Connect with Us

“Rama do qeveris 40 vjet si Enver Hoxha”/ Qytetarët “masakrojnë” Bashën: Tradhtar, nuk je për këtë punë

Politikë

“Rama do qeveris 40 vjet si Enver Hoxha”/ Qytetarët “masakrojnë” Bashën: Tradhtar, nuk je për këtë punë

Publikuar

-

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Dështimi në zgjedhjet e 25 prillit ka zhgënjyer demokratët, të cilët kanë nisur të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Zgjedhjet e brendshme në selinë blu do të zhvillohen në 13 qershor, por pavarësisht reultatit që ka marrë në disa procese zgjedhore, Basha nuk ka ndërmend të largohet, duke hedhur sërish kandidaturën e tij.

Në faqen zyrtare të kreut aktual të PD kanë vërshuar komentet dhe reagimet kundër tij, duke e cilësuar atë si tradhtarin numër një të demokratëve, ku i kërkojnë llogari se si ka guximin të kërkojë mbështetjen e strukturave pas rezultateve dështuese.

LEXO EDHE:  “Më pihet, do pi!”/ Aurela Gaçe jep “recetën” për të kaluar stresin e situatës Covid

Por ka edhe të tjerë qytetarë që kërkojnë një mobilizim total të partisë sa më parë, pasi në të kundërt partia do të përçahet dhe demokratët do të vuajnë pasojat.

Por duke iu referuar fitores së mandatit të tretë të PS, duke hyrë kështu në histori në 30 vite demokraci, qytetarët e parashikojnë të ardhmen nën qeverisjen vetëm të Edi Ramës për aq kohë sa Basha është në krye të opozitës.

Reagimet kundër tij janë të shumta, dhe veprimet e tij apo mossjellja e PD në pushtet po e dëmton seriozisht partinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria do të dalë së shpejti në Eurobond”/ Ministria e Financave: Do të sigurojmë huamarrje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, bëri të ditur se Shqipëria është gati dhe do të dalë në Eurobond.

Ibrahimaj theksoi se kjo do të bëhet në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që sipas saj do të sigurojë mbështetje buxhetore.



 “Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore”, tha ajo.

Sa i përket vendimeve në Këshillin e Ministrave ministrja bëri me dije se gjatë mbledhjes së ditës së sotme, është miratuar vendimi për eksportet dhe importet si pjesë e nismës “Open Balkan”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijojnë “përplasjet” në PD/ Grida Duma kundër Alfred Rushajt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, duket se situata në këtë forcë politike sa vjen e bëhet më kaotike.

Ndërkohë, një tjetër detaj që vihet re janë edhe qëndrimet e ndryshme që kanë mbajtur në lidhje me një deklaratë të Lulzim Bashës, i cili tha se Kuvendi Kombëtar nuk mund të mblidhet për të shqyrtuar çështjen e liderit historik, Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ndryshe nga Basha, Rushaj tha se 1500 delegatë mund të thërrasin Kuvendin Kombëtar.

“Asnjë Kuvend i PD, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm nuk duhet dhe nuk do të etiketohet anti- amerikan. 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin dhe ne jemi të detyruar t’i bindemi,” -ka deklaruar Rushaj.

LEXO EDHE:  Dy aksidente të njëpasnjëshme/ “Përsheshen” makinat, 2 të plagosur

LEXO EDHE:  “Më pihet, do pi!”/ Aurela Gaçe jep “recetën” për të kaluar stresin e situatës Covid



Por, tani është nënkryetarja e PD, Grida Duma që në një intervistë për A2, ka dalë kundër Rushajt.

E pyetur për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Duma tha se nuk mund të ketë Kuvend për çështjen e vendimit të administratës amerikane për ish-kryeministrin Sali Berisha. “Kuvendi mund të mblidhet për çdo gjë e për çdo çështje, por jo për një vendim amerikan”, tha Duma.

Kujtojmë se Foltorja po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që do bëjë ndryshimet e nevojshme në statut për demokratizimin e partisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I skuqur në fytyrë dhe me maskë”/ Gjekmarkaj nuk ndihet mirë, largohet nga mbledhja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca e sotme.

Deputeti Gjekmarkaj tha se nuk mund të qëndronte për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa shtoi se ditën e sotme erdhi në komision vetëm për respekt institucional dhe njerëzor.



Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj, që nuk sqaroi se çfarë kishte.

LEXO EDHE:  Zbulohet aksioni i radhës i opozitës

LEXO EDHE:  3.4 milion euro në 'Toyota Yaris'/ Shtyhet gjyqi me Lulzim Bashën

Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE