LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anëtar i grupit të Habilajve/ GJKKO dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën

4 Qershor 2021, 14:38, Aktualitet CNA
Anëtar i grupit të Habilajve/ GJKKO dënon me 8 vite burg Reshat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve. Radhima u shpall fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal.

Ai u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë në prill të vitit 2019, për t?u gjykuar nga organet e drejtësisë këtu. Pak ditë më parë, GJKKO vendosi dënimin me 37 vite burg në total për katër nga anëtarët e Habilajve, mes tyre dhe kapobandën Moisi Habilaj.

Habialj u shpall fajtor për veprat penale ?trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.

Me uljen e dënimit sipas kodit të procedurës penale, Habilaj u dënua përfundimisht me 10 vite burg. Fajtorë për të njëjtat akuza, u shpallën edhe Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët me uljen e dënimit u dënuan përfundimisht me nga 9 vite burg.

Moisi Habilaj ndodhet në arrati, pasi u largua nga banesa e tij në Itali ku qëndronte në arrest shtëpie pas periudhës së festave.

Lajmet e fundit nga