LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U divorcua për vettingun?/ Elisabeta Imeraj: Nuk shqetësohem

2 Qershor 2021, 21:15, Politikë CNA
U divorcua për vettingun?/ Elisabeta Imeraj: Nuk shqetësohem

Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, ka mohuar mbrëmjen e sotme që divorci i saj me ish-bashkëshortin të ketë lidhje me procesin e Vettingut.

Imeraj tha në emisionin ?Opinion? se ndihet e qetë, pasi pretendon se zgjidhja e martesës nuk ka të bëjë me Vettingun.

?Nuk ka lidhje zgjidhja e martesës me Vetingun, ka zgjidhur vetëm dy momente: takimin e të atit me fëmijët dhe faktin e të lënit të fëmijëve mua personalisht.

Unë kam nga shtatori 2018 me Vetingun dhe çdo ditë e jetesës sime, e takimeve, kontakteve, përfshirë edhe tabulatet e telefonit tim kanë qenë të regjistruara me letra. Kjo nuk më shqetëson asgjë, por në thelb nuk është e nevojshme të ndahen me publikun arsyet e zgjidhjes së martesës sime. Por ajo që ligji kërkon është që kjo çështje të mos ketë lidhje me Vettingun?, theksoi kryeprokurorja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga