LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lejuan dërtimet pa leje/ E pësojnë katër punonjës të IMT-së Dibër

2 Qershor 2021, 08:36, Kronika CNA
Lejuan dërtimet pa leje/ E pësojnë katër punonjës

Katër punonjës të IMT-së së Dibrës janë vënë nën hetim, pasi kanë lejuar qytetarët që të ndërtojnë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet E.Xh., 37 vjeç, J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Specialistët e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale ?Shpërdorimi i detyrës?, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë  lejuar qytetarë që të kryenin  ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Lajmet e fundit nga