LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzohet nga dy metra lartësi/ 17 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

3 Qershor 2021, 14:37, Aktualitet CNA
Rrëzohet nga dy metra lartësi/ 17 vjeçari niset me helikopter

Një ngjarje është shënuar pak minuta më parë në fshatin Shelegar të Sarandës. Mësohet se shtetasi me iniciale K.K është rrëzuar nga një lartësi prej dy metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe trup.

17 vjeçari fillimisht ka marrë ndihmën e parë në  urgjencën e ?Stefan Mekshi?.

Por sipas bluzave të bardha të Sarandës, pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga