Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Vishaj: Në fillim të vitit 2022 nuk do ketë më korrupsion

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Vishaj: Në fillim të vitit 2022 nuk do ketë më korrupsion

Publikuar

-

Reforma në Drejtësi/ Vishaj: Në fillim të vitit 2022, nuk do ketë më korrupsion

Avokati Saimir Vishaj, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën në Drejtësi dhe për plotësimin  e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Vishaj tha se plotësimi i vakancave ka një rol kyç në Reformën në Drejtësi, ndërsa deklaroi se presioni i ushtruar nga SHBA ka ndihmuar zgjidhjen e ngërçeve në këto organe.

Ai theksoi se korrupsioni do të minimizohet atëherë kur Reforma në Drejtësi të arrijë kulmin dhe sipas tij rezultatet do të vihen re në fillim të vitit 2022.

Nuk ka më kthim mbrapa. Jemi në ngjitje me sukseset e kësaj reforme. Në fillim të vitit 2022, do të prodhojmë një produkt që dëshirojmë. Nuk do të ketë më korrupsion. Ne nuk themi që do ta zhdukim korrupsionin, por po deklarojmë që do ta minimizojmë këtë korrupsion”, u shpreh avokati në Vizion Plus”.

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Mosmiratimi i Reformës në Drejtësi rrezikon ekonominë

Gjithashtu Vishaj përshëndeti propozimin e Kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të bërë vetting të përhershëm për të gjithë magjistratët.

“Unë përshëndes Prokurorin e Përgjithshëm. Më në fund ka filluar një decantrilizim i Prokurorisë. Sot, Prokuroria është e pavarur. Por duhet të mësohemi që efektet nga ajo “ngjitje mali” që tha sot ambasadorja amerikane po vazhdojnë. Kur të arrijmë në pikën kulminante, shqiptarët do ta kuptojnë që reforma ka dhënë produktin e saj”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka nisur të trimërohet dhe të “kërcënojë” delegatët e PD, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Në një reagim për media, Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi i datës 18 legal dhe mund të vijë kushdo, duke shtuar se drama më e madhe për mbështetësit e 11 dhjetorit do jetë data 12.

“Janë disa principe. Mendoj që një parti si një organizatë, ku njerëzit janë aty prej bashkimesh vullnetare duke ndarë disa ide të përbashkëta dhe disa pika të përbashkëta që janë statuore dhe kushtetuese për një parti, mendoj që këto duhen respektuar dhe nëse do të dëshironin që të kishte një Kuvend të pranuar nga të gjithë do ndiqej linja jo e ilegalitetit. Foltorja ka shkaktuar një krizë në PD. Në pleudarinë e Foltores thuhen dhe të vërteta dhe për PD dhe për jetën politike.



Vendimin që z. Basha mori bashkë me kryesinë për Kuvendin, e quajta si një farë triumfi të Foltores, sepse nëse nuk do ishte kriza që shkaktoi foltorja nuk do kishte një kongres të datës 18. Kjo është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Sali Berisha, mbështetësit e tij, të vijë kushdo. Le të bëhet një kongres i gjatë, le të debatohet dhe me tone të larta, por të mblidhen në një kongres legal. Të marrin vendime që t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës, të dalim të bashkuar. Do ishte shumë mirë që Kongresi i datës 18 të ishte për të gjithë, por do duhet që ai i datës 11 të mos zhvillohej, të mos krijonte fabula të rreme. Çfarë ndodh? Për t’i motivuar njerëzit, sigurisht të pakënaqur nga mosardhja e pushtetit, nga masakra zgjedhore, nga frustrimi që të jep të qenit opozitar në Shqipëri disa janë motivuar dhe mikluar që më datën 11 do shkarkohet Basha, më 12 do të bëhet Berisha, më 13 do rrëzohet Edi Rama, më 14 do jenë drejtorë, deputetë, shefa, specialistë, por kjo është një gënjeshtër e gjitha.

LEXO EDHE:  Modelja seksi i futet politikës/ Françeska Jaçe kandidon për deputete në Vlorë

LEXO EDHE:  Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Rakipllari: Është absurd, kishim më shumë pritshmëri

Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11 do jetë data 12. Çfarë do iu ofrojnë në datën 12. Berisha e di shumë mirë që nga pikëpamja legale Kuvendi i tij nuk qëndron. Berisha e di shumë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse legalitetit të marrë PD-në. Çështja është si do ta menaxhojë ai. Mundësitë janë dy, ose të shkojë drejt një partie tjetër që uroj që jo sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë dhe ata të Berishës, ose le të themi t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen tek aksioni opozitar dhe tek rindërtimi i PD-së si një parti e fuqishme opozitare dhe si shpresa e vetme në vend”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  “PD më keq se në 1997-ën”/ Endira Bushati: Nuk është dramatike të shkrihet

LEXO EDHE:  Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Rakipllari: Është absurd, kishim më shumë pritshmëri



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE