Connect with Us

Lakuriqësia është paturpësi dhe një problem kryesor…

Aktualitet

Lakuriqësia është paturpësi dhe një problem kryesor…

Publikuar

-

Nga Miron Çako

Fatkeqësisht, në botën ku jetojmë çuditë më të mëdha zgjasin vetëm tre ditë. Ngjarja shumë e trishtuar e përdhunimit në grup të vajzës 15-vjeçare, edhe pse ditët e para pati shumë reaksion dhe kundërshtarë nga opinioni dhe shoqëria civile, bashkë me një protestë kundër këtij akti shtazarak, që meriton të dënohet në mënyrë shembullore, përsëri duket sikur u harrua deri në ngjarjen e radhës.

Bashkë me protestën doli papritur edhe një vajzë që u shfaq lakuriq në publik, e cila edhe pse thotë se ishte jashtë protestës, kërkonte që me këtë formë të pazakontë nudizmi në mes të ditës në sy të të gjithëve, madje edhe fëmijëve, të na thoshte: “Se të jesh i paveshur nuk është turp”.

Sipas mjekësisë, që të shërohet një sëmundje duhet të gjendet shkaku ose shkaqet, kështu duhet të gjenden shkaqet edhe për aktet e abuzimit seksual, si janë përdhunimet që disa i cilësojnë si patologji, që për hir të së vërtetës po shtohen si një fenomen antisocial, antihuman jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë.

Është shumë e trishtueshme që në shumë vende të botës së qytetëruar, të Europës dhe të SHBA-së, që është vendi më i fuqishëm dhe i përparuar në botë, në lidhje me lirinë dhe të drejtat e njeriut, statistikat e përdhunimeve janë akoma edhe më të larta. Psh, në Shtetet e Bashkuara, çdo 107 sekonda, një person sulmohet seksualisht dhe në çdo vit, ka rreth 293.000 viktima të abuzimit seksual.

Përse ndodh ky shtim progresiv i këtij fenomeni shtazarak siç përdhunimi?

Kuptohet nuk mund t’i marrim në shqyrtim të gjithë faktorët e këtij fenomeni, sepse tema do dilte shumë e gjatë. Unë dua që të ndalemi në një faktor, që çuditërisht është lënë në heshtje dhe anashkalohet nga njerëzit sikur nuk ekziston, por mendoj se ai është problemi më kryesor: lakuriqësia!

Sot lakuriqësia është në modë, madje ajo nuk quhet më tabu ose turp si më parë, por status shoqëror, dmth sa më pak turp të kesh për të ekzpozuar lakuriqësinë tënde në publik, aq më i emancipuar dhe trendi je, po aq më i pëlqyer dhe i klikuar bëhesh në rrjetet sociale, ku matet përqindja e pëlqimit tek njerëzit. Kudo që të shikosh sot nëpër rrugë, media edhe ku do që të shikosh, do të shohësh nga pak ose shumë lakuriqësi, duket se ajo është bërë performanca për “NEW AGE” (KOHA E RE).

Dikush mund të thotë: “Çfarë problemi ka këtu, trupi është i imi dhe unë mund të bëj çfarë të dua me atë”.

Ok, por problemi qëndron se lakuriqësia nuk është vetëm lakuriqësia jote, por kur ajo bëhet publike ka ndikim të padiskutueshëm edhe tek të tjerët, të cilët duke pasur nivel fetar, kulturor dhe menaxhim emocional dhe instiktiv të ndryshëm, ata nuk reagojnë njësoj, madje disa duke mos e menaxhuar siç duhet eksitimin, bien në shtazëri dhe në abuzim seksual, si me veten ashtu dhe me të tjerët, deri në përdhunim.

Që lakuriqësia e një gjinie ka ndikim tek gjinia e kundërt, askush nuk mund ta mohojë, vetëm nëqoftëse ai njeri është pa instikte, një kufomë për së gjalli apo është një shenjtor pa pasione.

Për ta trajtuar këtë problem si besimtar të krishterë, në fillim po i drejtohem Biblës, fjalës së Zotit, që i ka të trajtuara të gjithë problemet, pasionet dhe mëkatet njerëzore dhe si nisin ato, pasojat dhe si duhen përballuar. Aty flitet dhe për lakuriqësinë.

Sipas Biblës, lakuriqësia nuk është e lejueshme tek njerëzit, madje e dënueshme kur është e vullnetshme, sepse njeriu, si ikonë e Perendisë (Zbulesa 1:26), nuk u krijua i zhveshur nga Perëndia, por i veshur me hir, me dritë si shfaqen edhe engjëjt.

Gjithashtu, lakuriqësia tek njeriu është mungesë dinjiteti, sepse e ul njeriun në nivel shtazor, por edhe dëmton trupat tanë të brishtë nga agjentët atmosferikë.

Lakuriqësia është edhe shkak, objekt lakmie seksuale, duke e kthyer në kaos të gjithë gjendjen emocionale dhe instiktive të njeriut.

Prandaj, çifti i parë njerëzor Adami dhe Eva, që ishin të veshur me dritën e hirit të Shpirtit të Shenjtë, pas mëkatit e panë veten e tyre lakuriq, dmth. të zhveshur nga hiri dhe, menjëherë, duke ndjerë turbullimin e erosit, që i shtynte në kontakt seksual, patën turp për këtë ndjesi dhe prirje erotike të panjohur më parë, aq sa u përpoqën, në nxitim e sipër, ta minimoizonin këtë turp dhe prirje introverse, duke e mbuluar trupin me gjethe fiku (Zanafilla 3:6-7).

Veshja me gjethe ishte e pamundur të mbulonte gjithë lakuriqësinë. Përkundrazi, duke qenë se kjo veshje e inprovizuar dhe e fragmentarizuar në trup e bënte më të ngatërruar situatën, pasi nëpërmjet fantazisë që erdhi pas mëkatit, truri i tyre imagjinonte formën e munguar nga shikimi dhe kështu  nxiste më tepër turbullirën dhe instiktin seksual.

Në këtë situatë të pafavorshme, ku u gjend njeriu i mashtruar nga djalli (Zanafilla 3:4-5), Zoti ndërhyri dhe, sipas ekonomisë hyjnore, i veshi njerëzit në të gjithë pjesët e trupit me tunika lëkure (Zanafilla 3:21). Kjo ishte një zgjidhje e përkohshme për ta menaxhuar sa më mirë të jetë e mundur problemin e instiktit seksual, që do ta shoqërojë njeriun deri në fund të kohës, në këtë botë të infektuar nga mëkati, ku sundon tundimi i djallit, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, që nuk vjen nga Ati, por nga bota (Joani 1:2-17).

Sipas Biblës, lakuriqësia ishte shkaku që njerëzimi u shthur aq shumë në degjenerim me njëri-tjetrin, kaloi çdo limit, aq sa bijat e njerëzve u bashkuan me engjëjt e rënë, demonët dhe gratë u linden mostra, gjigandë (Zanafilla 6:2-4). E gjithë kjo shthurje morale dhe degradim gjenetik bëri që Zoti të pendohej që e krijoi njerëzimin (Zanafill 2-6), kështu vendosi ta zhdukë me përmbytje globale gjithë njerëzimin, “sepse njeriu në shthurjen e tij, nuk është veçse mish” (Zanafilla 6:3).

Nga kjo përmbytje mbarë botërore shpëtoi vetëm Noeu, që gjeti hir para Zotit (Zanafilla 6:8), ai bashkë me gruan, bijtë dhe gratë e tyre (Zanafilla 7:1, 15:16). Por, pas katastrofës, na thuhet në Bibël për një episod jo të mirë që pati Noeu me lakuriqësinë e tij dhe kjo solli përsëri të keqen edhe mallkimin në botë. Tek libri i Zanafillës lexojmë: “Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij. Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t’ua thotë vëllezërve të tij, që ndodheshin jashtë. Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre. Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha: “I mallkuar qoftë Kanaani!” (Zanafilla 9:20-25).

Kami, që u tërhoq nga lakuriqësia aksidentale e babait të tij, deri në inçest, u bë ati i popujve kananit si ishin edhe egjiptasit. Ata e kishin në kulturën e tyre lakuriqësinë, kurvërinë, abuzimin seksual, perversionin, përdhunimin dhe inçestin, të cilat i kryenin të gjithë dhe veçanërisht të pasurit, faraoni dhe familja e tij.

Zoti Perëndi, për të ndaluar abuzimin seksual që vinte edhe nga lakuriqësia si tek egjiptasit, urdhëroi për Izraelitët, popullin e Zotit që i nxori nëpërmjet Moisiut nga robëria e Egjiptit për në Tokën e Premtuar, në mënyrë kategorike sipas ligjit mozaik ju urdhëron  që ata duhet të mbulonin trupat e tyre me rroba dhe të mos zbulonin lakuriqësinë e tyre, ashtu siç na thuhet tek Ligji i Përtërirë: “Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: “Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre. Asnjë nga ju nuk do t’i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti” (Ligji Përtërirë).

Përsëri sipas Biblës, moskujdesi nga lakuriqësia e trupit, ishte faktori i parë për shkak të të cilit mëkatoi dhe ra në kurvëri dhe krim, i zgjedhuri i Zotit, mbreti David (1 Samuel 13:14), ashtu siç na thuhet tek libri i Samuelit: ”Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij (Davidi) dhe filloi të shëtisë në taracën e pallatit mbretëror. Nga taraca pa një grua që po bënte banjo (e zhveshur); dhe gruaja ishte shumë e bukur. Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: ‘Është Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e Hiteut Uriah’. Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet” (2 Samueli 11:2-3).

Disa njerëz, madje edhe të “krishterë” me emër, që u pëlqen bota edhe trendi i lakuriqësisë, kur i dëgjojnë këto fakte thonë që ky është një keqinterpretim i Biblës ose një këndvështrim ekstremist mbi lakuriqësinë, sepse lakuriqësia nuk është tabu thonë ata dhe se popujt në kulturat dhe në artin e tyre e kanë hyjnizuar lakuriqësinë, si performancë normale e zotave dhe njerëzve pjellorë.

Atëhere që t’u heqim çdo dyshim dhe të kuptojnë se  janë gabim ata dhe jo Bibla ose interpretuesit orthodhoksë, le t’u drejtohemi kërkimeve shkencore, që na tregojnë sesi ndikon lakuriqësia në trurin tonë edhe në të gjithë sitemin nervor të trupit.

Në një artikull nga Akademia e Finlandës na thuhet se shkencëtarët kanë arritur në një farë mënyre për të kuptuar pse i duam fotot nudo. Studimet e imazheve të trurit na tregojnë se ka zona të lokalizuara në tru, që janë të specializuara në zbulimin e trupave njerëzorë në mjedis. Deri më tani askush nuk kishte zbuluar se si truri përpunon trupa lakuriq dhe të veshur në mënyra të ndryshme.

Në studim, pjesëmarrësve u janë treguar fotografi të burrave dhe grave. Modelet kishin veshur rroba normale të përditshme ose rroba banje, ose ishin nudo. Përgjigjet vizuale të trurit u regjistruan nga aktiviteti elektrik i pjesëmarrësve në tru, kjo duke u mundësuar studiuesve të hetojnë fazat e hershme të përpunimit të informacionit vizual. Rezultatet treguan se në më pak se 0.2 sekonda, truri tregon efikasitet të përmirësuar kur përpunon fotografi të trupave nudo sesa kur personi në fotografi ka veshur rroba.

Në fakt, sa më pak veshje që kishin veshur modelet në fotografi, aq më shumë përmirësohej përpunimi i informacionit. Përgjigjet e trurit ishin më të forta kur pjesëmarrësit shikonin fotografi të trupave nudo, më pak të dytët kur shikonin trupa me rroba banje dhe më të dobëta kur shikonin trupa plotësisht të veshur.

Përgjigjet e trurit të pjesëmarrësve meshkuj ishin më të forta ndaj femrave nudo sesa ndaj trupave meshkuj nudo, ndërsa përgjigjet e trurit të pjesëmarrësve femra nuk u ndikuan aq shumë nga seksi i trupave të treguar. (https://xn--cdaaa.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5344900/).

Këto fakte shkencore i japin të drejtë Biblës, që e shikon lakuriqësinë si shkatar primar të abuzimit seksual dhe e ndalon atë, sepse, si pamë më sipër në mënyrë shkencore, lakuriqësia ndikon në trurin tonë dhe në reagimin e tij në shtimin e instiktit seksual, sidomos tek meshkujt, dhe kjo bën që në disa raste të krijohen vrulle seksuale të papërmbajtura, që për disa që janë të dobët moralisht dhe në karakter, t’i rrëzojë deri në abuzime seksuale shtazarake, si përdhunime deri në inçeste, që për hir të së vërtetës janë shtuar në projeksion me shtimin e lakuriqësisë nëpër rrugë, ambjente publike, shkolla, madje edhe brenda në shtëpi.

Për ta kuptuar se si ndikon lakuriqësia në një ngacmim me karakter seksual, po ju tregoj këtë ngjarje nga një dëshmimtar okular. “Një studente vishej gjthmonë sipas modës me rroba nga më të çuditshmet, të hapura e të shkurtra. Ajo donte të ishte moderne dhe të provokonte admirimin e djemve dhe burrave, të cilët kthenin kokën për të parë pjesët e trupit të saj të pambuluara dhe që e ndiqnin për ditë me shikime. Kur njëri nga ata që e ndiqte i propozoi që të lidheshin për seks, ajo nuk duroi dhe tha para studentëve të tjerë: “Po ju çfarë mendoni se jam? Pse më shikoni të gjithë si një prostitut?”

Kuptohet fare qartë se faji nuk ishte vetëm i gjahtarëve të seksit, por më shumë i asaj që luante me lakuriqësinë e saj, duke provokuar me pacipëri instiktet seksuale tek burrat me karakter të dobët.

Jo në të gjitha rastet ndodh kështu. Kemi edhe viktima të pafajshme, por në shumicën e rasteve abuzive seksuale është shkaku i lakurëqisë të vullnetshme provokative ose aksidentale edhe pse psikologët modernë nuk janë dakord, sepse e shikojnë patologji dhe një mendje të sëmur manjake.

LEXO EDHE:  Grabiste udhëtarët në autobuz/ Prangoset "skifteri" kosovar

Duhet të dimë se askush nuk lind manjak edhe seksual por bëhet sipas ushqimit që mer truri dhe psiqika e tij, prandaj askush nuk mund ta mohojë se lakuriqësia live ose mediatike në revista, tv, internet dhe filma dhe materiale porno, ka ndikuar në trurin, psikikën dhe trupin e njerëzve në këtë brez të pabesë dhe imoral, duke ndikuar jo vetëm në shtimin e mëkatit të kurvërisë dhe tradhëtisë bashkëshortore, por edhe në përdhunimet dhe më keq në atë të inçestit, sepse ky tundim diabolik dhe mëkat njerëzor fatkeqësisht po ndodh shpesh edhe mes famijljarëve të të njëjtit gjak, mes prindërve dhe fëmijëve dhe kushurijnve kur dhe ku lakuriqësia po tolerohet si në veshje ose edhe në informacion mediatik.

Këtë e tregojnë edhe statistikat për përdhunim dhe abuzim seksual edhe brenda familjes ku janë shtuar, pavarësisht se shumë raste mbeten në heshtje, por shtimi i rasteve ka bërë që inçesti në disa vende të Europës të ligjërohet, kur ai bëhet mbi moshën 18 vjeç.

Ai që dyshon në këtë ndikim të lakuriqësis mund ta provoj vetë, le ti lejoj sytë të shikoj psh në tv gra ose burra të zhveshur, pastaj të shikoj se çfarë do të ndjej paskësaj.

Të jeni të sigurt sikur edhe i plakur të  jeni do të ndjeni siç mund tju ketë  ndodhur një tundimin të instiktit seksual dhe  nqs nuk do ta ndaloni shpejt së  shikuari dhe fantazuari vetëm nga pamja provokuese tundimi do bëhet shumë më  i fortë, logjika do erësohet dhe mund të arini sipas mundësis edhe në një akt abuzues seksual si me veten ose me të tjerë.

Këto gjëra të turpshme kanë ndodhur dhe do ndodhin sa herë që njerëzit do të ushqejnë shtazën seksuale me lakuriqësi dhe fantazi.

Prandaj, lakuriqësia tolerohet vetëm tek fëmijët e vegjël që nuk e kanë të shfaqur ende instiktin seksual edhe nuk provokohen nga njëri tjetri dhe lejohet vetëm në marrëdhënie në çift dhe në ambjente intime, kur ata janë të martuar, sipas Zotit, sepse janë bërë një mish dhe trupi i burrit është i gruas dhe ansjelltas dhe nuk kanë turp, ashtu siç na thotë Zanafilla: “Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm. Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj” (Zanafilla 2:24-25).

Dhe po ashtu apostull Pavli na thotë: “Për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja” (1 Korintasve 7:2-4).

Dikush do të thotë: “Po në plazh njerëzit a nuk dalin të zhveshur gjysmë lakuriq”?

Duhet të dimë se edhe plazhi, pavarësisht se sot është bërë një modë dhe argëtim mbarëbotëror, nuk ka qenë një zakon shekullor i qenësishëm i njerëzimit edhe nuk mund të themi se është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm, aq më tepër nuk mund të themi se i pëlqen Perëndisë si burim i çdo të mire dhe të moralshme.

Fillimet plazhi ose më mirë banjoja e diellit, i ka në fillimet e shekullit të 19, në shoqëritë liberale dhe rebele për atë kohë, por që nga ajo kohë deri më sot, jo vetëm koceptimi i plazhit ka ndryshuar, por edhe performanca e rrobave të banjos ka bërë shumë evoluim drejt lakuriqësisë.

Sipas historikut, para shekullit të 19, ligjet rreth modestisë ishin shumë rigoroze, gratë ishin të veshura me rroba të gjata deri te kyçet e këmbës dhe ngritja e rrobës përmbi kyç shikohej si rënie morale dhe si një provokim prostitute.

Gjatë viteve 1910, përfaqësuesit e klasave të larta nuk zhvisheshin në publik kur shkonin në plazh. Rrobat e banjos për femra, ishin një fustan dhe pantallona të gjera e të gjata deri tek gjuri. Ndërsa burrat kishin tuta të gjata deri në fund të këmbëve. Me kalimin e viteve moda e rrobave të banjos ndryshoi duke kaluar nga tutat dhe fustani i gjatë tek truporet, si tek notarët.

Në vitet 50 industria e filmave i kushtoi shumë vëmendje bikinit të vajzave, pasi vetë trupi i zbuluar i një femre tërhiqte audiencën dhe kështu kishte më shumë të ardhura.

Që nga ajo kohë rrobat e banjos, sidomos për femrat, janë dizenjuar gjithnjë e më shumë, jo që të mbulojnë zonat intime të trupit, por t’i shfaqin ato në mënyrë më eksituese, aq sa duke i hequr ato fare, si në plazhet nudo ose topless që po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe në plazhet publike.

Pra plazhi, që nisi si një argëtim i rastësishëm dhe pavarësisht efekteve të tij kurative, sot është bërë një mundësi ku njerëzit në përgjithësi, sidomos të rijntë apo ata të dhënë mbas trupit, mezi presin të ekzpozojnë lakuriqësinë e tyre, që të tundojnë njëri-tjetrin me anën e shikimit, flirtimit dhe që shpesh përfundojnë me akt seksual të shpejtë rruge, sepse si thuhet : “Ai stan, atë bulmet ka”.

Pavarësisht se ne sot e justifikojmë lakuriqësinë në plazh, sepse për shëndet ne e ekspozojmë trupin tonë ndaj diellit dhe ujit, kjo përsëri nuk na justifikon, që lakuriqësinë e plazhit ta sjellim nëpër rrugët e qyteteve, në ambiente publike, në shtëpitë tona madje edhe brenda në kishë.

Do t’ju duket e pabesueshme, por sot nuk ka vetëm nudistë, që s’kanë turp jo vetë në plazh e në rrugë të dalin lakuriq, duke thënë se lakurëqësia nuk është turp, por ka edhe grupe të ashtuqujtura të “krishtera” eterodokse (jo orthodhoksë), që predikojnë që Jisui ishte i zhveshur mbi Kryq dhe nuk duhet të kemi turp nga lakuriqësia.

Psh, pastori Allen Parker, thotë se “Krishti, siç lindi i zhveshur, kështu ishte edhe në kryqëzim, dhe në Ngjallje”. Prandaj pastori sugjeron, në kishë besimtarët do të duhet të luten të zhveshur. Pa rroba dhe pa bikini.

Kurse një pastor nga Southhaptoni predikon theologjikisht. Ai thotë: “Se në ngjarje të rëndësishme që përshkruhen në Shkrimin e Shenjtë, ndjekësit e Jisuit ishin të zhveshur. Pra, kur, vetë shpëtimtari i donte kështu njerëzit, pse sot të kishërohemi me rrobat tona më të mira. Nuk jam dakord, thotë pastori me ato kisha të krishtera, të cilat vendosin rregulla të veshjeve. Besimtari të mos vesh asnjë rrobë. Asgjë. Pasi duhet ta duam veten tonë ashtu siç është”.

Këto mësime heretike sot dhe që janë marrëzi imorale të neveritëshme, nuk janë të reja për Kishën Apostolike, por herezi të vjetra të dënueshme nga Zoti, ashtu siç na thuhet tek Zbulesa, tek Letra e Pergamit: “Por kam disa gjëra kundër teje; sepse ke aty disa që mbajnë mësimin e Balaamit, i cili e mësoi Balakun, t’u vërë nje gur pengese përpara bijve të Izraelit, që të hanë flijime idhujsh dhe të kurvërojnë. Kështu, ti ke edhe disa që mbajnë mësimin e Nikolaiteve, të cilën gjë e urrej” (Zbulesa 2.14-15).

Nikolaitet, që e kanë fillimin nga heretiku Nikola (shek. I), i inkurajonin të krishterët, të shkonin ne tempullin e idhujve dhe të hanin flijime idhujsh dhe të kurvëronin me prostitutat, gjë që nuk konsiderohej si problem, mjaftonte që ata të besonin. Kurse herezia e Balaamit (Numrat 24:14), e këshilloi Balakun, që të dërgojë vajza të zhveshura ne kampin Izraelit, për të terhequr të rinjtë e Izraelit në mëkat, deri sa të nxisnin zemërimin e Zotit, me qëllim, që vetë Zoti që ata adhuronin, t’i shkatërronte. Balaami i tha Balakut, se vetëm me këtë mënyrë mund të fitonte ndaj Izraeliteve.

Për këta të ashtëqujtur të “krishterë” liberalë, që sot promovojnë lakuriqësinë dhe që nxisin mëkatin e kurvërisë edhe brenda në tempull, apostull Petro shkruan ashpër: “Por këta, si shtazë pamend, të lindura nga natyra që të kapen dhe të shkatërrohen, flasin keq për gjërat që nuk i dinë dhe do të asgjësohen në prishjen e tyre, duke marrë kështu shpërblimin e paudhësisë së tyre. Ata e konsiderojnë kënaqësi ta çojnë ditën ndër qejfe; janë njolla dhe fëlliqësi, dhe lëshohen pas mashtrimeve të tyre, kur marrin pjesë në gostitë tuaja. Sytë i kanë plot me kurorëshkelje dhe nuk pushojnë së mëkatuari; mashtrojnë shpirtrat e paqëndrueshëm, kanë zemër të stërvitur në lakmime dhe janë bijë mallkimi. Ata, pasi e lanë udhën e drejtë, devijuan duke ndjekur udhën e Balaamit, birit të Beorit, i cili e deshi pagën e paudhësisë” (2 Petros 2:12-15).

Nuk kemi vetëm këto raste heretike ekstremiste të mallkuara dhe të dënueshme, por fatkeqësisht edhe midis orthodhoksëve kemi një tolerim të veshjes drejt lakuriqësisë sidomos në kohën verës, brenda në tempull kur kryet Liturgjia Hyjnore ose në shërbesat fetare si pagëzime dhe martesave.

Kështu po shohim se lakuriqësia e rrugës po na futet edhe brenda në tempull dhe kusari, demoni i kurvërisë, po korr fitore edhe mes besimtarëve, ndërkohë që ata adhurojnë Zotin brenda në tempull. Kjo veshje lakuriqësie bie në antitezë të theksuar me shenjtërinë e Kishës si shtëpia e Perëndisë (1 Timotheu 3 -15) dhe po ashtu në kontrast me imazhin e shenjtorëve nëpër ikona afreske, që janë të ikonizuar të veshur nga koka tek këmbët, kryesisht shenjtoret gra në Kishat Orthodhokse, sepse në kisha të tjera fatkeqësisht nga ndikimi i periullës së Rilindjes (shekulli i XV)shohim të pikturuar engjëj dhe shenjtor të zhveshur, me pamje që tundojnë shikuesit deri në blasfemi.

Për këtë frymë liberale dhe lakuriqësi brenda edhe në kishë mbajmë përgjegjësi të gjithë, si nga kleriku deri tek besimtari më i thjeshtë, sepse Zoti na paralajmëron: “Është shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje”, por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh” (Mattheu 21:13) dhe “Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime” (Zbulesa 2:16).

Michel Tournier, shkrimtar francez, thotë se “Lakuriqësia është më e keqe se e pahijshmja, është kafshërore. Rrobat janë shpirti i njeriut”.

Mendoj se lakuriqësia tek njerëzit është më e keqe se kafsha, sepse kafsha edhe kur është lakuriq nuk ka probleme të çrregullimeve seksuale, sepse kafsha eshtë e koduar në trurin e saj që seksualiteti të kryejë fuksionin e tij riprodhues, të aktivizohet brenda një kohe të caktuar dhe pasi mbaron koha e riprodhimit, ky instikt qetësohet në gjëndje gjumi, kurse tek njeriu instikti është gjithmonë i zgjuar dhe aktiv dhe duhet të menaxhohet nga arsyeja dhe nga masat parandaluese, siç janë rrobat për trupin, turpi dhe distancimi i sigurisë ndaj gjinisë tjetër.

Ata që sot e tolerojnë dhe promovojnë lakuriqësinë si diçka normale edhe të paturp, jo vetëm janë të pacipë dhe të degjeneruar, por janë edhe veglat e djallit, i cili ndryshe nga engjëjt të veshur me dritë, është i zhveshur në shëmtinë dhe në ligësinë e tij edhe kërkon të na zhveshë edhe neve nga rrobat, sepse vetëm kështu, nëpërmjet lakuriqësisë, duke manipuluar me instiktin tonë seksual, mund të na shtyjë në tundim ose veprime seksuale mëkatare, që sipas rrethanave mund të jenë abuzim si ndaj vetes dhe ndaj tjetrit, me kurvëri, kur akti është i pranueshëm në lirinë e tjetrit, ose me përdhunim, kur ky akt bëhet i imponuar, nga të dyja gjinitë.

Që djalli e do dhe e frymëzon lakuriqësinë është katërcipërisht e faktuar, sidomos nga shërbesat okulte që kryejnë magjistarër, satanistët dhe okultistët. Në këto shërbesa satanike pjesëmarësit, që të marrin fuqinë dhe të realizojnë dëshirat e tyre egoiste, duhen të zhvishen lakuriq dhe zakonisht, t’i falen hënës ose djallit direkt dhe të kryejnë akte perverse kurvërie dhe dhune seksuale, si janë përdhunimet shoqëruar me flijime kafshësh dhe njerëzish, kur paraprakisht është abuzuar seksualisht me ata.

Kështu djalli na përshpërit në vesh dhe na zhvesh lakuriq edhe në publik duke na thënë : “nuk është turp të zhvishesh para njerëzve” dhe si njerivrasë që është (Joani 8-44) e bën jo vetëm për të na ulur nga dinjiteti njerëzor, si ikona të Perëndisë, duke na bërë si kafshët që skanë rroba, por të zhveshur lakuriq nga paturpësia, ne të mund të mëkatojmë ndaj vetes edhe tjetrin duke u justifikuar pa pendim dhe kështu të dënohemi nga drejtësia Hyjnore që të përfundojmë lakuriq të turpëruar dhe dënuar përjetësishtnë në Ferr:”në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij” (Mattheu 25:41).

Ashtu siç edhe thotë edhe Shën Isidor Pelusioti: “Paturpësia (lakuriqësia) lind ferrin”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkohet Besim Hajdarmataj/ KPA në krah të Theo Jacobs

Publikuar

-

Nga

 

Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj është shkarkuar sot nga shkalla e dytë e Vettingut, përkatësisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Sipas KPA-së, shkak janë bërë pasuria por edhe ana profesionale me disa çështje që ai ka pasur në duar ndër vite.

Hajdarmataj, me një karrierë 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe që u bë i njohur në vitin 2017 si një nga prokurorët e krimeve të rënda që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri nën akuzën e trafikut të drogës, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mërkurën më 16 tetor, pasi komisioni nuk gjeti probleme në asnjë nga tri kriteret e vlerësimit.

LEXO EDHE:  Zhvishet prezantuesja/ Ja ylli britanik që po bën namin në Instagram

LEXO EDHE:  Jeni bërë gati për plazh?/Mos u nisni pa e lexuar se si do ta keni motin

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dekriminalizimi, kontrolloni listat e deputetëve”/ Yuri Kim iu “kërcet” dhëmbët Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/25/mos-u-dorezoni-ambasadorja-e-shba-mesazh-te-forte-po-ju-genjejne/

Ambasadorja Yuri Kim, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha të rishikojnë listat e deputetëve para se të rikthehen në parlament.

Në editorialin e saj, Kim thekson se do të kërkojë që palët të sigurohen që njerëzit të kenë përfaqësues të denjë në parlament dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të ardhmen e Shqipërisë.

Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”, shprehet Yuri Kim.

Gjithashtu Kim ka nënvizuar se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për SHBA dhe se nuk do të lejojnë që korrupsioni të përdoret nga aktorët shtetëror si armë për të blerë politikanë apo për të ndërhyrë në proceset demokratike.

LEXO EDHE:  Nuk po gjeni të dashur?/ Ja arsyet se pse pse duhet të jeni beqarë gjatë stinës së verës

LEXO EDHE:  Humb jetën 60-vjeçari/ Hyri për të shpëtuar një person që po mbytej në det

Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata, dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem”, vijon më tej në shkrimin e saj Yuri Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilin status të Braçes duhet të lexojmë?

Publikuar

-

Nga

“Luli im është nam”/ Braçe ironizon Bashën: E shkrin akullin me piper

Dje foli për zjarret, pardje për vaksinën, 2 ditë më parë për transmetimin e ndeshjeve kampionatit, tre ditë më parë për betonin poshtë pallatit të vet.

Ishte kush na ishte, kush ishte?

Braçjaaaa!

Në 4 postime në facebook, Braçja kalon nga lufta e Gjirit, në mbjelljen e foragjereve.

Çdo ditë me nga një postim, dhe nuk bezdiset që të kthejë edhe ndonjë postim ekstra si kthim përgjigje për gazetarë që gjykojnë të pavend sjelljen prej opozitari të pafuqishëm të Braçes.

Por a janë sjellje prej opozitari, statuset e përditshme të Braçes?

Në statuset e vetëm 4 ditëve të fundit, mund të dallosh edhe hallin personal të Braçes të fshehur pas zëvendëskryeministrit të papushtetshëm, edhe populizmin e përzjerë me hallin personal, edhe demagogun që demagogjinë e përdor keq, edhe pushtetarin e plotfuqishëm.

Kushdo mund të zgjedhi secilin nga Braçet e këtyre katër ditëve, por Braçja vetë është vetëm një. Nuk është katër, e as 365 sa statuset e përvitshme në facebook.

Braçja i shpjegoi një gazetari, i cili nuk i honepsi dot ankesat në facebook te Braçes, se ai hallin e vet nuk donte ta zgjidhte me telefon, por donte ta zgjidhte si çdo qytetar. Dmth duke mos marrë në telefon për t’u ankuar, apo lutur tek ai drejtori që ka në dorë rastin, por duke ju drejtuar publikisht atija drejtorit me thirrje nga ballkoni i shtëpisë e që ta dëgjonin të gjithë komshinjtë!

Halli mbetet personal! Ka ndyshuar vetëm linja e komunikimit me drejtoritln që ka në dorë rastin. Dhe kështu duket edhe si parimore apo jo? Kështu eviton edhe që të ndeshesh në një komunikim të përgjuar me drejtora që dreqi e di se ç’muhabete bëjn gjithë ditën.

Betoni poshtë shtëpisë së Braçes nuk ësht betoni i vetëm i këtij qyteti, as i Shqipërisë. Por Braçja facebookun si telefonin publik të Zëvendëskryeministrit e përdori veç për hallin e vet. Dhe nuk ka gjë e nuk i ndotet reputacioni nëse në kohë si këto njerëzit fillojnë të besojnë që qenkësh i pafuqishëm. I Duhet edhe kjo. Epo kur nuk i binte dot telefonit për hallin e vet, sepse është parimor dhe i ndershëm, si mundet të ketë gisht në aq e aq ligje dhe VKM të miratuara në qeveri! Braçja nuk ka faj për to. Ai s’ka fuqi ti ndalojë.

U zgjidh reputacioni. Por pasi ke zgjidhur çështjen e reputacionit, duhet te zgjidhësh edhe se si do shohësh ndeshjet e futbollit. Dhe meqë komunikimi me telefonin publik që quhet Facebook, ju duk se funksionoi për betonin poshtë shtëpisë, ja kërcet edhe nji telefon tjetër me atë që ka në dorë hallin e kampionatit. Këtu ka rastin që të bëjë për vete edhe tifozët që mund të kenë të njëjtin hall, apo që do kenë të njëjtin hall kur të nisin ndeshjet. Dhe edhe nëse nuk janë bërë me Braçen sot se nuk kanë facebook, do ua kujtojë Braçja që ky ka folur ehuhaaa qëkur për këtë çështje. Dhe tifozeria do thotë: ka drejt mor vlla, veç ai i di hallet tona.

LEXO EDHE:  Video/ Meta mesazh nga bregdeti: Nuk është e lehtë por ne mundemi!

LEXO EDHE:  Humb jetën 60-vjeçari/ Hyri për të shpëtuar një person që po mbytej në det

Nëse halli zgjidhet sepse ai që ka në dorë çështjen e kupton që me Braçen nuk bëhet shaka, atëherë tifozeria do brohorasi: Rroftë Braçja.

U zgjidh dhe tifozeria. Por meqë gjithë bota po flet për vaksinën, duhet futur një status me thirrje për vaksinim. Epo gjë në dorë nuk ka, por thirrje mund të bëjë sa të dojë! Fundja nuk do shkruaje në telefonin publik/facebook vetëm për hallet e veta! Një thirrje nuk bën keq. Është parimore! Është për një problem aktual! Dhe çështë më e rëndësishmja, askush nuk e mat dot se sa njerëz ta dëgjojnë fjalën dhe shkojnë të vaksionohen pasi u bëre thirrje ti! Pak demagogji nuk bën keq. 10-15 rreshta, se edhe shume kohë që të lexojnë njerëzit nuk kanë me gjith këto që shkruajnë të gjithë në telefonin publik/facebook.

Të nesërmen, meqë të gjithë ata që u vaksinuan atë ditë, mund ti numërosh si fansa që ta dëgjojnë fjalën (mund të ketë edhe tifozë mes tyre), atëhere vjen dita që të sillesh si pushtetar i pushtetshëm. E kë mund të kërcënosh më mirë sesa zjarrbënësit?! Është aktuale, ësytë edhe trimërore. I këput nga 10-15 rreshta edhe për ta duke e mbyllur që do ta paguajnë shtrenjtë. Mbase e lexojnë zjarrvënësit dhe ju dridhen leqet e këmbëve. Me shpresën ama, që lexojnë vetëm ketë të pagesës shtrenjtë dhe nuk lexojnë edhe atë tjetrin e betonit. Se do thonë: po hec o burr se Braçja paska kërcënu. Kush e pyt Braçen në qeveri!/CNA.al

LEXO TE PLOTE