Connect with Us

Izrael, drejt skadimit afati për të formuar qeverinë

Bota

Izrael, drejt skadimit afati për të formuar qeverinë

Publikuar

-

Izrael, drejt skadimit afati për të formuar qeverinë

Një grup i gjerë partish izraelite, me qasje të ndryshme ideologjike, të cilat po përpiqen të largojnë nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanjahu, kanë afat deri në fund të ditës së sotme (e mërkurë) për të arritur një marrëveshje për një qeveri koalicioni.

Përpjekja drejtohet nga Yair Lapid, kreu i partisë Yesh Atid. Pas dështimit të kryeministrit Netanyahu për të formuar një qeveri në fillim të muajit maj Presidenti Reuven Rivlin i dha zoti Lapid mandatin për të formuar një koalicion që mund të sigurojë shumicën në parlamentin (Knesset) prej120 anëtarësh.

Të dielën përpjekjet e zotit Lapid për të formuar një qeveri morën një nxitje kur Naftali Bennett, i cili drejton partinë nacionaliste të vijës së ashpër Yamina, tha se do t’i bashkohej koalicionit. Nëse arrihet një marrëveshje, zoti Bennett do të shërbente për dy vitet e para si kryeministër e më pas posti do t’i kalonte zotit Lapid.

Prej dy vitesh Izraeli ka qenë i përfshirë nga trazirat politike, gjatë të cilave ka zhvilluar katër palë zgjedhje.

LEXO EDHE:  PD në mbështetje të biznesit/ Florion Mima: Do shfuqizojmë shumicën e taksave

Pas dy proceseve zgjedhore në vitin 2019, zoti Netanjahu dështoi të formonte një koalicion, por qëndroi në detyrë si kryeministër i përkohshëm. Një vit më parë ai formoi një qeveri koalicioni me rivalin Benny Gantz, por koalicioni u prish në dhjetor pas dështimit të parlamentit për të miratuar buxhetin.

Nëse zoti Lapid nuk ia del të formojë një koalicion brenda ditës së mërkurë, një kandidat për kryeministër i zgjedhur nga parlamenti do të përpiqet të formojë qeverinë. Nëse edhe kjo mundësi dështon, Izraeli do të shkonte sërish në zgjedhje. Benjamin Netanjahu ka qenë në detyrën e kryeministrit që nga viti 2009, pasi ka mbajtur të njëjtën detyrë për tre vitesh në vitet 1990. Aktualisht ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor nën akuza penale për korrupsion, të cilat zoti Netanjahu i ka hedhur poshtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Qeverisje me bazë të gjerë/ Deputeti demokrat zbulon planin

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Dashamir Tahiri në krah të Bindjes Demokratike në Vlorë/ “Askush nuk bën qeveri pa ne”

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Pampuri: Fajin e ka qeveria, qytetarët i zbatuan rregullat

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Pampuri: Fajin e ka qeveria, qytetarët i zbatuan rregullat

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Publikuar

-

Nga

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimet/ Paralajmëron ndryshime në Qeveri?!

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Kryemadhi: Duhet larguar e gjithë lavatriçja e pastrimit të parave

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi./rel

LEXO TE PLOTE