Connect with Us

Përgjuan liderët e BE/ Reagon NATO: Transparencë për hetimet mbi skandalin e spiunazhit

Bota

Përgjuan liderët e BE/ Reagon NATO: Transparencë për hetimet mbi skandalin e spiunazhit

Publikuar

-

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për një hetim mbi skandalin e spiunazhit danezo-amerikan, pasi autoritetet daneze ndihmuan Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NSA) të përgjonte politikanë të nivelit të lartë europian dhe anëtarë të NATO-s.

“Kombet e përfshira në këtë çështje janë aleatë të NATO-s dhe duhet të vendosin të gjitha faktet në tryezë dhe të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, i tha Jens Stoltenberg stacionit radiofonik danez DR.

Gazetarët investigativë nga transmetuesi danez DR, së bashku me mediet gjermane si NDR, WDR dhe ”Sueddeutsche Zeitung”, zbuluan se NSA dyshohet se përgjoi telefonët e politikanëve kryesorë me ndihmën e softuerit të krijuar nga shërbimi sekret ushtarak danez, FE.

LEXO EDHE:  Skandali në jetimoren e Shkodrës/ Ema Andrea bën apel: Të paktën këtu të jemi të gjithë bashkë!

Studimi u bazua në burime anonime dhe një analizë të brendshme të FE, nga 2012 dhe 2014.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu kanë kërkuar shpjegime gjithëpërfshirëse nga qeveria e Kopenhagës.

Kryeministri danez Mette Frederiksen tha se nuk kishte pasur mbikëqyrje sistematike të aleatëve.

Ai tha se nuk besonte që marrëdhëniet e Danimarkës me Gjermaninë dhe Francën të ishin dëmtuar.

Sekretarja për Median e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se shumë gjëra janë adresuar që nga incidenti në 2014.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë europianë për të adresuar çdo pyetje përmes kanaleve të përshtatshme të sigurisë kombëtare”, theksoi ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Covid-19 duhet vënë nën kontroll”/ Fauci: Do lindin variante të reja

Publikuar

-

Nga

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se nëse SHBA nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të tjera, të Covid-19.

Gjithashtu, Anthony Fauci iu drejtoi një apel qytetarëve, që të vaksinohen.

“Kjo do të ndodhë, George, nëse nuk vendosim kontroll në përhapjen komunitare që është edhe arsyeja pse unë dhe kolegët e mi vijojmë ta përsërisim gjithë kohës, është e rëndësishme që të vaksinojmë sa më shumë njerëz të mundemi,” i tha këshilluesi kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë drejtuesit të GMA George Stephanopoulos.

LEXO EDHE:  Skandali me mjekun popullor/Si i "vrau" 2 pacientët pasi iu mori mijëra euro

“Njerëzit që thotë se nuk duan të vaksinohen se është e drejta e tyre të bëjnë ç’të duan, duhet ta dinë se nuk qëndron kështu situata,” shtoi Fauci.

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra/ Haki Çako apelon vendimin

Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me norma të ulëta vaksinimi, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta, apo edhe nuk ka fare.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Alarm në një fshat të Greqisë/ Zjarri jashtë kontrollit, rreth 150 persona vijojnë të bllokuar  

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa më alarmante duket të jetë gjendja në Ilia, pasi rreth 1 50 persona janë bllokuar në fshatin Kladeos, ndërsa zjarrfikëset kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Flakët kanë rrethuar të gjithë fshatin dhe të paktën 150 personat e bllokuar e kanë të pamundur të evakuohen për shkak të zjarrit të madh.

“Zjarri në Ilia është jashtë kontrollit. Sapo u informuam se janë 100 deri në 150 njerëz të bllokuar në fshatin Kladeos. Midis tyre ka shumë fëmijë. Fshati ka dy dalje, një në Lala ku po digjet për momentin dhe një në Cook- Koskinas ku po digjet gjithashtu.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Gjiganti rus” që po shpëton Greqinë kthehet në fluturim/ Por sa kushton super-avioni

Publikuar

-

Nga

Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elefsina , pas një dëmtimi të njërit prej motorëve të tij gjatë një operacioni në Evia dhe pas maratonës që bëri në Varybobi të Greqisë.

Sipas burimeve të Forcave Ajrore në Greqi, dëmtimi i motorit ishte mjaft serioz. Sidoqoftë, fakti që kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe PAO -së ruse Ilyushin, kishin parashikuar ekzistencën e pjesëve rezervë të mjaftueshme gjatë qëndrimit të tij në Greqi, uli shumë orët e riparimit të avionit.-raporton abcnews.

LEXO EDHE:  Skandali i kryebashkiakut në Dibër/ Olli: Kjo mazhorancë nuk ka më moral për të drejtuar vendin

Në të njëjtën kohë në Greqi ka teknikë të specializuar të kompanisë. Ata bashkëpunojnë me teknikët e Forcave Ajrore greke, të cilët konsiderohen si nga më të trajnuarit dhe më efektivët në botë.

LEXO EDHE:  Skandali me mjekun popullor/Si i “vrau” 2 pacientët pasi iu mori mijëra euro

Sipas informacioneve nga mediat greke marrja me qira e avionit Beriev i kushtoi Greqisë pak më pak se 3.8 milionë euro për katër muaj. Blerja e saj për momentin vlerësohet të tejkalojë 65,000,000 euro.

LEXO TE PLOTE