtrat që po u serviren nga lidershipi i sotëm që po tregon nënvlerësim të anëtarësisë dhe sakrificave të tyre duke i trajtuar ata si njerëz që nuk kuptojnë. 

Demokratët kanë kurajon të shohin përpara dhe për këtë kërkojnë një lidership të ri me një projekt të ri politik, që do e sjellë PD-në në pushtet përmes votës, duke e bërë PD-në të besueshme tek të gjithë shqiptarët. Unë kërkoj besimin e tyre për të punuar sëbashku drejt fitores?, ka shkruar Shehaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga