LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ëngjëlli im” hiti i verës/ Devis Xherahu tregon si lindi ideja e bashkëpunimit me Panos Psaltis

4 Qershor 2021, 21:00, Lifestyle CNA
“Ëngjëlli im” hiti i verës/ Devis Xherahu tregon si

Këngëtari i njohur korçar Devis Xherahu vetëm pak orë më parë ka sjellë për publikun bashkëpunimin e tij të fundit me yllin e muzikës greke Panos Psaltis.

Balada ?Aggele mou?, një hit i dëgjuar me miliona herë në gjuhën greke, tashmë është vjen edhe në gjuhën shqip për të gjithë publikun.

I ftuar në Zonë e Lirë Devis Xherahu foli se si lindi ideja e këtij bashkëpunimit me yllin grek.

Ai tha se ka qenë duke udhëtuar në makinë me bashkëshorten e tij dhe papritur në radio u shfaq kjo kënga. Ai pa këngëtarin grek dhe duke e pasur mik i lindi ideja e bashkëpunimit dhe e mori në telefon.

?Ka qenë hit i vitit 2007. Kënga është e njëjtë, ka vetëm ndryshim orkestracioni.  Është shkruar në vitin 1997. Po vija me nusen time dhe hap radion dëgjoj Agele mou. Shikoj Panon dhe thashë me vete unë e kam shok pse mos ta bëj bashkëpunim. Edhe e marr në telefon i them për këtë bashkëpunim?, është shprehur Devis Xherahu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga