Connect with Us

Arjan Curi “shuplakë” Bashës/ “PD, një mini Ramë me të njëjtat rregulla”

Aktualitet

Arjan Curi “shuplakë” Bashës/ “PD, një mini Ramë me të njëjtat rregulla”

Publikuar

-

Shpallja e Berishës non grata/ Curi: Presin dorëheqjen e tij

Analisti Arjan Curi ka folur për situatën aktuale të PD duke kritikuar Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin “Open” Curi tha se PD është një mini shtet me të njëjtat rregulla si të Ramës.

Sipas tij, Rama nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar dhe Basha nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar brenda PD, ndaj nuk i beson zgjedhjeve që do të mbahen më 13 qershor për kreun e Partisë Demokratike.

Qarja me obobo dhe olele se ky ka bandat dhe lekun, tani i bie që ta durojmë dhe këtë 50 vjet. Kësaj i bie të durojmë Stalinin dhe Bashën. Po futeni në lojën dhe vallen e Ramës ndërsa kam dhënë këshilla që të mos bëheni si ai.

Nuk mund të vazhdoni të thoni ka bandat e lekët dhe për fatin tonë të keq, këtë mandate do të ketë më tepër, do i shtohen lekët. Për gjithë gabimet në metoda, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe simbolikisht.

Në PD ka kritika nga eksponentë të lartë që thonë se zgjedhjet brenda PD do të manipulohen. Ristani del e thotë se nuk ka gjykatë të brendshme. Këtej Rama nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar dhe vetë Basha nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar. Edhe PD është një mini shtet, një mini Ramë me të njëjtat rregulla.

Do presim derisa durimi të arrijë maksimumin. Doja të them që PD sikundër partitë e tjera janë biznese private të njerëzve që kanë ngritur ato. PD është investim i dy njerëzve, i Berishës dhe benjaminit të tij, Bashës.

Në këtë kuptim, Basha mirë e bën se të njëjtën do bëja, nuk do të iki kurrë edhe pas 30 vjetësh nëse vetë anëtarësia nuk e rrëzon fuqishëm në të njëjtën shumicë që presim që shqiptarët të rrëzojmë Ramën”, u shpreh Curi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Po vritet parlamentarizmi”/ Balla i përgjigjet Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës, e cila pretendon se vendimi për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, është cënim i parlamentarizmit dhe demokracisë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se mbledhjet do të zhvillohen online, por kur ka diskutime për çështje të rëndësishme, mbledhjet do zhvillohen në sallat e Kuvendit, ku ka kushtet e përshtatshme për të ruajtur distancimin fizik.

Do të ketë komisione që do bëjnë mbledhje onlinë ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike, duke ruajtur distancën. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar. Në një punë normale, ashtu si zhvillohet edhe ne vende të tjera si Budenstagu Gjerman, e njëjta gjë po bëhet në Shqipëri. Mos fryhet tullumbaci kot. D Mbledhjet e rëndësishme do bëhën sipas formatit tradicional. Do ketë mbledhje edhe online edhe fizike”.-tha Balla./CNA.al



LEXO EDHE:  Nga Dritan Hila/Mësimi që nuk e mori dot Edi Rama!

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

balla, ps, cna, lajme, politike, qeveri, kabinet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.

Balla tha se është rënë dakort edhe me Opozitën, që të vaksinohen të gjithë deputetët.

Gjithashtu ai i drejtoi dhe një mesazh të fortë qytetarëve, duke iu kërkuar që të vaksinohen.

LEXO EDHE:  Meta President?!/Edi Rama ndërron fytyrë, jep përgjigjen befasuese

LEXO EDHE:  Arrestimi i Balilit/ Kushti i zbardhur nga Artan Hoxha



Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen”-tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët e PD përplasen me njëri tjetrin në Kuvend/ Gazment Bardhi kundër Tritan Shehut

Publikuar

-

Nga

SPAK të bëjë detyrën/ Bardhi thirrje Ballës: Mos i jep zemër kriminelëve

Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se po merren vendime për t’ju mbyllur gojën deputetëve opozitarë.

Ai ndër të tjera ai tha se po i detyrojnë të bojkotojnë Kuvendin.

Por, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dalë kundër Shehit, ndërsa tha se ai ka mendimin e tij.



Nuk mbaj përgjegjësi për çfarë ka thënë Shehu, por vetëm për ato që them unë. Do të flas me krerët e grupeve parlamentare, do iu këkroj mbledhje.

Vendimi kërkon që ti fshihet syrit të qytetareve, opozitës po kërkohet t’i mbyllet goja. Ky është një parlament që nuk funksionon. Në një parlament ku shkelet hapur rregulli nuk mund të flitet për bashkëpunim”, ka thënë Bardhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE