LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ndalet Nikoll Lesi/ Bën parashikimin e radhës: Ja sa vite rri në pushtet Rama

3 Qershor 2021, 09:22, Politikë CNA
Nuk ndalet Nikoll Lesi/ Bën parashikimin e radhës: Ja sa vite rri

Gazetari Nikoll Lesi, dikur shikonte ëndërra një herë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj 2020, pastaj ?ëndërra? me zgjedhje vendore në muajin tetor 2020, dhe pasi dështoi me këto parashikime, tani ka filluar ta ?dredhë?.

Nikoll Lesi tani nuk bën më parashikime me zgjedhje të parakohshme, por përkundrazi, sipas tij, kryeministri Edi Rama do të rrijë në pushtet deri në vitin 2025.

Në një shkrim të publikuar sot në gazetën e Nikoll Lesit, duket se ky I fundit vijon ?lajkat? ndaj kryeministrit Edi Rama dhe nuk kursen kritikat për opozitën, të cilës para 25 prillit i shërbente me devotshmëri.

Në shkrimin e publikuar në Koha Jonë, thuhet se opozita është pa shtyllë kurrizore dhe pa vizion.

?Opozita e sotme ndodhet në udhëkryq. Bërtasin se ua vodhi zgjedhjet Edi Rama, por KAS dhe Kolegji Zgjedhor ua rrëzuan kërkesat PD dhe LSI.

Ndërkohë njerëzit e pakënaqur me këtë qeveri dëshironin humbjen e kryeministrit dhe të PS-së. Edi Rama përdori çdo mjet t?ua merrte zgjedhjet dhe ua mori. E padrejtë se si veproi Rilindja ndaj opozitës, por kur liderët e PD dhe LSI karikonin votuesit mbarë vendit se ?kemi marrë masat se nuk do të lejojmë asnjë votë të vidhet? apo se  ?do pritej çdo dorë që futet në kuti për të deformuar vullnetin e popullit?, nuk i dolën zot fjalës së tyre.?-thuhet ndër të tjera në shkrim.

Më poshtë shkrimi i plotë:

PD dhe LSI nuk bënë gjënë më të rëndësishme përballë lukunisë së Rilindjes, para zgjedhjeve: krijimin e një koalicioni, pra një listë të vetme. Nuk kishte rëndësi sa  deputetë të sigurtë merrte LSI apo PD, PR apo PAA, etj. Rëndësi kishte përbashkimi, krijimi i një besimi popullor se këta do jenë ndryshe dhe janë të bashkuar. Opozita nuk arriti të krijojë frymën e një Referendumi, siç kërkoi Presidenti, pasi vetëm 47 % dolën në votime. Nëse do bindej populli do dilte mbi 70 % dhe pushteti ishte rrëzuar.

Opozita e sotme ndodhet në udhëkryq. Bërtasin se ua vodhi zgjedhjet Edi Rama, por KAS dhe Kolegji Zgjedhor ua rrëzuan kërkesat PD dhe LSI.

Ndërkohë njerëzit e pakënaqur me këtë qeveri dëshironin humbjen e kryeministrit dhe të PS-së. Edi Rama përdori çdo mjet t?ua merrte zgjedhjet dhe ua mori. E padrejtë se si veproi Rilindja ndaj opozitës, por kur liderët e PD dhe LSI karikonin votuesit mbarë vendit se ?kemi marrë masat se nuk do të lejojmë asnjë votë të vidhet? apo se  ?do pritej çdo dorë që futet në kuti për të deformuar vullnetin e popullit?, nuk i dolën zot fjalës së tyre.

Ndërkohë opozita ishte në ajër para zgjedhjeve dhe shikonin endërra si në filma se do marrim kaq e aq deputetë, thua se do kishin mbi 90 mandate deputeti. Nga ana tjetër Rilindja si një makineri gllaberuese dhe e rrezikshme thithte çdo votë me format e saja të bëra publike që në Dibër dhe Durrës.

PD dhe LSI nuk bënë gjënë më të rëndësishme përballë lukunisë së Rilindjes, para zgjedhjeve; Krijimin e një koalicioni, pra një listë. Nuk kishte rëndësi sa deputetë të sigurtë merrte LSI apo PD, PR apo PAA, etj. Rëndësi kishte përbashkimi, krijimi i një besimi popullor se këta do jenë ndryshe dhe janë të bashkuar. Opozita nuk arriti të krijojë frymën e një Referendumi, siç kërkoi Presidenti, pasi vetëm 47 % dolën e në votime. Nëse do bindej populli do dilte mbi 70 % dhe pushteti ishte rrëzuar. Por nuk doli aq sa gënjeu opozita, e cila përbetohej se do bënte namin nëse prekej vota.

Vota u ble në shumë qarqe, por opozita e sotme nuk ka këllqe të përballet me regjimin; ajo zihet mes vetes se kush e kishte fajin, Basha apo Kryemadhi dhe nga ana tjetër PS-ja do jetë në pushtet deri në vitin 2025. Më kot e gënjejnë popullin se do ta detyrojnë Ramën për zgjedhje të parakohshme.

Përballë një regjimi, siç deklarojnë liderët e opozitës, shtrohet pyetja publike: A mos ka ardhur koha për krijimin e një opozite të re, larg kësaj tradicionale? A na bind kjo opozitë se do të fitojë përballë Edi Ramës? A mund të besohet më, kur na karikuan para 25 prillit se do bëjnë namin dhe asnjë votë nuk tjetërsohet?

Për dreq, kjo opozitë është pa shtyllë kurrizore. Dhe kështu i intereson Rilindjes.

Nikoll Lesi zhgënjehet nga Meta/ Hidhet në ?krahët? e Ramës

Lajmet e fundit nga