LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha flet pa dorashka/ Tregon sa lekë ka në llogari nga paga dhe pensioni

4 Qershor 2021, 21:14, Politikë CNA
Berisha flet pa dorashka/ Tregon sa lekë ka në llogari nga paga dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha referuar shpalljes ?non grata? nga SHBA u shpreh sonte se pasuria e tij është vetëm apartamenti ku jeton dhe 100 mijë euro, kursime nga pagat e mbi 30 viteve punë dhe pensionet që kanë me bashkëshorten.

?Akuza është ?të pasurosh aleatët?, unë them që cilido shqiptar dhe jo shqiptar që gjen pasuri tjetër përveç 100 mijë euro që janë kursime 30 vjeçare dhe më gjatë të rrogave të mia dhe bashkëshortes dhe pensioneve dhe një apartament 34 metra më të gjerë se ai që kam pasur në diktaturë, Sali Berisha bëhet përgjegjës për cdo gjë? tha ai.

Avokatin që ka zgjedhur për gjyqin në Paris kundër sekretarit amerikan të shtetit, ish-kryeministri tha se: ?Do ta paguajë Sali Berisha, do të jetë kontribut i përbashkët. Po qe se avokati thotë po, do ta bëj publike (kontratën). Unë do ta deklaroj? tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga