Connect with Us

Ankimet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor sot vendos për Beratin

Politikë

Ankimet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor sot vendos për Beratin

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kolegji Zgjedhor shqyrton padinë e PS-së

Sot Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit.

Padia u bë pas vendimit të  Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të cilët  rrëzuan kërkesën e PD-LSI, për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Më herët Kolegji Zgjedhor,  ka vulosur rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën, ku nuk pati ndryshime në rezultat për ankuesit PD-LSI

LEXO EDHE:  Militantët demokratë ia mësyjnë Anglisë nga Bilbao e Spanjës

Më datë  9 qershor, në orën 14.00 në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit dhe me datë 10 qershor, në orën 11.00 do të shqyrtohet qarku i Shkodrës./CNA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kulluri: Mosveprim i Bashës ndaj ultimatumit të SHBA, do të sjellë pasoja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i “Grupimit për PD-në”, Edvin Kulluri, u shpreh se Basha nuk guxon të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar largimin e Berishës.

Sipas Kullurit, ky mosveprim i Bashës ndaj ultimatumit të SHBA, do të sjellë pasoja.



Nëse Basha guxon të mbledhë këshillin kombëtar për të përjashtuar Berishën se di si do dalë nga ajo sallë. Nëse se merr këtë vendim, atë do ta shohim cili do jetë fati i Bashës në raport me SHBA. Se kur dikush të paralajmëron diçka do ketë një pasojë. SHBA smund të rrezikojë autoritetin që ka sidomos në një popull më dashamirës ndaj SHBA.

 Kush e dëgjon më atë kryetar kur ish kryetari thotë se  unë e zhduk për 5 minuta nëse më heq nga grupi parlamentar pa fakte. Ça bën ai në atë zyrë. Basha është i virgjër nga pikëpamja demokratike. Ky ka hequr nga PD 28 mijë demokratë”, tha Kulluri në ‘Repolitix”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka shkarkuar Bashën”/ Kulluri: Ish kryeministrin nuk e përjashton dot një plastelinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Edvin Kulluri ka komentuar deklaratat e forta të ish kryeminsitrit Sali Berisha në emisionin “Noë”, duke thënë se me ato deklarata, Berisha ka shkarkuar Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Kulluri u shpreh se Berisha do të shkojë në parlament dhe nuk mund të përjashtohet nga një palsteline, duke iu referuar kështu kreut të PD, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Basha shpall fitoren për të mos njohur humbjen!

LEXO EDHE:  ‘Janë çetë pa din dhe pa iman!’/ Rama sulmon PD nga Kolonja: Ç’borxh u kanë njerëzit!



Unë e di që Sali Berisha do shkojë në parlament dhe nuk mund ta përjashtojë një copë plasteline.

Dje Sali Berisha e ka shkarkuar Lulzim Bashën. Nuk e di se çfarë bën më ai njeri në zyrë”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të ndahet e shkuara”/ Dritan Shano këshillë Bashës: Bëhu kryetar dhe merr një vendim!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qëndrimi i Berishës në parti e vendos këtë të fundit në pozicion anti-amerikan. Kështu deklaroi në ‘Log’ eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dritan Shano.

Sipas Shanos, Berisha duhet ta kishte zgjidhur vetë përplasjen me SHBA-të pas shpalljes non-grata, dhe të mos ia ngarkonte atë Partisë Demokratike.



 “Diskutimi është gjithmonë politik. Ta mbash Berishën në parti e vendos atë në pozicion anti-amerikan. Këtë duhet ta kishte zgjidhur Berisha vetë, mos t’ia ngarkonte Partisë Demokratike. Kur Berisha dhe SHBA flasin për njërin tjetrin e dinë fare mirë se çfarë janë duke thënë.

Ky njeri që është në pozicion të vështirë duhet të kishte marrë një vendim. Kur  ti kërkon të bëhesh kryetar, kjo është ajo që duhet bërë.  PD duhet të ndahet nga e shkuara e saj sado e lavdishme të ketë qenë ajo. Berisha është një realitet i PD dhe të arrish në këtë pikë do të thotë se ka gabim të matjes së performancës. Unë mendoja se Berisha me performancën e vet në krye të shtetit, do I kishte dhënë një drejtim. I qëndroj asaj që thashë, ky është një diskutim politik dhe jo ligjor”, tha Shano./CNA.al

LEXO TE PLOTE