Connect with Us

Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit/ Prangoset 36-vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori

Kronika

Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit/ Prangoset 36-vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Tentojnë të grabisin një banesë në Lezhë/ Dhunohet çifti i të moshuarve

Uniformat blu bëjnë të ditur se është zbardhur ngjarje e ndodhur në Përmet, ku një banesën e një të moshuari ishte vjedhur shuma prej 75 000 euro.

Sipas policisë, është arrestuar 36-vjeçarja me inicialet O.Shabanin, banuese në Përmet, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Sipas policise, 36-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin me inicialet P.P., ka vjedhur këtë shumë parash.

LEXO EDHE:  Kufoma e dekompozuar në Korçë/ Zbardhen detaje të reja

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Video-Detaje nga vrasja tek “Komuna e Parisit”/ Kush është viktima

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta në Fier/ Arrestohen 3 persona

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Kufoma e dekompozuar në Korçë/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Përndiqej prej muajsh nga 33-vjeçari/ Vajza tenton vetvrasjen

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  I dënuar për vjedhje/ Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Përndiqej prej muajsh nga 33-vjeçari/ Vajza tenton vetvrasjen

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE