Connect with Us

“O Zot, shpëtoje PD nga betejat virtuale”/ Lisandër Hoxha: Kështu shpëton Shqipëria nga Rama

Politikë

“O Zot, shpëtoje PD nga betejat virtuale”/ Lisandër Hoxha: Kështu shpëton Shqipëria nga Rama

Publikuar

-

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Ish kreu i FRPD Lisandër Hoxha ka ironizuar betejën e opozitës për të ardhur në pushtet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Hoxha shkruan se në datën 9 shtator do të bëhet betimi i deputetëve në Parlament, ndërsa mes ironisë shprehet: “O Zot, shpëtoje PD nga betejat virtuale, që të shpëtojë Shqipëria nga Rama”.

LEXO EDHE:  Pesë vjet nga Dekriminalizimi/ Politika ende flirton me të inkriminuarit për vota

Me 9 Shtator, ora 10:00, pas betimit ne Parlament do te behet mosbindje civile ne aplikacionet Zoom, Facebook dhe Instagram!

Keshtu i mendojne perballjet liderat qe jetojne  ne Led Wall. 

O Zot, shpetoje PD nga betejat virtuale, qe te shpetoje Shqiperia nga Rama”, shkruan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hipokrizia e Metës/ Si mburrej me pasurinë e tij dhe tallej me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare”.

Kështu është shprehur pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, duke shprehur të njëjtën kohë edhe hipokirizi dhe pabesi.

Hopokrizi dhe pabesi për shkak se Ilir Meta nuk fut so në politikën shqiptare, nuk ra nga qielli në oborrin e Presidencës dhe pa se Shqipëria po braktiset dhe po boshatiset nga të rinjtë.

Përkundrazi Meta  është i pari që ka kontribuuar në zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë.

Meta ka rreth 30 vite që është në politikë dhe për më tepër ka qenë në maja të pushtetit si në koalicion me Partinë Socialiste ashtu edhe në koalicion me PD.

Shqipëria nuk u varfërua sot, qytetarët dhe të rinjtë nuk u larguan sot, por edhe gjatë kohës që Meta, bëntë, Ministrin, Deputetin, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e LSI apo edhe Presidentin.

Sot, largimet e të rinjve nga Shqipëria kanë arritur kulmin dhe fajtor për këtë gjë është edhe Ilir Meta, i cili sot hiqet sikur po i dhimbset Shqipëria.

Ilir Meta, është politikani i vetëm që mbi të janë hedhur akuza për korrupsion dhe jo në ajër, por duke u bazuar në deklarata të bashkëpunëtorëve të tij siç është deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për vjedhjen e floririt, apo akuzat e të ndjerin Dritan Prifti, i cili ia faktoi me zë dhe figurë, por që drejtësia u bë pjesë e padrejtësisë.

Nga ana tjetër, pas asnjë lloj biznesi vetëm me me paga shtetërore Ilir Meta, krijoi pasuri marramendëse dhe përrallore që shokoi çdo shqiptar.

I madh e vogël, në Shqipërinë e varfër dhe të braktisur e panë në televizion vilën e tij lukzose në Gjirin e Lalzit, vilë të cilën nxitoi ta zhdukte nga ekrani.

Bëmat ku lakohet emri i Metës janë të shumta, ndërsa sot del me hipokrizi dhe hiqet si i shqetësuar për fatin e të rinjve shqiptarë, ndërsa nga karriget e politikës, i ka bastisur me vite të tëra, për të krijuar luksin e tij dhe të fëmijëve të tij.

LEXO EDHE:  Nishani ashpërson tonet/ “Gjendja e Partisë Demokratike si në vitin 1997”

Ilir Meta, ndoshta duhet të flasë dhe të sqarojë skandalet e tij, para se të përpiqet të ndryshojë fytyrën me të cilën dyshohet se ka bërë zhvatje të fondeve publike dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  “U’a mori qytetarëve e u’a dha lopëve”/ Ferma në “Sheshin Skënderbej”, Berisha akuza Ramës dhe Veliajt

Në kurriz të të rinjve shqiptarë, Meta siguron luksin e fëmijëve të tij

Në vitin 2019, në një konferencë për media, Presidenti Ilir Meta doli dhe u mburr për pasurinë e tij, duke thënë se i kishte siguruar fëmijët.

Ndërsa foli për pallatin e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, tek zona e “Unazës së Re”, përmendi edhe sigurimin pasuror të fëmijëve.

Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, është shprehur Presidenti në vitin 2019.

Shqiptarët e dinë që Meta i ka të sigurtë fëmijët e tij dhe jo vetëm nga pallati i Monikës në “Unazën e Re”, por edhe me pasuri të tjera sa të deklaruara dhe të padeklaruara.

Fëmijët  e Ilir Metës kanë ikur nga Shqipëria për t’u shkolluar, për të bërë pushime, duke shpenzuar me miliona euro, që dyshohet se u janë zhvatur familjeve të të rinjve shqiptarë, për të cilët Meta sot bën si i shqetësuar.

Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër. 

Pa llogaritur këtu shpenzimet që bëjnë për udhëtime dhe pushime.

Në këto rrethana Meta duhet të japë llogari pikërisht për këto shifra, për pasurinë dhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe më pas nëse i mbetet ende fytyrë të dalë e të bëjë të shqetësuarin për të rinjtë shqiptarë, të cilët i ka përzënë nga vendi, ndërsa ka zënë karriget e pushtetit,  për të krijuar luks për fëmijët e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”, gjendet fusha e mbetjeve. Hapësira prej 5 hektarësh,  i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë.

Për disa ditë radhazi qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi toksit, si pasojë e djegies së mbeturinave urbane.

Edhe një ditë më parë në media është raportuar, se qyteti është ende i nxirë edhe pse vatrat e zjarrit ishin të fikuara.

Ndonëse flakën janë shuar, tymi vijon të çlirohet, duke ua pamundësuar jetën banorëve të të Fierit dhe zonave përreth.

Vetëm pasi banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe qyteti u nxi nga bloza, institucionet u kujtuan që të dërgonin eksavatorë dhe kamione të tonazheve të rënda që të punonin për shuarjen e zjarrit dhe më pas për të mbajtur nën kontroll vatrat  që të mos çlirojnë tym.

Në fakt qyteti i Fierit, duhet të kishte inceneratorin, i cili duhej të ishte vënë në funksionim, ashtu siç deklaronte kryeministri Edi Rama, para thuajse një viti.

Në Tetor të vitit 2020, Rama, në emisionin ‘Opinion”, tha se sa i përket inceneratorit të Fierit, nuk ka mbaruar investimi.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna.  Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe.  (Shiko videon ketu).

LEXO EDHE:  Indrit Hoxha: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës

LEXO EDHE:  "U'a mori qytetarëve e u'a dha lopëve"/ Ferma në "Sheshin Skënderbej", Berisha akuza Ramës dhe Veliajt

Por fundi i 2020-ës erdhi dhe iku, dhe inceneratori nuk është vënë në funksionim, ndonëse janë dhënë  rreth 28 milion euro për të dhe mbeturinat u dogjën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë që Fieri ka nxirë përgjatë gjithë këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka heshtur.

Qytetarët i kanë kërkuar llogari në rrjetin e tij social, teksa poston sukseset e tij.

Shiko Fierin… Për atë tymin e Fierit ke gjë për të thënë, se është një turp aq I mash.. është një vend që s’ka për tu bërë kurrë, digjen plehrat në mes të ditës dhe nuk guxon njeri të dalë dhe të thotë dy fjalë, turp…

Po digjen plehrat , po digjet vendi, keni krhyer vendin në ferrin e vërtetë….”, i shkruajnë disa qytetarë.

Përceç Ramës, për këtë skandal ka heshtur edhe drejtësia./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet.

Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë.

Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD” por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:

– dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije

– dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët

– dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa tjera.

– dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur

– dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia

– dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK

– dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.

Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

LEXO EDHE:  Tensionet në Shkodër/ Shpërthen Vasili: “Rama do t’i shesë si legena”

LEXO EDHE:  "U'a mori qytetarëve e u'a dha lopëve"/ Ferma në "Sheshin Skënderbej", Berisha akuza Ramës dhe Veliajt

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.

A do mjaftohet SHBA vetëm me dorheqjen e Sali Berishës apo do shkatrrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amrikanët për një skenar dorheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërisht ta drejtoj opozitën nga kulla?

Ambasadorja Yuri Kim duhet kuotoj, që merimanga Berisha është aq e stër-holluat sa mund ta komandojë Partinë Demikratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.

Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator…..

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanve ju desh 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minut nga drejtimi opozitës…../CNA.al

LEXO TE PLOTE