LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shuhet Pirro Mani/ Veprat e paharrueshme të personalitetit më të shquar në historinë e teatrit shqiptar

3 Qershor 2021, 12:18, Kulturë CNA
Shuhet Pirro Mani/ Veprat e paharrueshme të personalitetit më të

Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave të kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Pirro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t?u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e Teatrit shqiptar.

Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.

Pirro Mani ishte një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit ?A. Z. Çajupi?, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 ? 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.

Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, ?Fytyra e dytë?, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ?Epoka para gjyqit?, “Nata e 12 -të”, ?Prometeu?, etj.

Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë ?Artist i popullit?. Prej disa vjetësh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

Disa nga rolet e tij më të njohur janë:

1-Loin des barbares (1994)… Luan Kodra

2-I teti në bronz (1970)… Sali Protopapa

3-Vitet e para (1965)… Stavri Lara…/ CNA.al

Lajmet e fundit nga