Connect with Us

“Po diskutojmë ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri”/ Rama takon biznesmenin turk

Aktualitet

“Po diskutojmë ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri”/ Rama takon biznesmenin turk

Publikuar

-

“Po diskutojmë ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri”/ Rama takon biznesmenin turk

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë pune dy ditore.

Ditën e sotme, shefi i qeverisë ka ndarë një foto në rrjetin social Facebook me një personalitet të shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash.

Rama shkruan se është në diskutim e sipër për të ndërtuar edhe në Shqipëri një fabrikë të prodhimit të vaksinave.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për detin/ “Rama dhe Bushati, firmosën zgjerimin e Greqisë”

PHOTO OF THE DAY

***i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  “Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

LEXO EDHE:  Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Firmoset marrëveshja e re për bashkitë/ Çuçi: Do të përmirësojë modernizimin e qeverisjes lokale

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra.

Sipas tij ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal.



Pas mbledhjes së qeverisë miratuam marrëveshjen e nënshkruar mes programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare. Është përdorur me sukses nga viti 2013 kur e dizenjuam Reformën Territoriale dhe ky program është i treti në radhë quhet “Star 3”. Bashkon donatorë që janë të përfshirnë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra.

Kryesisht ky fond do të shkojë për të përsosur modernizimin në nivel lokal. Revolucionin në qeverisjen lokale duam ta bëjmë edhe në qeverisjen lokale. Nga ana tjetër do të ngrihen instrumenta monitorimi të qeverisjes vendore i cili do të bëjë të mundur që në bazë të performancës së çdo bashkie edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike”, ka thënë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Qeveria jep 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë 3 miliardë lekë shtesë për rindërtimin.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” është shprehur Ahmetaj për mediat.

LEXO EDHE:  “Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

LEXO EDHE:  Marrëveshja për detin/ “Rama dhe Bushati, firmosën zgjerimin e Greqisë”



Ahmetaj gjithashttu bëri me dije se se po ashtu se janë nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua për rikonstruksion universitetesh.

“Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike”, ka deklaruar Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE