Connect with Us

Kanë kriminalitetin më të lartë në vend/ Artan Hoxha rendit tre zonat “e nxehta”

Kronika

Kanë kriminalitetin më të lartë në vend/ Artan Hoxha rendit tre zonat “e nxehta”

Publikuar

-

Lulëzojnë “shtëpitë e barit”/ Artan Hoxha plas “bombën”, çfarë ndodh në rezidencat e Tiranës

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka treguar tre zonat që kanë kriminalitetin më të lartë në vend.

Hoxha tha se vendi ku kriminaliteti është në nivele më të larta është qarku i Vlorës, duke përfshirë këtu edhe bashkinë e Selenicës.

“Kur themi Vlora, kemi parasysh bashkinë Vlorë dhe Selenicë. Janë zona që kanë nivel kriminaliteti më të shtuar sesa Himara, Delvina apo Saranda si qark. Brenda tyre ndodhen disa prej organizatave kriminale që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE.

Vlora është një njësi e nxehtë, një zonë e kuqe për krimin. Mbrëmë ndodhi një vrasje. Ajo është një histori, ka nisur nga 2015, dhe ka pasur 7 vrasje në këtë hark kohor”, u shpreh ai në emisionin “Radari Informativ”, ndërsa tregoi se pas qytetit brdetar vjen Shkodra dhe më pas Elbasani.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Teksti që sqaron lidhjen e Tahirit me Habilajt dhe Audin është koment i përkthyesit

“Kush është zona tjetër kampion, Shkodra. Shkodra është zonë kufitare, ka një ashpërsi të kriminalitetit. Në Vlorë dhe Shkodër vrasjet nuk i shohin si zgjidhje të fundit. Vrasja është një ekspozim. Në shkodër dihen se kush janë 5 grupet krimanale. Dihet se kush vepron, e di policia, e dinë qytetarët.

Kush është tjetër, Elbasani. Është një nga degëzimet e rëndësishme të heroinës që vjen nga Afganistani dhe shkon drejt vendeve të BE. Elbasani është vendi ku magazinohet kokaina. Elbasani është baza nga e cila shpërndahen për të hyrë në Greqi që është vend i BE-së”, theksoi gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Teksti që sqaron lidhjen e Tahirit me Habilajt dhe Audin është koment i përkthyesit

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në Kosovë/ Infektohen me Covid-19 disa nxënës dhe mësues, mbyllet shkolla

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Zbardhen emrat e dy të plagosurve mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ata janë 32-vjeçari Altin Gjoka i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe  Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Ata u dërguan me makina të rastit për në spital teksa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori sipas Policisë është identifikuar, por nuk është kapur ende.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare tregon planet/ Dasmën do ta bëj në stadiumin “Air Albania”

LEXO EDHE:  Pallati 5 katësh që “djeg” komisioneren e Vettingut/ Xhensila Pine nën hetime nga SPAK

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Publikuar

-

Nga

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Janë zbardhur detajet e para të plagosjes së dyfishtë në Tiranë.

Mësohet se sherri i nisur verbalisht në një lokal, ka përfunfuar në përdorimin e armëve me dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand”.

Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.

LEXO TE PLOTE