LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shuarja e aktorit të madh/ Meta shpreh ngushëllimet

3 Qershor 2021, 13:58, Aktualitet CNA
Shuarja e aktorit të madh/ Meta shpreh ngushëllimet

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Piro Mani.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan se Mani ishte një prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Presidenti u shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve që sot u lënduan nga ndarja nga jeta e aktorit të madh.

?Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.
Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje , për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.
U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve.
Të prehet në paqen e merituar!?, shkruan Meta në njëpostim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga