Connect with Us

Artan Hoxha ‘zbërthen’ skemën/ Pse ndodhin përplasjet mes grupeve kriminale

Kronika

Artan Hoxha ‘zbërthen’ skemën/ Pse ndodhin përplasjet mes grupeve kriminale

Publikuar

-

Sekuestrimi i 300 kg kokainë në Portin e Durrësit/ Artan Hoxha zbulon detajet e reja, nuk është rasti i parë

Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Duke folur në abc neës, Hoxha tha se përplasjet mes grupeve ndodhin më së shumti për prishje të pazarve dhe për dominim të tregut.

Ndërsa shtoi dhe edhe ata vetë janë të shqetësuar pasi kjo i ekspozon ndaj policisë.

“Ne kemi ende grupe që rivalizojnë me njëri-tjterin, luftojnë e lajnë hesapet.

Një pjesë e madhe e tyre janë vetë të shqetësuar për këtë gjë, sepse i ekspozojnë.

Grupet e reja fuqizohen, duan ta komandojnë ato tregun dhe detyrimisht do rivalizohen.

Mjafton një pagesë të mos bëhet, një ngarkesë të humbi.

Grupi që i grabitet lënda narkotike, po nuk reagoi i bie  autoriteti, pesha.

Nëse ti pëson një goditje e nuk reagon, tregon dobësi, do goditesh.

Varianti tjetër janë konfliktet e mëparshme që kanë pasur më parë.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Krimi në Elbasan/ Si u shndërrua biznesi i lojërave të fatit në arenë përplasjesh mes fisit Çapja dhe Çelaj

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  “Më gjejnë kollaj mua”/ Artan Hoxha tregon se si mbrohet

LEXO EDHE:  Artan Hoxha godet fort/ Ja ushtria e Ilir Metës

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Krimi në Elbasan/ Si u shndërrua biznesi i lojërave të fatit në arenë përplasjesh mes fisit Çapja dhe Çelaj

LEXO EDHE:  “Kanë dështuar për shkak të një gabimi”/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga atentati ndaj Ardjan Çapjas

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE