LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë i njoh zgjedhjet”/ Harxhi: Basha s’mundi ta bindë elektoratin gri

3 Qershor 2021, 19:23, Politikë CNA
“Unë i njoh zgjedhjet”/ Harxhi: Basha s’mundi ta

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në të cilat PD pësoi humbje të thellë.

Ndryshe nga Lulzim Basha që nuk pranon të njohë humbjen e zgjedhjeve, Harxhi tha se mazhoranca ka fituar edhe nëse ka pasur manipulim të votave.

Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, ajo vuri në dukje se faktin se Basha nuk mundi të fitojë besimin e elektoratit gri.

?Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtarët. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri??, deklaroi kandidatja për kryetare të PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga