Connect with Us

Leksioni i Sali Berishës në vitin 2005/ Edith Harxhi mesazh të fortë demokratëve

Politikë

Leksioni i Sali Berishës në vitin 2005/ Edith Harxhi mesazh të fortë demokratëve

Publikuar

-

Kandidatja e “Grupit për PD”, Edith Harxhi, e cila garon për postin e kryetares së PD, i ka drejtuar sot një mesazh të fortë, të gjithë atyre që janë larguar nga kjo parti.

Gjatë një takimi me demokratët e Përmetit, Edith Harxhi, tha se të gjithë ata që janë larguar nga PD, duhet të rikthehen në shtëpi.

Gjithashtu ajo kujtoi edhe vitin 2005, ndërsa tha se në atë kohë Sali Berisha i mblodhi të gjithë në “shtëpi” dhe i dha fitoren PD-së.

LEXO EDHE:  Ish- zv.ministrja e Jashtme mesazh të fortë Sali Berishës

“Unë kam bërë thirrje publike, kushdo që është larguar duhet të rikthehen në parti, PD është shtëpi e madhe, të gjithë duhet të bashkohen.

Në 2005 Sali Berisha i mblodhi në shtëpi dhe ne bëmë fitoren e madhe”-tha Edith Harxhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  Kadilli tregon dy gabimet e Bashës me LSI-në: U afrua kur nuk duhej dhe u largua kur nuk duhej

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ PD del bllof, "fryn" listat e delegatëve



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Presion mbi delegatët që mbështesin 11 Dhjetorin”/ Paralajmëron Luan Baçi: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Luan Baçi ka deklaruar se edhe pse lidershipi aktual demokrat ka mbyllur dyert e selisë në Fier, takimet me qytetarët demokratë vazhdojnë.

Më tej teksa ka listuar emrat, Baçi thekson se demokratët janë këtu, çdo ditë e më shumë e përditë e më të fortë.

“Ne jemi ketu, çdo dite e me shume çdo dite e me te forte, takimet tona vazhdojne te perditshme edhe pse zyrat tona te PD Dega Fier i uzurpuan,  edhe pse vazhdojne te bejne presione mbi delegatet, kot e kane, kjo nuk do te na pengoj, qe ne 11 Dhjetor ne kuvendin historik te PDSH, pjesmarrja do te jete si asnjehere tjeter!



LEXO EDHE:  Për papagallët në PD që përsërisin "Luli s'ka përzënë njeri"

LEXO EDHE:  PD padit në prokurori Edi Ramën/ Pagoi 80 mijë dollarë për foton me Obamën

Per nje PD me te forte, me te bashkuar, me te hapur! Mos harroni jane delegat i verifikoni!

Edi Spaho; Ilir Luga; Robert Marku; Fatjon Hyskaj; Lulzim Gurguri; Vladimir Dashi; Dyrmish Feleqi; Ylvi Veshi; Behar Osmani; Gentian koci; Vasil Nika; Rrapi Gjika; Pandeli Tole; Alket Osmani; Enea Laze; Ledjo Kastrati; Tomorr Avdurramani; Shefqet krasniqi; Viktor Ago; Marsel Plaka; Xhevair Kolina; Eduart Ferko”, shkruan Baçi në një postim në rrjetin social facebook.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka leksion Bashës/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Publikuar

-

Nga

“LSI është parti e majtë”/ Paloka tregon pse PD doli me listë më vete

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Paloka thekson se nuk është për t’u habitur ky sinqeritet nga ana e rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka nuk harron të thumbojë edhe kreun e PD, Basha duke shprehur se në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vetingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ PD del bllof, “fryn” listat e delegatëve

LEXO EDHE:  Programi i PD për punësimin e të rinjve/ Ina Zhupa tregon detaje



“Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE