Izrael, drejt skadimit afati për të formuar qeverinë
Një grup i gjerë partish izraelite, me qasje të ndryshme ide...
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit vuri sanksione të mërkurën ndaj tre shtetasve bullgarë dhe 64 subjekteve të lidhura me ta për përfshirje në korrupsion.
Qeveria amerikane beson se korrupsioni dëmton sundimin e ligjit, ekonominë dhe rritjen e saj, minon institucionet demokratike, nxit konfliktet dhe u mohon qytetarëve të pafajshëm të drejtat themelore të njeriut.
Në bazë të Ligjit Magnitsky, Departamenti i Thesarit ka vënë sanksione ndaj biznesmenit dhe oligarkut të njohur bullgar Vassil Kroumov Bojkov, ish deputetit Delyan Slavchev Peevski dhe ndaj ish-Zëvendës Shefit të Agjencisë Shtetërore Bullgare për Operacionet Teknike Ilko Dimitrov Zhelyazkov i cili u emërua në Byronë Kombëtare për Kontrollin e Pajisjeve të Mbjedhjes së të Dhënave të Zbulimit. Po ashtu sanksione janë vënë edhe ndaj kompanive në pronësi apo të kontrolluara nga këta individë.
Po sot, Departamenti i Shtetit ka përcaktuar shtetasit Peevski dhe Zhelyazkov, mes të tjerësh, në bazë të nenit 7031(c) i ligjit për Financimin e Departamentit të Shtetit, Operacioneve Jashtë Vendit dhe Programeve që kanë lidhje me to, si rezultat i përfshirjes së tyre në korrupsion të niveleve të larta.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se ish-zyrtarët e sektorit publik bullgar Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, Delyan Slavchev Peevski si dhe zyrtari aktual Ilko Dimitrov Zhelyazkov, përcaktohen publikisht si rezultat i përfshirjes së tyre në korrupsion të thellë.
Gjatë kohës që Alexander Manolev ka shërbyer në postin e Zëvendës Ministrit të Ekonomisë, Haralampiev në postin e Drejtorit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit dhe Tomov në postin e Kryesekretarit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, ata janë përfshirë në akte korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e popullit bullgar tek institucionet demokratike, duke përdorur ndikimin e tyre politik dhe pushtetin për përfitime personale.
Duke qenë deputet i parlamentit, Peevski përdori zyrtarin e lartë të Byrosë Kombëtare për Kontrollin e Pajisjeve të Mbjedhjes së të Dhënave të Zbulimit, Ilko Dimitrov Zhelyazkov, si ndërmjetës dhe bashkëpunëtor për të shitur ndikimin dhe paguar ryshfete për të mbrojtur veten nga syri publik dhe për të ushtruar ndikim mbi insitucionet dhe sektorët kryesorë të Bullgarisë, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar publikisht edhe pjestarët e afërt të familjeve të këtyre individëve.
Nga ana tjetër, Departamenti i Thesarit thotë se njoftimi i sotëm tregon veprimin e shkallës më të lartë të ndërmarrë ndonjëherë brenda një dite për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion.
Përcaktimi i sotëm ekspozon individët Bojkov, Peevski dhe Zhelyazkov për abuzimin e instuticioneve publike për përfitime personale dhe u ndërpret qasjen atyre dhe kompanive që zotërojnë tek sistemi financiar amerikan. Departamenti i Thesarit u bën thirrje të gjitha qeverive që të zbatojnë masat e duhura efikase kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit në përpjekje për të mbrojtur sistemin financiar ndërkombëtar.
VASSIL KROUMOV BOJKOV DHE RRJETI I TIJ
Biznesmeni dhe oligarku bullgar Vassil Kroumov Bojkov (Bojkov), u ka dhënë ryshfet zytarëve të qeverisë në disa raste. Ai gjithashtu planifikoi në fillim të vitit që të siguronte para për një ish-zyrtar dhe një politikan në këmbim të ndihmës që Bojkov të krijonte një lidhje me udhëheqësit politikë rusë për të ndikuar tek zyrtarët e qeverisë bullgare.
Aktualisht Bojkov ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe pasi i shpëtoi me sukses ekstradimit në Bullgari nën akuza të shumta për korrupsion dhe krim të organizuar.
Prokuria bullgare zbuloi se në shkurtin e vitit 2018 Bojkov i dha mbi 6,000 dollarë në ditë kryetarit të atëhershëm të agjencisë për lojrat e fatit, që ai t?u hiqte liçensat konkurrentëve të tij. Pas daljes në skenë të kësaj skeme masive ryshfetesh, agjencia e lojrave të fatit u shpërbë dhe kryetari i saj u burgos. 58 subjekte të lidhura me të janë vënë në listën e zezë.
DELYAN SLAVCHEV PEEVSKI DHE RRJETI I TIJ
Delyan Slavchev Peevski (Peevski) është një oligark i cili më parë ka shërbyer si deputet dhe manjat i medias, i cili është përfshirë rregullisht në korrupsion. Në shtator të vitit 2019, ai punoi në mënyrë aktive për të ndikuar negativisht tek procesi politik në zgjedhjet lokale të 27 tetorit të vitit 2019. Për të menjanuar hetimet penale ndaj tij, ai u ofroi politikanëve mbulim pozitiv mediatik.
SANKSIONET
Të gjitha pronat dhe interesat e lidhura me pronat e individëve të lartpërmendur që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të shtetasve amerikan, janë të bllokuara dhe duhet të raportohen, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit. VOA
Një grup i gjerë partish izraelite, me qasje të ndryshme ide...
Opozita demokratike Bjelloruse dhe disa qeveri perëndimore b...
Kisha Katolike po ndryshon legjislacionin e saj duke e bërë ...
Çiftet e martuara kineze tash e tutje mund të lindin deri në...
Faza e çtensionimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi vazhdon, ed...
Anija më e madhe e marinës iraniane u fundos në Gjirin e Oma...
Izraeli ka zgjedhur sot presidentin e ri. Në garën mes Miria...
Ka bërë shumë bujë në vendin fqinj, lirimi nga burgu i Giova...
Greqia, Gjermania dhe pesë vende të tjera të Bashkimit Evrop...
Pasi Gjermania e pranoi që kishte kryer gjenocid ndaj disa f...
Presidenti Joe Biden ishte të martën në Tulsa të Oklahomës p...
Gjatë një dekade të luftës në Siri janë vrarë rreth gjysmë m...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas i përmbahet qënd...
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar diskut...
Ministria e Drejtësisë e Kosovës (MD) synon që përmes rishik...
Autoritetet maqedonase pothuajse në çdo dy javë po bëjnë leh...
Qeveria italiane ka ndarë 50 milionë euro të cilat do të shk...
Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremonitë përkujt...
Pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi me preside...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...