Connect with Us

Rama i prekur pas humbjes së Pirro Manit/ “Lamtumirë Usta”

Aktualitet

Rama i prekur pas humbjes së Pirro Manit/ “Lamtumirë Usta”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ikonës së kinematografisë shqiptare, Pirro Mani.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se pa Pirro Manin kultura dhe arti skenik do të ishin shumë të varfër.

⚫️LAMTUMIRË USTA! Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes🙏”, shkruan kryeministri Edi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kurti dhe ministrat mbërrijnë me helikopter në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik/ Albin Kurti mbërrin me helikopter në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus   këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin/ “Nga e shtuna nisin udhëtimet për riatdhesimin e shqiptarëve”

LEXO EDHE:  Rama refuzon koalicionin me Tom Doshin/ "Vetëm me PD do bëj sforco të madhe personale"

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Gallofi me poture dhe dembelizmi i shqiptarëve

LEXO EDHE:  Rama refuzon koalicionin me Tom Doshin/ "Vetëm me PD do bëj sforco të madhe personale"

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vora nesër pa energji elektrike/ OSHEE njofton banorët, ja zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme në Vorë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-14:00 në zonat e mëposhtme.

Stakim, 26 korrik

Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09;00-14;00,do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  “Kam sjellë lajme të mira për shqiptarët”/ Varhelyi: Po vijmë në fund të politikës së zgjerimit

LEXO EDHE:  Berisha i kundërpërgjigjet sulmit të Ramës/ Ja, mesazhi që i dërgon

Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

LEXO TE PLOTE