LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i sinoptikanëve/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

3 Qershor 2021, 17:27, Sociale CNA
Parashikimi i sinoptikanëve/ Si pritet të jenë temperaturat

Orët me diell pritet të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit tonë për ditën e premte.

Shërbimi Meteorologjik parashikon vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet nga Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat e mëngjest dhe rritje në vlerat e mesditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 7°C deri në 26°C

zonat e ulëta 12°C deri në 29°C

zonat bregdetare 13°C deri në 27°C./ CNA.al

Lajmet e fundit nga